Psalms 97
alb@Psalms:97:1 @ Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.
alb@Psalms:97:2 @ Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.
alb@Psalms:97:3 @ Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.
alb@Psalms:97:4 @ Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.
alb@Psalms:97:5 @ Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.
alb@Psalms:97:6 @ Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.
alb@Psalms:97:7 @ U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.
alb@Psalms:97:8 @ Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.
alb@Psalms:97:9 @ Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.
alb@Psalms:97:10 @ Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.
alb@Psalms:97:11 @ Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.
alb@Psalms:97:12 @ Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.