Psalms 50




alb@Psalms:50:1 @ Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.

alb@Psalms:50:2 @ Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen.

alb@Psalms:50:3 @ Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.

alb@Psalms:50:4 @ Ai do të thërresë qiejtë nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,

alb@Psalms:50:5 @ dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit".

alb@Psalms:50:6 @ Dhe qiejtë do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)

alb@Psalms:50:7 @ "Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.

alb@Psalms:50:8 @ Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara.

alb@Psalms:50:9 @ Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua.

alb@Psalms:50:10 @ Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.

alb@Psalms:50:11 @ I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.

alb@Psalms:50:12 @ Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.

alb@Psalms:50:13 @ A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi?

alb@Psalms:50:14 @ Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.

alb@Psalms:50:15 @ Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".

alb@Psalms:50:16 @ Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time,

alb@Psalms:50:17 @ ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia?

alb@Psalms:50:18 @ Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën.

alb@Psalms:50:19 @ Ti gojën ia lë së keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime.

alb@Psalms:50:20 @ Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate.

alb@Psalms:50:21 @ Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.

alb@Psalms:50:22 @ Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.

alb@Psalms:50:23 @ Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t`i tregoj shpëtimin e Perëndisë".


Seeker Overlay: Off On

[BookofPsalms] [Psalms:49] [Psalms:50] [Psalms:51] [Discuss] Tag 50 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: