Proverbs 3




alb@Proverbs:3:1 @ Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

alb@Proverbs:3:2 @ sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje.

alb@Proverbs:3:3 @ Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate;

alb@Proverbs:3:4 @ do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.

alb@Proverbs:3:5 @ Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;

alb@Proverbs:3:6 @ pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.

alb@Proverbs:3:7 @ Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja;

alb@Proverbs:3:8 @ kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.

alb@Proverbs:3:9 @ Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;

alb@Proverbs:3:10 @ hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht

alb@Proverbs:3:11 @ Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,

alb@Proverbs:3:12 @ sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.

alb@Proverbs:3:13 @ Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.

alb@Proverbs:3:14 @ Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.

alb@Proverbs:3:15 @ Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

alb@Proverbs:3:16 @ Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.

alb@Proverbs:3:17 @ Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.

alb@Proverbs:3:18 @ Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.

alb@Proverbs:3:19 @ Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë.

alb@Proverbs:3:20 @ Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.

alb@Proverbs:3:21 @ Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit.

alb@Proverbs:3:22 @ Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde.

alb@Proverbs:3:23 @ Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet.

alb@Proverbs:3:24 @ Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.

alb@Proverbs:3:25 @ Nuk do të druash llahtarën e papritur, as shkatërrimin e të pabesëve kur do të ndodhë,

alb@Proverbs:3:26 @ sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak.

alb@Proverbs:3:27 @ Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.

alb@Proverbs:3:28 @ Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme.

alb@Proverbs:3:29 @ Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty.

alb@Proverbs:3:30 @ Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe.

alb@Proverbs:3:31 @ Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij,

alb@Proverbs:3:32 @ sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.

alb@Proverbs:3:33 @ Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve.

alb@Proverbs:3:34 @ Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit.

alb@Proverbs:3:35 @ Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.


Seeker Overlay: Off On

[BookofProverbs] [Proverbs:2] [Proverbs:3] [Proverbs:4] [Discuss] Tag 3 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: