Acts:21:27-22:29




alb@Acts:21:27 @ Por, kur po mbusheshin shtatë ditët, Judenjtë e Azisë, duke e parë në tempull, e nxitën turmën dhe vunë duart mbi të,

alb@Acts:21:28 @ duke bërtitur: ``O burra të Izraelit, na ndihmoni! Ky është ai njeri që u mëson të gjithëve dhe kudo kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër këtij vendi; përveç kësaj ai i ka sjellë Grekët në tempull dhe e ka ndotur këtë vend të shenjtë``.

alb@Acts:21:29 @ Sepse ata kishin parë më përpara Trofimin nga Efesi bashkë me Palin në qytet, dhe mendonin se ai e kishte sjellë në tempull.

alb@Acts:21:30 @ Dhe gjithë qyteti ziente, dhe u mblodhën njerëzit; dhe, si e kapën Palin, e nxorrën jashtë tempullit dhe dyert u mby-llën menjëherë.

alb@Acts:21:31 @ Dhe, ndërsa kërkonin ta vrisnin, tribunit të kohortës i shkoi lajmi se gjithë Jeruzalemi ishte turbulluar.

alb@Acts:21:32 @ Ai mori menjëherë ushtarë dhe centurionë dhe u sul kundër tyre. Dhe këta, kur panë tribunin dhe ushtarët, pushuan së rrahuri Palin.

alb@Acts:21:33 @ Atëherë tribuni u afrua, e zuri dhe urdhëroi që ta lidhnin me dy zinxhirë, pastaj pyeti cili ishte dhe ç`kishte bërë.

alb@Acts:21:34 @ Në turmë disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër; dhe, mbasi nuk mori vesh dot të vërtetën për trazirën, urdhëroi që ta sillnin në fortesë.

alb@Acts:21:35 @ Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi që, për shkak të dhunës së turmës, duhej të bartej nga ushtarët,

alb@Acts:21:36 @ sepse masa e popullit vinte pas duke bërtitur: ``Vdekje!``.

alb@Acts:21:37 @ Kur Pali do të hynte në fortesë, i tha tribunit: ``A më lejohet të them diçka?``. Ai u përgjigj: ``A di greqisht?

alb@Acts:21:38 @ Mos je vallë ai Egjiptasi që disa ditë më parë ngriti krye dhe nxori në shkretëtirë katër mijë gjakësorë?``.

alb@Acts:21:39 @ Dhe Pali tha: ``Unë jam një Jude nga Tarsi, qytetar i një qyteti të Kilikisë që s`është i padëgjuar; dhe të lutem më lejo t`i flas popullit``.

alb@Acts:21:40 @ Dhe, mbasi e lejoi, Pali, duke qëndruar në këmbë mbi shkallarët, i bëri shenjë me dorë popullit. Dhe, si u bë heshtje e madhe, i foli në gjuhën hebraike, duke thënë:

alb@Acts:22:1 @ ``Vëllezër dhe etër, dëgjoni çfarë ju them tani për mbrojtjen time``.

alb@Acts:22:2 @ Kur dëgjuan se u fliste atyre në gjuhën hebraike, heshtën edhe më shumë. Pastaj ai tha:

alb@Acts:22:3 @ ``Në të vërtetë unë jam një Jude, lindur në Tars të Kilikisë dhe rritur në këtë qytet te këmbët e Gamalielit, edukuar me përpikërinë e ligjit të etërve tanë, plot me zell për Perëndinë, sikurse jeni ju të gjithë sot;

alb@Acts:22:4 @ unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur dhe duke futur në burg burra dhe gra,

alb@Acts:22:5 @ sikurse jep dëshmi për mua kryeprifti dhe gjithë sinedri i pleqve, prej të cilëve mora edhe letra për vëllezërit dhe shkova në Damask për të sjellë të lidhur në Jeruzalem ata që ishin atje, që të ndëshkoheshin.

alb@Acts:22:6 @ Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje.

alb@Acts:22:7 @ Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: "Saul, Saul, përse më përndjek?".

alb@Acts:22:8 @ Dhe unë u përgjigja: "Kush je ti, o Zot?" Edhe ai më tha: "Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek".

alb@Acts:22:9 @ Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste.

alb@Acts:22:10 @ Unë thashë: "O Zot, ç`duhet të bëj?". Zoti më tha: "Çohu dhe shko në Damask! Atje do të të thuhet çfarë të është urdhëruar të bësh".

alb@Acts:22:11 @ Dhe, mbasi unë nuk shihja asgjë për shkak të shkëlqimit të asaj drite, më morën për dore ata që ishin me mua; dhe hyra në Damask.

alb@Acts:22:12 @ Dhe njëfarë Anania, njeri i perëndishëm sipas ligjit, për të cilin jepnin dëshmi të gjithë Judenjtë që banonin aty,

alb@Acts:22:13 @ erdhi tek unë, dhe duke qëndruar pranë meje, tha: "O vëlla Saul, shiko përsëri!". Dhe në atë çast unë fitova përsëri dritën e syve dhe e shikova.

alb@Acts:22:14 @ Pastaj vazhdoi: "Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh një zë nga goja e tij.

alb@Acts:22:15 @ Sepse ti duhet të dëshmosh për të tek të gjithë njerëzit për ato që ke parë dhe ke dëgjuar.

alb@Acts:22:16 @ Dhe tani ç`pret? Çohu dhe ji i pagëzuar dhe i larë nga mëkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit"

alb@Acts:22:17 @ Dhe ndodhi që, kur u ktheva në Jeruzalem dhe isha duke u lutur në tempull, u rrëmbeva në ekstazë,

alb@Acts:22:18 @ dhe pashë Zotin që më thoshte: "Nxito dhe dil shpejt nga Jeruzalemi, sepse ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua".

alb@Acts:22:19 @ Atëherë unë thashë: "O Zot, ata e dinë vetë se unë burgosja dhe rrihja nga një sinagogë te tjetra ata që besonin në ty;

alb@Acts:22:20 @ kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmorit tënd, edhe unë isha i pranishëm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që e vrisnin.

alb@Acts:22:21 @ Por ai më tha: "Shko, sepse unë do të të dërgoj larg midis johebrenjve"``.

alb@Acts:22:22 @ Ata e dëgjuan deri në këtë pikë; pastaj ngritën zërin duke thënë: ``Hiqe nga bota një njeri të tillë, sepse nuk është i denjë të rrojë!``.

alb@Acts:22:23 @ Duke qenë se ata bërtisnin, duke i flakur rrobat e duke ngritur pluhurin në erë,

alb@Acts:22:24 @ kryemijësi urdhëroi ta çonin Palin në fortesë, duke urdhëruar që ta marrin në pyetje duke e rrahur me kamxhik, që të merrej vesh për çfarë arsye ata bërtisnin kështu kundër tij.

alb@Acts:22:25 @ Por, kur e shtrinë, të lidhur me rripa, Pali i tha centurionit që ishte aty: ``A është e ligjshme për ju të rrihni me kamxhik një qytetar romak, ende të pagjykuar?``.

alb@Acts:22:26 @ Kur e dëgjoi, centurioni shkoi e i tregoi kryemijësit duke thënë: ``Çfarë do të bësh? Ky njeri është një qytetar romak!``.

alb@Acts:22:27 @ Atëherë kryemijësi shkoi te Pali dhe e pyeti: ``Më thuaj, a je një qytetar romak?``. Ai tha: ``Po, jam!``.

alb@Acts:22:28 @ Kryemijësi u përgjigj: ``Unë e kam fituar këtë qytetëri me një shumë të madhe``. Pali tha: ``Kurse unë e kam qysh prej lindjes!``.

alb@Acts:22:29 @ Menjëherë ata që duhet ta merrnin në pyetje u larguan prej tij; dhe vetë kryemijësi, kur mori vesh se ai ishte qytetar romak, pati frikë që e kishte lidhur.


Seeker Overlay: Off On

[BookofActs] [Acts:20] [Acts:Acts] [Acts:22] [Discuss] Tag Acts:21:27-22:29 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: