Songs 6




alb@Songs:6:1 @ Ku shkoi i dashuri yt, o më e bukura midis grave? Ku shkoi i dashuri yt, që të mund ta kërkojmë bashkë me ty?

alb@Songs:6:2 @ I dashuri im zbriti në kopshtin e tij, në lehet e balsamit për të kullotur kopenë në kopshtet dhe për të mbledhur zambakë.

alb@Songs:6:3 @ Unë jam e të dashurit tim dhe i dashuri im është imi; ai e kullot kopenë midis zambakëve.

alb@Songs:6:4 @ Mikja ime, ti je e bukur si Tirtsahu, i hijshëm si Jeruzalemi, e tmerrshme si një ushtri me flamuj të shpalosur.

alb@Songs:6:5 @ Largo nga unë sytë e tu, sepse më turbullojnë. Flokët e tu janë si një kope dhish, që kullosin mbi malin e Galaadit.

alb@Songs:6:6 @ Dhëmbët e tua janë si një kope dhensh, që kthehen nga vendi ku lahen; të gjitha kanë binjakë dhe asnjëra prej tyre nuk është shterpe.

alb@Songs:6:7 @ Tëmthat e tu prapa velit tënd janë si një rriskë shege.

alb@Songs:6:8 @ Aty ka gjashtëdhjetë mbretëresha dhe tetëdhjetë konkubina, si dhe vajza pa numërim.

alb@Songs:6:9 @ Por pëllumbesha ime, e përkryera ime, është e vetme; nëna e ka të vetme, e përzgjedhura e saj që e ka pjellë. Vajzat e kanë parë dhe e kanë shpallur të lume, po, edhe mbretëreshat dhe konkubinat, e kanë lavdëruar.

alb@Songs:6:10 @ Kush është ajo që shfaqet si agimi, e bukur si hëna, e pastër si dielli, e tmerrshme si një ushtri me flamuj të shpalosur?

alb@Songs:6:11 @ Unë zbrita në kopshtin e arrave për të parë bimët e blerta të luginës, për të parë në se hardhitë ishin në lulëzim dhe shegët kishin bulëzuar.

alb@Songs:6:12 @ Nuk e di si, por dëshira ime më vuri mbi qerret e popullit tim fisnik.

alb@Songs:6:13 @ Kthehu, kthehu, o Shulamite, kthehu, kthehu, që të mund të të admirojmë. Çfarë shikoni te Shulamitja? Si një valle me dy grupe?


Seeker Overlay: Off On

[BookofSongs] [Songs:5] [Songs:6] [Songs:7] [Discuss] Tag 6 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: