Psalms 106




alb@Psalms:106:1 @ Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:106:2 @ Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?

alb@Psalms:106:3 @ Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.

alb@Psalms:106:4 @ Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd,

alb@Psalms:106:5 @ me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.

alb@Psalms:106:6 @ Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.

alb@Psalms:106:7 @ Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.

alb@Psalms:106:8 @ Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.

alb@Psalms:106:9 @ I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.

alb@Psalms:106:10 @ I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.

alb@Psalms:106:11 @ Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre, dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre.

alb@Psalms:106:12 @ Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.

alb@Psalms:106:13 @ Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.

alb@Psalms:106:14 @ U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.

alb@Psalms:106:15 @ Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.

alb@Psalms:106:16 @ Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,

alb@Psalms:106:17 @ toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.

alb@Psalms:106:18 @ Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.

alb@Psalms:106:19 @ Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë,

alb@Psalms:106:20 @ dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha bar.

alb@Psalms:106:21 @ Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,

alb@Psalms:106:22 @ mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.

alb@Psalms:106:23 @ Prandaj ai foli t`i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t`i shkatërronte.

alb@Psalms:106:24 @ Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,

alb@Psalms:106:25 @ por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.

alb@Psalms:106:26 @ Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t`i rrëzonte në shkretëtirë,

alb@Psalms:106:27 @ dhe se do t`i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t`i shpërndante në të gjitha vendet.

alb@Psalms:106:28 @ Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve.

alb@Psalms:106:29 @ E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.

alb@Psalms:106:30 @ Por Finehasi u ngrit dhe bëri drejtësi; dhe murtaja pushoi.

alb@Psalms:106:31 @ Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.

alb@Psalms:106:32 @ Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,

alb@Psalms:106:33 @ sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.

alb@Psalms:106:34 @ Ata nuk shkatërruan popujt, siç i kishte porositur Zoti;

alb@Psalms:106:35 @ por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre;

alb@Psalms:106:36 @ u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;

alb@Psalms:106:37 @ ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre,

alb@Psalms:106:38 @ dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.

alb@Psalms:106:39 @ Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre.

alb@Psalms:106:40 @ Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.

alb@Psalms:106:41 @ I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.

alb@Psalms:106:42 @ Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.

alb@Psalms:106:43 @ Ai i çliroi shumë herë, por ata vazhduan të ngrenë krye dhe të zhyten në paudhësinë e tyre.

alb@Psalms:106:44 @ Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,

alb@Psalms:106:45 @ dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhemshurinë e madhe të tij u qetësua.

alb@Psalms:106:46 @ Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.

alb@Psalms:106:47 @ Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.

alb@Psalms:106:48 @ I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.


Seeker Overlay: Off On

[BookofPsalms] [Psalms:105] [Psalms:106] [Psalms:107] [Discuss] Tag 106 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: