Acts:18:1-18




alb@Acts:18:1 @ Pas këtyre gjërave Pali u nis nga Athina dhe erdhi në Korint.

alb@Acts:18:2 @ Dhe si gjeti një farë Judeu, me emër Akuila, lindur në Pont, i ardhur rishtas nga Italia bashkë me gruan e tij Priskilën (sepse Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë Judenjtë të largohen nga Roma), shkoi tek ata.

alb@Acts:18:3 @ Dhe duke qenë se kishin të njëjtën mjeshtëri, shkoi të banojë me ta dhe punonte; se mjeshtëria e tyre ishte të bënin çadra.

alb@Acts:18:4 @ Çdo të shtunë mësonte në sinagogë dhe bindte Judenj dhe Grekë.

alb@Acts:18:5 @ Kur Sila dhe Timoteu zbritën nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma për t`u dëshmuar Judenjve se Jezusi ishte Krishti.

alb@Acts:18:6 @ Por duke qenë se ata kundërshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi rrobat e tij dhe u tha atyre: ``Gjaku juaj qoftë mbi kokën tuaj, unë jam i pastër; që tashti e tutje do të shkoj te johebrenjtë``.

alb@Acts:18:7 @ Dhe, mbasi u largua prej andej, hyri në shtëpinë e një farë njeriu me emër Just, i cili i shërbente Perëndisë dhe e kishte shtëpinë ngjtur me sinagogën.

alb@Acts:18:8 @ Dhe Krispi, kreu i sinagogës, besoi te Zoti me gjithë shtëpinë e tij; edhe shumë Korintas, duke dëgjuar Palin, besuan dhe u pagëzuan.

alb@Acts:18:9 @ Një natë Zoti i tha Palit në vegim: ``Mos druaj, por fol dhe mos pusho,

alb@Acts:18:10 @ sepse unë jam me ty dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, sepse unë kam një popull të madh në këtë qytet``

alb@Acts:18:11 @ Kështu ai qëndroi atje një vit e gjashtë muaj, duke mësuar ndër ta fjalën e Perëndisë.

alb@Acts:18:12 @ Por, kur Galioni ishte prokonsull i Akaisë, Judenjtë u ngritën me një mendje kundër Palit dhe e çuan në gjykatë,

alb@Acts:18:13 @ duke thënë: ``Ky ua mbush mendjen njerëzve t`i shërbejnë Perëndisë, në kundërshtim me ligjin``.

alb@Acts:18:14 @ Dhe kur Pali donte të hapte gojën, Galioni u tha Judenjve: ``Po të qe puna për ndonjë padrejtësi ose keqbërje, o Judenj, do t`ju dëgjoja me durim, sipas arsyes;

alb@Acts:18:15 @ por nëse janë çështje për fjalë, për emra dhe ligjin tuaj, shikojeni ju vetë, sepse unë nuk dua të jem gjykatës i këtyre gjërave``.

alb@Acts:18:16 @ Dhe i përzuri ata nga gjykata.

alb@Acts:18:17 @ Atëherë të gjithë Grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t`ia dinte fare për këto gjëra.

alb@Acts:18:18 @ Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.


Seeker Overlay: Off On

[BookofActs] [Acts:17] [Acts:18] [Acts:19] [Discuss] Tag Acts:18:1-18 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: