Psalms 74




alb@Psalms:74:1 @ O Perëndi, pse na ke hedhur poshtë për gjithnjë? Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate?

alb@Psalms:74:2 @ Kujto popullin tënd, që dikur e more, që ti e shpengove që të ishte fisi i trashëgimisë sate, të këtij mali të Sionit, mbi të cilin ke banuar.

alb@Psalms:74:3 @ Drejto hapat e tua në këto rrënoja të pandreqshme; armiku i ka prishur të gjitha në shenjtërore.

alb@Psalms:74:4 @ Armiqtë e tu vrumbullojnë në vendin e kuvendeve të tua; kanë vënë aty shenjat e tyre si flamuj.

alb@Psalms:74:5 @ Dukej sikur godisnin me sëpata në pjesën e dëndur të një pylli.

alb@Psalms:74:6 @ Dhe tani me sqeparë dhe çekane po prishin tërë skulpturat e tij.

alb@Psalms:74:7 @ I kanë vënë zjarrin shenjtërores sate; kanë përdhosur banesën që mban emrin tënd, duke e hedhur poshtë.

alb@Psalms:74:8 @ Kanë thënë në zemër të tyre: "T`i shkatërrojmë të gjithë"; kanë djegur tërë qendrat e kuvendeve të shenjta në vend.

alb@Psalms:74:9 @ Ne nuk i shohim më shenjat tona; nuk ka më profet dhe midis nesh nuk ka asnjë që të dijë deri kur.

alb@Psalms:74:10 @ Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të fyejë? Armiku vallë, do ta përçmojë emrin tënd përjetë?

alb@Psalms:74:11 @ Pse e tërheq dorën tënde, pikërisht të djathtën? Nxirre nga gjiri yt dhe shkatërroji.

alb@Psalms:74:12 @ Por Perëndia është mbreti im qysh prej kohëve të lashta; ai sjell shpëtimin mbi tokë.

alb@Psalms:74:13 @ Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat.

alb@Psalms:74:14 @ Copëtove kokat e Levitanëve dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës.

alb@Psalms:74:15 @ Bëre që të dalin burime dhe përrenj dhe thave lumenj të përhershëm.

alb@Psalms:74:16 @ Jotja është dita, jotja është edhe nata; ti ke vendosur dritën dhe diellin.

alb@Psalms:74:17 @ Ti ke caktuar tërë kufijtë e tokës dhe ke bërë verën dhe dimrin.

alb@Psalms:74:18 @ Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd.

alb@Psalms:74:19 @ Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu.

alb@Psalms:74:20 @ Respekto besëlidhjen, sepse vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune.

alb@Psalms:74:21 @ Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd.

alb@Psalms:74:22 @ Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën.

alb@Psalms:74:23 @ Mos harro britmën e armiqve të tu; zhurma e tyre që ngrihen kundër teje ngjitet vazhdimisht në qiell.


Seeker Overlay: Off On

[BookofPsalms] [Psalms:73] [Psalms:74] [Psalms:75] [Discuss] Tag 74 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: