Acts:20:17-38




alb@Acts:20:17 @ Nga Mileti dërgoi në Efes për të thirrur pleqtë e kishës.

alb@Acts:20:18 @ Kur ata erdhën tek ai, ai u tha atyre: ``Ju e dini dita e parë që hyra në Azi si kam jetuar midis jush për të gjithë këtë kohë,

alb@Acts:20:19 @ duke i shërbyer Zotit me gjithë përulësi e me shumë lot e me prova që m`u bënë nga tinëzitë e Judenjve;

alb@Acts:20:20 @ dhe si unë nuk fsheha asnjë nga ato gjëra që ishin të dobishme për ju, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi,

alb@Acts:20:21 @ duke u deklaruar solemnisht Judenjve dhe Grekëve mbi pendimin te Perëndi dhe për besimin në Zotin tonë Jezu Krisht.

alb@Acts:20:22 @ Dhe ja, tani, i shtyrë nga Fryma, po shkoj në Jeruzalem pa ditur se ç`do të më ndodhë atje,

alb@Acts:20:23 @ përveçse Fryma e Shenjtë dëshmon për mua në çdo qytet, duke thënë se më presin pranga dhe mundime.

alb@Acts:20:24 @ Por unë nuk dua t`ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti Jezus, të dëshmoj plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë.

alb@Acts:20:25 @ Dhe ja, tani e di se të gjithë ju, në mes të të cilëve kam vajtur dhe ardhur duke predikuar mbretërinë e Perëndisë, nuk do të shihni më fytyrën time.

alb@Acts:20:26 @ Prandaj sot po ju deklaroj se unë jam i pastër nga gjaku i të gjithëve;

alb@Acts:20:27 @ sepse nuk u tërhoqa prapa për të mos ju treguar gjithë këshillën e Perëndisë.

alb@Acts:20:28 @ Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij.

alb@Acts:20:29 @ Në fakt unë e di se, pas largimit tim, do të hyjnë midis jush ujqër grabitqarë, që nuk do ta kursejnë tufën,

alb@Acts:20:30 @ edhe vetë midis jush do të dalin njerëz që do të flasin gjëra të çoroditura që të tërheqin pas vetes dishepujt.

alb@Acts:20:31 @ Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se për tre vjet me radhë, ditë e natë, nuk pushova kurrë të paralajmëroj secilin me lot.

alb@Acts:20:32 @ Dhe tani, o vëllezër, unë po ju lë te Perëndia dhe te fjala e hirit të tij, që është në gjendje t`ju ndërtojë dhe t`ju japë trashëgimin në mes të të gjithë të shenjtëruarve.

alb@Acts:20:33 @ Unë nuk kam dashur as argjend, as ar, as rrobat e ndonjërit.

alb@Acts:20:34 @ Dhe ju vetë e dini se këto duar kanë punuar për nevojat e mia dhe për ata që ishin bashkë me mua.

alb@Acts:20:35 @ Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të lëngatët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: "Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!"``.

alb@Acts:20:36 @ Dhe, si kishte thënë këto gjëra, u ul mbi gjunjë dhe u lut me ata të gjithë.

alb@Acts:20:37 @ Atëherë të gjithë qanë me të madhe, e rroknin në qafë Palin dhe e puthnin,

alb@Acts:20:38 @ të hidhëruar sidomos për fjalën që kishte thënë, se nuk do ta shihnin më fytyrën e tij. Pastaj e përcollën në anije.


Seeker Overlay: Off On

[BookofActs] [Acts:19] [Acts:20] [Acts:21] [Discuss] Tag Acts:20:17-38 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: