Romans 11




alb@Romans:11:1 @ Unë, pra, them: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e vet? Aspak, sepse edhe unë jam Izraelit, nga pasardhje e Abrahamit, nga fisi i Beniaminit.

alb@Romans:11:2 @ Perëndia nuk e hodhi poshtë popullin e vet, të cilin e njohu që përpara. A nuk e dini ju ç`thotë Shkrimi për Elian? Si i drejtohet ai Perëndisë kundër Izraelit, duke thënë:

alb@Romans:11:3 @ ``O Zot, profetët e tu i vranë dhe altarët e tu i prishën, dhe unë mbeta i vetëm, dhe ata kërkojnë jetën time``.

alb@Romans:11:4 @ Por, çfarë i tha zëri hyjnor? ``Kam lënë për veten time shtatë mijë burra, që nuk kanë rënë në gjunjë përpara Baalit``.

alb@Romans:11:5 @ Kështu, pra, edhe në kohën e tanishme ka mbetur një mbetje pas zgjedhjes së hirit.

alb@Romans:11:6 @ Dhe, po të jetë prej hirit, nuk është më prej veprash, përndryshe hiri nuk do të ishte më hir, përndryshe vepra nuk do të ishte më vepër.

alb@Romans:11:7 @ E çfarë, atëherë? Izraeli nuk e mori atë që kërkonte, kurse të zgjedhurit e morën, dhe të tjerët u verbuan,

alb@Romans:11:8 @ siç është shkruar: ``Perëndia u dha atyre frymë hutimi, sy që të mos shohin dhe veshë që të mos dëgjojnë deri në ditën e sotme``.

alb@Romans:11:9 @ Dhe Davidi thotë: ``Tryeza e tyre iu bëftë lak, një kurth, një pengesë dhe një shpagim.

alb@Romans:11:10 @ Sytë e tyre u errësofshin që të mos shohin, dhe kurrizin e tyre kërruse përgjithnjë``.

alb@Romans:11:11 @ Unë them, pra: ``Mos u penguan, që të rrëzohen? Aspak; por me anë të rrëzimit të tyre u erdhi shpëtimi johebrenjve, që t`i shtjerë ata në xhelozi

alb@Romans:11:12 @ Edhe nëse rrëzimi i tyre është fitim për botën dhe pakësimi i tyre është fitim për johebrenjtë, sa më tepër do të jetë mbushullia e tyre?

alb@Romans:11:13 @ Sepse unë po ju flas juve, johebrenjve, duke qenë se jam apostulli i johebrenjve; dhe unë e nderoj shërbesën time,

alb@Romans:11:14 @ për të provuar se në ndonjë mënyrë mund t`i provokoj se mos i shtie në zili ata që janë mishi im edhe shpëtoj disa prej tyre.

alb@Romans:11:15 @ Sepse, në qoftë se refuzimi i tyre është pajtim për botën, ç`do të jetë ripranimi i tyre, përveç se kalimi prej vdekjes në jetë?

alb@Romans:11:16 @ Edhe po të jenë pemët e para të shenjta, edhe e tëra është e shenjtë; dhe po të jetë rrënja e shenjtë, edhe degët janë të shenjta.

alb@Romans:11:17 @ Edhe sikur të këputen disa degë, ti që ishe ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bëre pjestar i rrënjës dhe i majmërisë së drurit të ullirit,

alb@Romans:11:18 @ mos u mburr kundër degëve: por nëse mburresh kundër tyre, mos harro se nuk e mban ti rrënjën, po rrënja të mban ty.

alb@Romans:11:19 @ Do të thuash, pra: ``Degët u prenë që të shartohem unë``.

alb@Romans:11:20 @ Mirë, ato u prenë për mosbesimin, por ti qëndron për shkak të besimit; mos u kreno, por druaj.

alb@Romans:11:21 @ Sepse nëse Perëndia nuk i kurseu degët natyrore, shiko se mos nuk të kursen edhe ty.

alb@Romans:11:22 @ Shih, pra, mirësinë dhe rreptësinë e Perëndisë: rreptësinë mbi ata që u rrëzuan, dhe mirësinë ndaj teje, në qoftë se ti do të ngulmosh në mirësi, përndryshe edhe ti do të këputesh.

alb@Romans:11:23 @ Kështu edhe ata, nëse nuk do të qëndrojnë në mosbesim, do të shartohen; sepse Perëndia është i fuqishëm t`i shartojë përsëri.

alb@Romans:11:24 @ Sepse, në qoftë se ti u këpute nga ulliri i egër prej natyre dhe u shartove kundër natyrës në ulli të butë, aq më tepër këto, që janë degë prej natyre, do të shartohen në ullirin e vet.

alb@Romans:11:25 @ Sepse nuk dua, o vëllezër, që ju të jeni të paditur këtë të fshehtë që të mos mbaheni me të madh në veten tuaj se i ka ndodhur një ngurtësim një pjese të Izraelit deri sa të ketë hyrë tërësia e johebrenjve,

alb@Romans:11:26 @ dhe kështu mbarë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: ``Nga Sioni do të vijë Çlirimtari, dhe do të largojë pabesinë nga Jakobi.

alb@Romans:11:27 @ Dhe kjo do të jetë besëlidhja ime me ta, kur unë t`ju heq mëkatet e tyre``.

alb@Romans:11:28 @ Për sa i përket ungjillit ata janë armiq për hirin tuaj, por për sa i përket zgjedhjes, janë të dashur për hir të etërve,

alb@Romans:11:29 @ sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.

alb@Romans:11:30 @ Sepse, sikundër dhe ju dikur ishit të pabindur ndaj Perëndisë, por tani fituat mëshirën për shkak të pabindjes së tyre,

alb@Romans:11:31 @ kështu edhe këta tani u bënë të padëgjueshëm, që, me anë të mëshirës që u tregua për ju, të fitojnë edhe ata mëshirë.

alb@Romans:11:32 @ Sepse Perëndia i mbylli të gjithë në padëgjesë, që të ketë mëshirë për të gjithë.

alb@Romans:11:33 @ O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij!

alb@Romans:11:34 @ ``Sepse kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij?

alb@Romans:11:35 @ Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?``.

alb@Romans:11:36 @ Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen!


Seeker Overlay: Off On

[BookofRomans] [Romans:10] [Romans:11] [Romans:12] [Discuss] Tag 11 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: