Psalms 78




alb@Psalms:78:1 @ Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dëgjo fjalët e gojës sime.

alb@Psalms:78:2 @ Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta.

alb@Psalms:78:3 @ Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar,

alb@Psalms:78:4 @ nuk do t`ua fshehim bijve të tyre, por do t`i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë.

alb@Psalms:78:5 @ Ai ka vendosur një dëshmi te Jakobi dhe ka vënë një ligj në Izrael, dhe ka urdhëruar etërit tanë që t`ua bëjnë të njohura bijve të tyre,

alb@Psalms:78:6 @ me qëllim që brezi i ardhshëm t`i njohë së bashku me bijtë që do të lindin; dhe këta nga ana e tyre t`ua tregojnë bijve të tyre,

alb@Psalms:78:7 @ dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë, por të respektojnë urdhërimet e tij;

alb@Psalms:78:8 @ dhe të mos jenë si etërit e tyre, një brez kokëfortë dhe rebel, një brez me zemër të paqëndrueshme dhe me një frymë jo besnike ndaj Perëndisë.

alb@Psalms:78:9 @ Bijtë e Efraimit, njerëz të luftës, harkëtarë të zotë, kthyen shpinën ditën e betejës,

alb@Psalms:78:10 @ nuk respektuan besëlidhjen e Perëndisë dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij,

alb@Psalms:78:11 @ harruan veprat e tij dhe mrekullitë që u kishte treguar.

alb@Psalms:78:12 @ Ai bëri mrekulli në prani të etërve të tyre, në vendin e Egjiptit dhe në fushën e Tsoanit.

alb@Psalms:78:13 @ Ai e ndau detin dhe i bëri të kalojnë në mes të tij, dhe i mblodhi ujërat si një grumbull.

alb@Psalms:78:14 @ Ditën drejtoi me anë të resë dhe tërë natën me një dritë zjarri.

alb@Psalms:78:15 @ I çau shkëmbinjtë në shkretëtirë dhe i bëri të pijnë boll, si të ishte uji i humnerës së madhe.

alb@Psalms:78:16 @ Nxori rrëket nga shkëmbi dhe bëri që të rridhnin ujëra si lumenj.

alb@Psalms:78:17 @ Por ata vazhduan të mëkatojnë kundër tij dhe të ngrejnë krye kundër Shumë të Lartit në shkretëtirë,

alb@Psalms:78:18 @ dhe e tunduan Perëndinë në zemër të tyre, duke kërkuar ushqim sipas dëshirave të tyre.

alb@Psalms:78:19 @ Dhe folën kundër Perëndisë, duke thënë: "A mund të shtrojë Perëndia një sofër në shkretëtirë?

alb@Psalms:78:20 @ Ja, ai e goditi shkëmbin dhe prej tij dolën ujëra dhe vërshuan përrenj. A mund t`i japë bukë dhe mish popullit të tij?

alb@Psalms:78:21 @ Dhe kështu Zoti i dëgjoi dhe u zemërua fort, dhe një zjarr u ndez kundër Jakobit dhe zemërimi kundër Izraelit u ndez,

alb@Psalms:78:22 @ sepse nuk i kishin besuar Perëndisë dhe nuk kishin pasur besim në shpëtimin prej tij.

alb@Psalms:78:23 @ Megjithatë ai i urdhëroi retë e sipërme dhe hapi dyert e qiellit,

alb@Psalms:78:24 @ dhe bëri që mbi ta të binte mana për të ngrënë dhe u dha atyre grurin e qiellit.

alb@Psalms:78:25 @ Njeriu hëngri bukën e engjëjve; ai u dërgoi atyre ushqime sa të ngopeshin.

alb@Psalms:78:26 @ Ai bëri të ngrihet në qiell era e lindjes dhe në sajë të fuqisë së tij bëri të ngrihet era e jugut,

alb@Psalms:78:27 @ bëri të binin mbi ta mish si pluhuri dhe zogj si rëra e detit.

alb@Psalms:78:28 @ Bëri që këto të binin në mes të kampit të tyre, rreth çadrave të tyre.

alb@Psalms:78:29 @ Kështu ata hëngrën sa u ngopën, sepse Perëndia u kishte siguruar atyre atë që ata kishin dëshiruar.

alb@Psalms:78:30 @ Ata nuk kishin akoma kënaqur pangopësinë e tyre dhe kishin akoma ushqim në gojë,

alb@Psalms:78:31 @ kur zemërimi i Perëndisë shpërtheu kundër tyre, vrau më të fuqishmit prej tyre dhe rrëzoi më të mirët e Izraelit.

alb@Psalms:78:32 @ Megjithatë ata vazhduan të mëkatojnë dhe nuk u besuan mrekullive të tij.

alb@Psalms:78:33 @ Atëherë ai harxhoi ditët e tyre në kotësi dhe vitet e tyre në tmerre të papritura.

alb@Psalms:78:34 @ Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell.

alb@Psalms:78:35 @ Kujtoheshin që Perëndia ishte Kështjella e tyre dhe që Perëndia shumë i larti ishte Shpëtimtari i tyre.

alb@Psalms:78:36 @ Por ata e mashtronin me gojën e tyre dhe e gënjenin me gjuhën e tyre.

alb@Psalms:78:37 @ Në fakt zemra e tyre nuk ishte e qëndrueshme ndaj tij dhe ata nuk ishin besnikë ndaj besëlidhjes së tij.

alb@Psalms:78:38 @ Por ai, që është i mëshirshëm, ua fali paudhësinë e tyre dhe nuk i shkatërroi, dhe shumë herë përmbajti zemërimin e tij dhe nuk e la indinjatën e tij të shpërthejë,

alb@Psalms:78:39 @ duke mbajtur mend që ata ishin mish, një frymë që kalon dhe nuk kthehet më.

alb@Psalms:78:40 @ Sa herë provokuan indinjatën e tij në shkretëtirë dhe e hidhëruar në vetmi!

alb@Psalms:78:41 @ Po, ata iu drejtuan Perëndisë shumë herë dhe përsëri e provokuan të Shenjtin e Izraelit.

alb@Psalms:78:42 @ Nuk e kujtuan më fuqinë e tij as ditën që i kishte çliruar nga armiku,

alb@Psalms:78:43 @ kur ai kishte bërë mrekullitë e tij në Egjipt dhe në fushën e Tsoanit;

alb@Psalms:78:44 @ i kishte shndërruar lumenjtë dhe rrjedhat e ujit të Egjiptasve në gjak, me qëllim që të mos pinin dot.

alb@Psalms:78:45 @ Kishte dërguar kundër tyre mizëri mizash që t`i hanin dhe bretkosa që t`i shkatërronin.

alb@Psalms:78:46 @ Ua kishte dhënë të korrat e tyre krimbave dhe frytin e mundit të tyre karkalecave.

alb@Psalms:78:47 @ I kishte shkatërruar vreshtat e tyre me breshër dhe fiqtë e tyre të Egjiptit me ngrica.

alb@Psalms:78:48 @ Kishte braktisur bagëtinë e tyre në mëshirë të breshërit dhe kopetë e tyre në mëshirë të rrufeve.

alb@Psalms:78:49 @ Kishte lëshuar mbi ta zjarrin e zemërimit të tij, indinjatën, inatin dhe fatkeqësinë, një turmë lajmëtarësh të fatkeqësisë.

alb@Psalms:78:50 @ I kishte hapur udhën zemërimit të tij dhe nuk i kishte kursyer nga vdekja, por ia kishte braktisur jetën e tyre murtajës.

alb@Psalms:78:51 @ I kishte goditur në Egjipt gjithë të parëlindurit dhe prodhimet e para në çadrat e Kamit.

alb@Psalms:78:52 @ Por e kishte bërë popullin e tij të ikte si bagëtia dhe e kishte çuar nëpër shkretëtirë sikur të ishte një kope.

alb@Psalms:78:53 @ I kishte udhëhequr me siguri dhe ata nuk patën frikë, por deti i kishte përpirë armiqtë e tyre.

alb@Psalms:78:54 @ Dhe ai i solli kështu në tokën e tij të shenjtë, në malin që dora e djathtë e tij kishte pushtuar.

alb@Psalms:78:55 @ I dëboi kombet para tyre dhe u caktoi atyre me short trashëgiminë, dhe bëri që fiset e Izraelit të banonin në çadrat e tyre.

alb@Psalms:78:56 @ Por ata u orvatën dhe provokuan indinjatën e Perëndisë shumë të lartë dhe nuk respektuan statutet e tij.

alb@Psalms:78:57 @ U tërhoqën madje prapa dhe u suallën në mënyrë të pabesë ashtu si etërit e tyre, dhe devijuan si një hark që gabon;

alb@Psalms:78:58 @ provokuan zemërimin e tij me vendet e tyre të larta dhe e bënë ziliqar me skulpturat e tyre.

alb@Psalms:78:59 @ Perëndia dëgjoi dhe u zemërua, dhe ndjeu një neveri të madhe për Izraelin.

alb@Psalms:78:60 @ Kështu ai braktisi tabernakullin e Shilohut, çadrën që kishte ngritur midis njerëzve;

alb@Psalms:78:61 @ dhe e la forcën e tij të bjerë rob dhe lavdinë e tij në dorë të armikut.

alb@Psalms:78:62 @ Ia braktisi popullin e tij shpatës dhe u zemërua shumë kundër trashëgimisë së tij.

alb@Psalms:78:63 @ Zjarri i konsumoi të rinjtë e tyre dhe virgjëreshat e tyre nuk patën asnjë këngë dasme.

alb@Psalms:78:64 @ Priftërinjtë e tyre u vranë nga shpata dhe gratë e reja nuk mbajtën zi.

alb@Psalms:78:65 @ Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës.

alb@Psalms:78:66 @ I goditi armiqtë e tij në kurriz dhe i mbuloi me një turp të përjetshëm.

alb@Psalms:78:67 @ Hodhi poshtë çadrën e Jozefit dhe nuk zgjodhi fisin e Efraimit,

alb@Psalms:78:68 @ por zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që ai e do.

alb@Psalms:78:69 @ Ndërtoi shenjtëroren e tij, ashtu si vëndet shumë të larta, ashtu si tokat që ka krijuar përjetë.

alb@Psalms:78:70 @ Dhe zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij, dhe e mori nga vatha e dhenve,

alb@Psalms:78:71 @ dhe e mori nga delet që mëndnin për të kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashëgiminë e tij.

alb@Psalms:78:72 @ Dhe ai bëri që të kullosnin me ndershmërinë e zemrës së tyre dhe i udhëhoqi me shkathtësinë e duarve të tij.


Seeker Overlay: Off On

[BookofPsalms] [Psalms:77] [Psalms:78] [Psalms:79] [Discuss] Tag 78 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: