Acts:12:1-19




alb@Acts:12:1 @ Dhe në atë kohë mbreti Herod filloi të përndjekë disa nga kisha.

alb@Acts:12:2 @ Dhe e vrau me shpatë Jakobin, vëllain e Gjonit.

alb@Acts:12:3 @ Dhe, duke parë se kjo u pëlqente Judenjve, urdhëroi të arrestohet edhe Pjetri (ishin ditët e të Ndormëve).

alb@Acts:12:4 @ Mbasi e arrestoi, e futi në burg dhe ua besoi ruajtjen e tij katër skuadrave, me nga katër ushtarë secila, duke menduar ta nxjerrë para popullit mbas Pashkës.

alb@Acts:12:5 @ Por, ndërsa Pjetrin e ruanin në burg, nga ana e kishës bënin lutje të vazhdueshme te Perëndia për të.

alb@Acts:12:6 @ Dhe natën, para se ta nxirrte Herodi përpara popullit, Pjetri po flinte në mes dy ushtarëve, i lidhur me dy zinxhirë; dhe rojet para portës ruanin burgun.

alb@Acts:12:7 @ Dhe ja, një engjëll i Zotit u duk dhe një dritë e ndriçoi qelinë; dhe ai i ra Pjetrit në ijë, e zgjoi duke thënë: ``Çohu shpejt!``. Dhe zinxhirët i ranë nga duart.

alb@Acts:12:8 @ Pastaj engjëlli i tha: ``Ngjishu dhe lidhi sandalet!``. Dhe ai bëri kështu. Pastaj i tha: ``Mbështillu me mantelin dhe ndiqmë!``.

alb@Acts:12:9 @ Dhe Pjetri, mbasi doli, e ndiqte pa e kuptuar se ç`po i ndodhte me anë të engjëllit ishte e vërtetë; sepse ai pandehte se kishte një vegim.

alb@Acts:12:10 @ Dhe, si kaluan vendrojën e parë dhe të dytë, arritën te dera e hekurt që të çonte në qytet, dhe ajo u hap përpara tyre vetvetiu; dhe, mbasi dolën, përshkuan një rrugë dhe papritmas engjëlli e la atë.

alb@Acts:12:11 @ Kur Pjetri erdhi në vete, tha: ``Tani me të vërtetë po e di se Zoti ka dërguar engjëllin e vet dhe më liroi nga duart e Herodit duke e bërë të kotë gjithë atë që priste populli i Judenjve``.

alb@Acts:12:12 @ Kur e kuptoi situatën, ai u nis për në shtëpinë e Marisë, nënës së Gjonit, të mbiquajtur Mark, ku shumë vëllezër ishin mbledhur dhe po luteshin.

alb@Acts:12:13 @ Sapo Pjetri i ra derës së hyrjes, një shërbëtore që quhej Rode u afrua me kujdes për të dëgjuar

alb@Acts:12:14 @ Dhe, kur njohu zërin e Pjetrit, nga gëzimi nuk e hapi derën, por rendi brenda dhe njoftoi se Pjetri ndodhej para derës.

alb@Acts:12:15 @ Por ata i thanë: ``Ti flet përçart``. Por ajo pohonte se ashtu ishte. Dhe ata thoshnin: ``Éshtë engjëlli i tij!``.

alb@Acts:12:16 @ Ndërkaq Pjetri vazhdonte të trokiste. Ata, kur e hapën, e panë atë dhe u mahnitën.

alb@Acts:12:17 @ Por ai u bëri shenjë me dorë të heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë nga burgu. Pastaj tha: ``Ua tregoni këto Jakobit dhe vëllezërve!``. Pastaj doli dhe shkoi në një vend tjetër.

alb@Acts:12:18 @ Kur zbardhi dita, u bë një pështjellim i madh në mes të ushtarëve, sepse nuk dinin ç`kishte ndodhur me Pjetrin.

alb@Acts:12:19 @ Dhe Herodi nisi ta kërkojë, por nuk e gjeti, dhe, mbasi i mori në pyetje rojet, urdhëroi që të vriten. Pastaj zbriti nga Judeja në Cezare dhe atje qëndroi për pak kohë.


Seeker Overlay: Off On

[BookofActs] [Acts:11] [Acts:12] [Acts:13] [Discuss] Tag Acts:12:1-19 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: