1Samuel:11-12




alb@1Samuel:11:1 @ SSaammuueelliitt **********

alb@1Samuel:11:2 @ Pastaj Amoniti Nahash shkoi të ngrejë kampin kundër Jabeshit të Galaadit. Atëherë tërë ata të Jabeshit i thanë Nahashit: "Lidh aleancë me ne dhe ne do të të shërbejmë".

alb@1Samuel:11:3 @ Amoniti Nahash iu përgjegj kështu: "Unë do të bëj aleancë me ju me këtë kusht: t`ju nxjerr syrin e djathtë të gjithëve për të poshtëruar tërë Izraelin.

alb@1Samuel:11:4 @ Pleqtë e Jabeshit i thanë: "Na jep shtatë ditë kohë që të dërgojmë lajmëtarë në tërë territorin e Izraelit; dhe në qoftë se nuk vjen asnjeri për të na shpëtuar, do të dorëzohemi në duart e tua".

alb@1Samuel:11:5 @ Kështu lajmëtarët arritën në Gibeah të Saulit dhe i njoftuan këto fjalë para popullit; atëherë tërë populli ngriti zërin dhe qau.

alb@1Samuel:11:6 @ Ndërkaq Sauli po kthehej nga fshati pas qeve të tij. Dhe Sauli tha: "Çfarë ka populli që qan?". I njoftoi atëherë fjalët e njerëzve të Jabeshit.

alb@1Samuel:11:7 @ Me të dëgjuar këto fjalë, Fryma e Perëndisë përfshiu Saulin, zemërimi i të cilit u rrit me të madhe.

alb@1Samuel:11:8 @ Ai mori një pendë qesh, i preu qetë copë-copë dhe i dërgoi në të gjithë territorin e Izraelit me anë të lajmëtarëve, duke thënë: "Kështu do të trajtohen qetë, e atij që nuk do të ndjekë Saulin dhe Samuelin". Tmerri i Zotit zuri popullin dhe ai u ngrit si një njeri i vetëm.

alb@1Samuel:11:9 @ Sauli i kaloi në revistë në Bezek, dhe ishin treqind mijë bij të Izraelit dhe tridhjetë mijë burra të Judës.

alb@1Samuel:11:10 @ Pastaj u thanë lajmëtarëve që kishin ardhur: "Kështu do t`u thoni njerëzve të Jabeshit nga Galaadi: "Nesër, kur dielli të fillojë të ngrohë, do të çliroheni"". Lajmëtarët shkuan t`ua njoftojnë këtë njerëzve të Jabeshit, të cilët u gëzuan.

alb@1Samuel:11:11 @ Atëherë njerëzit e Jabeshit u thanë Amonitëve: "Nesër do të vimë tek ju dhe do të bëni ç`të doni me ne".

alb@1Samuel:11:12 @ Të nesërmen, Sauli e ndau popullin në tre grupe, të cilët hynë në mes të kampit armik para mëngjesit dhe i grinë Amonitët deri në zheg të ditës

alb@1Samuel:11:13 @ Populli i tha atëherë Samuelit: "Kush ka thënë: "A duhet të mbretërojë Sauli mbi ne?". Na i jepni këta njerëz dhe ne do t`i vrasim".

alb@1Samuel:11:14 @ Por Sauli u përgjegj: "Asnjeri nuk do të vritet në këtë ditë, sepse sot Zoti ka realizuar një çlirim të madh në Izrael".

alb@1Samuel:11:15 @ Pastaj Samueli i tha popullit: "Ejani, shkojmë në Gilgal dhe aty ta përtërijmë mbretërinë".

alb@1Samuel:11:16 @ Kështu tërë populli shkoi në Gilgal dhe aty përpara Zotit në Gilgal e caktuan Saulin mbret. Aty përpara Zotit ofruan flijime falenderimi; dhe po aty Sauli dhe tërë njerëzit e Izraelit u gëzuan shumë.

alb@1Samuel:12:1 @ SSaammuueelliitt **********

alb@1Samuel:12:2 @ Atëherë Samueli i tha tërë Izraelit: "Ja, unë ju dëgjova për të gjitha ato që më thatë dhe vura një mbret mbi ju.

alb@1Samuel:12:3 @ Dhe tani ja, mbreti që do të shkojë para jush. Unë tashmë jam plak dhe i thinjur, dhe bijtë e mij janë midis jush, unë kam ecur para jush qysh nga rinia ime deri më sot.

alb@1Samuel:12:4 @ Ja ku jam, dëshmoni kundër meje përpara Zotit dhe përpara atij që është vajosur: Kujt i kam marrë kaun? Kujt i kam marrë gomarin? Kujt i kam ngrënë hakun? Cilin kam shtypur? Nga duart e kujt kam pranuar ndonjë dhuratë që më ka zënë sytë? Unë do t`jua kthej".

alb@1Samuel:12:5 @ Ata iu përgjegjën: "Ti nuk na ke ngrënë hakun, nuk na ke shtypur dhe nuk ke marrë asgjë nga duart e askujt".

alb@1Samuel:12:6 @ Ai u tha atyre: "Zoti është dëshmitar kundër jush dhe i vajosuri i tij është dëshmitar në këtë ditë, që nuk gjetët asgjë në duart e mia". Ata iu përgjegjën: "Po, ai është dëshmitar!".

alb@1Samuel:12:7 @ Atëherë Samueli i tha popullit: "Éshtë Zoti që i vendosi Moisiun dhe Aaronin, dhe që i nxori etërit tuaj nga Egjipti.

alb@1Samuel:12:8 @ Prandaj paraqituni që unë të kem mundësi para Zotit të vë në dukje bashkë me ju veprat e drejta që Zoti ka kryer për ju dhe për etërit tuaj.

alb@1Samuel:12:9 @ Pas vajtjes së Jakobit në Egjipt dhe mbas thirrjeve të etërve tuaj drejtuar Zotit, Zoti dërgoi Moisiun dhe Aaronin që i nxorën etërit tuaj nga Egjipti dhe i bëri të banojnë në këtë vend.

alb@1Samuel:12:10 @ Por ata e harruan Zotin, Perëndinë e tyre, dhe ai i shiti në duart e Siseras, komandantit të ushtrisë së Hatsorit, dhe në pushtetin e Filistejve dhe të mbretit të Moabit, të cilët u shpallën luftë atyre.

alb@1Samuel:12:11 @ Atëherë i thirrën Zotit dhe i thanë: "Kemi mëkatuar, sepse kemi braktisur Zotin dhe u kemi shërbyer Baalëve dhe Ashtarothëve; por tani na çliro nga duart e armiqve tanë dhe ne do të të shërbejmë ty".

alb@1Samuel:12:12 @ Dhe kështu Zoti dërgoi Jerubaalin, Bedanin, Jeftin dhe Samuelin, dhe ju çliroi nga duart e armiqve tuaj që ndodheshin rreth e rrotull, dhe ju jetuat në siguri.

alb@1Samuel:12:13 @ Por kur patë që Nabashi, mbret i bijve të Amonit, filloi të lëvizë kundër jush, më thatë: "Jo, një mbret duhet të sundojë mbi ne", pikërisht kur Zoti, Perëndia juaj, ishte mbreti juaj.

alb@1Samuel:12:14 @ Ky është, pra, mbreti që keni zgjedhur dhe keni kërkuar; ja, Zoti ka vënë një mbret mbi ju

alb@1Samuel:12:15 @ Në qoftë se keni frikë nga Zoti, i shërbeni dhe dëgjoni zërin e tij, dhe nuk ngrini krye kundër urdhërimeve të Zotit, atëherë ju dhe mbreti që mbretëron mbi ju do të ndiqni Zotin, Perëndinë tuaj.

alb@1Samuel:12:16 @ Por në rast se nuk i bindeni zërit të Zotit dhe kundërshtoni urdhërimet e tij, atëherë dora e Zotit do të ngrihet kundër jush, ashtu si është ngritur kundër etërve tuaj.

alb@1Samuel:12:17 @ Prandaj tani ndaluni dhe shikoni këtë gjë të madhe që Zoti do të bëjë para syve tuaj.

alb@1Samuel:12:18 @ A nuk jemi vallë në kohën e korrjes së grurit? Unë do të kërkoj ndihmën e Zotit dhe ai do të dërgojë bubullima dhe shi; kështu do të kuptoni dhe do të shihni se e keqja që keni bërë duke kërkuar një mbret për ju, është e madhe në sytë e Zotit".

alb@1Samuel:12:19 @ Atëherë Samueli kërkoi ndihmën e Zotit dhe ai dërgoi atë ditë bubullima dhe shi; dhe tërë populli pati një frikë të madhe nga Zoti dhe nga Samueli.

alb@1Samuel:12:20 @ Pastaj tërë populli i tha Samuelit: "Lutju Zotit, Perëndisë tënd, për shërbëtorët e tu, që të mos vdesin, sepse tërë mëkateve tona u kemi shtuar të keqen e kërkimit të një mbreti për ne".

alb@1Samuel:12:21 @ Samueli iu përgjegj popullit: "Mos u frikësoni; edhe se keni bërë gjithë këtë të keqe, mos lini së ndjekuri Zotin, por shërbejini Zotit me të gjithë zemrën tuaj.

alb@1Samuel:12:22 @ Mos u largoni për të ndjekur gjëra të kota, që nuk vlejnë as çlirojnë, sepse janë gjëra të kota.

alb@1Samuel:12:23 @ Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir të tij të madh, sepse i pëlqeu Zotit t`ju bëjë popullin e vet.

alb@1Samuel:12:24 @ Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mëkatoj kundër Zotit duke hequr dorë nga lutjet për ju; përkundrazi, do t`ju tregoj rrugën e mirë dhe të drejtë.

alb@1Samuel:12:25 @ Vetëm kini frikë nga Zoti dhe i shërbeni besnikërisht me gjithë zemër; mbani parasysh gjërat e mëdha që ka bërë për ju.

alb@1Samuel:12:26 @ Por në rast se vazhdoni të bëni të keqen, si ju ashtu dhe mbreti juaj do të flakeni tutje".

alb@1Samuel:13:1 @ SSaammuueelliitt **********


Seeker Overlay: Off On

[Bookof1Samuel] [1Samuel:10] [1Samuel:11-12 ] [1Samuel:12] [Discuss] Tag 1Samuel:11-12 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: