Proverbs 8




alb@Proverbs:8:1 @ A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?

alb@Proverbs:8:2 @ Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve;

alb@Proverbs:8:3 @ bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve;

alb@Proverbs:8:4 @ "Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri im u drejtohet bijve të njeriut.

alb@Proverbs:8:5 @ Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë.

alb@Proverbs:8:6 @ Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.

alb@Proverbs:8:7 @ Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.

alb@Proverbs:8:8 @ Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur.

alb@Proverbs:8:9 @ Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.

alb@Proverbs:8:10 @ Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,

alb@Proverbs:8:11 @ sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

alb@Proverbs:8:12 @ Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.

alb@Proverbs:8:13 @ Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.

alb@Proverbs:8:14 @ Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.

alb@Proverbs:8:15 @ Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.

alb@Proverbs:8:16 @ Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.

alb@Proverbs:8:17 @ Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.

alb@Proverbs:8:18 @ Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia

alb@Proverbs:8:19 @ Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.

alb@Proverbs:8:20 @ Unë eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë,

alb@Proverbs:8:21 @ për t`i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.

alb@Proverbs:8:22 @ Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta.

alb@Proverbs:8:23 @ U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte.

alb@Proverbs:8:24 @ Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm.

alb@Proverbs:8:25 @ Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,

alb@Proverbs:8:26 @ kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut.

alb@Proverbs:8:27 @ Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës,

alb@Proverbs:8:28 @ kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës,

alb@Proverbs:8:29 @ kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,

alb@Proverbs:8:30 @ unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij;

alb@Proverbs:8:31 @ kënaqesha në pjesën e banueshme të botës dhe gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve.

alb@Proverbs:8:32 @ Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia!

alb@Proverbs:8:33 @ Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!

alb@Proverbs:8:34 @ Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.

alb@Proverbs:8:35 @ Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit.

alb@Proverbs:8:36 @ Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen".


Seeker Overlay: Off On

[BookofProverbs] [Proverbs:7] [Proverbs:8] [Proverbs:9] [Discuss] Tag 8 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: