Proverbs 6




alb@Proverbs:6:1 @ Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,

alb@Proverbs:6:2 @ je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.

alb@Proverbs:6:3 @ Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt.

alb@Proverbs:6:4 @ Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;

alb@Proverbs:6:5 @ çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.

alb@Proverbs:6:6 @ Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.

alb@Proverbs:6:7 @ Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;

alb@Proverbs:6:8 @ e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.

alb@Proverbs:6:9 @ Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?

alb@Proverbs:6:10 @ Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t`u çlodhur,

alb@Proverbs:6:11 @ kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

alb@Proverbs:6:12 @ Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

alb@Proverbs:6:13 @ luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

alb@Proverbs:6:14 @ ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje

alb@Proverbs:6:15 @ Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër.

alb@Proverbs:6:16 @ Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

alb@Proverbs:6:17 @ sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

alb@Proverbs:6:18 @ zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

alb@Proverbs:6:19 @ dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

alb@Proverbs:6:20 @ Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.

alb@Proverbs:6:21 @ Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.

alb@Proverbs:6:22 @ Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.

alb@Proverbs:6:23 @ Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,

alb@Proverbs:6:24 @ për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.

alb@Proverbs:6:25 @ Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.

alb@Proverbs:6:26 @ Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.

alb@Proverbs:6:27 @ A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?

alb@Proverbs:6:28 @ A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?

alb@Proverbs:6:29 @ Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

alb@Proverbs:6:30 @ Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;

alb@Proverbs:6:31 @ por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.

alb@Proverbs:6:32 @ Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.

alb@Proverbs:6:33 @ Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t`i hiqet kurrë.

alb@Proverbs:6:34 @ sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.

alb@Proverbs:6:35 @ Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t`i bëjnë shumë dhurata.


Seeker Overlay: Off On

[BookofProverbs] [Proverbs:5] [Proverbs:6] [Proverbs:7] [Discuss] Tag 6 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: