Romans 12




alb@Romans:12:1 @ O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.

alb@Romans:12:2 @ Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

alb@Romans:12:3 @ Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.

alb@Romans:12:4 @ Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion,

alb@Romans:12:5 @ kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit.

alb@Romans:12:6 @ Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit;

alb@Romans:12:7 @ nëse kemi shërbim, le t`i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit;

alb@Romans:12:8 @ dhe ai që nxit, le t`i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t`i bëjë me gëzim.

alb@Romans:12:9 @ Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.

alb@Romans:12:10 @ Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin.

alb@Romans:12:11 @ Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë,

alb@Romans:12:12 @ të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje;

alb@Romans:12:13 @ ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës

alb@Romans:12:14 @ Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.

alb@Romans:12:15 @ Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë.

alb@Romans:12:16 @ Kini të njëjtat mendime njeri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mënçur.

alb@Romans:12:17 @ Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.

alb@Romans:12:18 @ Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.

alb@Romans:12:19 @ Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ``Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti``.

alb@Romans:12:20 @ ``Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur``.

alb@Romans:12:21 @ Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.


Seeker Overlay: Off On

[BookofRomans] [Romans:11] [Romans:12] [Romans:13] [Discuss] Tag 12 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: