Acts:23




alb@Acts:23:1 @ Pali, duke shikuar nga sinedri, tha: ``Vëllezër, deri në këtë unë jam sjellë përpara Perëndisë me ndërgjegje krejt të mirë``.

alb@Acts:23:2 @ Kryeprifti Anania u dha urdhër atëherë atyre që ishin pranë tij ta godisnin në gojë.

alb@Acts:23:3 @ Atëherë Pali i tha: ``Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur të më gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nëpërkëmbur atë, jep urdhër të më godasin``.

alb@Acts:23:4 @ Dhe ata që ishin të pranishëm thanë: ``E fyen ti kryepriftin e Perëndisë?``.

alb@Acts:23:5 @ Pali u përgjigj: ``Nuk e dija, o vëllezër, se është kryeprift, sepse është shkruar: "Ti nuk do të flasësh keq për princin e popullit tënd"``.

alb@Acts:23:6 @ Pali, pra, duke ditur se një pjesë ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: ``Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh; për shkak të shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve unë po gjykohem``.

alb@Acts:23:7 @ Sapo tha këtë, lindi një grindje ndërmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u përça;

alb@Acts:23:8 @ sepse saducenjtë thonë se nuk ka ringjallje, as engjëll, as frymë, ndërsa farisenjtë pohojnë edhe njërën dhe tjetrën.

alb@Acts:23:9 @ Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: ``Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë``.

alb@Acts:23:10 @ Dhe duke qenë se grindja po shtohej, tribuni, nga druajtja se mos Pali bëhej copa-copa prej tyre, u dha urdhër ushtarëve të zbresin dhe ta heqin nga mesi i tyre, dhe ta çojnë përsëri në fortesë.

alb@Acts:23:11 @ Një natë më pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha: ``Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë``.

alb@Acts:23:12 @ Kur zbardhi dita, disa Judenj kurdisën një komplot duke u lidhur me betim që të mos hanë dhe të mos pinë derisa të kenë vrarë Palin.

alb@Acts:23:13 @ Ata që kishin bërë këtë komplot ishin më tepër se dyzet.

alb@Acts:23:14 @ Ata u paraqitën para krerëve të priftërinjve dhe para pleqve dhe thanë: ``Ne jemi lidhur me betim të mos vëmë gjë në gojë, derisa të vrasim Palin.

alb@Acts:23:15 @ Ju, pra, me sinedrin, i bëni një kërkesë tribunit që t`jua sjellë nesër, gjoja se doni ta hetoni më thellë çështjen e tij; dhe ne, para se të afrohet, do të jemi gati ta vrasim``.

alb@Acts:23:16 @ Por djali i motrës së Palit, si e mori vesh kurthin, rendi në fortesë dhe, mbasi hyri, i tregoi Palit.

alb@Acts:23:17 @ Atëherë Pali thirri një nga centurionët pranë vetes dhe i tha: ``Çoje këtë djalë tek kryemijëshi, sepse ka diçka për t`i thënë``.

alb@Acts:23:18 @ Atëherë ai e mori dhe e çoi tek kryemijëshi dhe tha: ``Pali, i burgosuri, më thirri dhe m`u lut të të sjell këtë djalë, sepse ka diçka për të të thënë``

alb@Acts:23:19 @ Atëherë kryemijësi e kapi për dore, e mori mënjanë dhe e pyeti: ``Çfarë ke për të më thënë?``.

alb@Acts:23:20 @ Ai tha: ``Judenjtë janë marrë vesh që të të kërkojnë që nesër ta nxjerrësh Palin poshtë, në sinedër, se gjoja dashkan ta hetojnë më thellë çështjen e tij.

alb@Acts:23:21 @ Prandaj ti mos ua vër veshin, sepse më shumë se dyzet burra nga ata kanë ngritur kurth kundër tij, sepse janë zotuar duke u lidhur me betim, të mos hanë e të mos pinë, derisa ta kenë vrarë; dhe tani janë gati dhe presin që ti t`ua lejosh atyre``.

alb@Acts:23:22 @ Tribuni, pra, e la të shkojë djalin, duke e urdhëruar që të mos i tregojë kurrkujt se e kishte vënë në dijeni për këto gjëra.

alb@Acts:23:23 @ Pastaj thirri dy centurionë dhe u tha: ``Bëni gati që nga ora tre e natës dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shtizëmbajtës, për të shkuar deri në Cezare``.

alb@Acts:23:24 @ Dhe u tha të bëjnë gati kuajt që ta hipte Pali dhe ta çonin shëndoshë e mirë te qeveritari Feliks.

alb@Acts:23:25 @ Ai shkroi një letër me këtë përmbajtje:

alb@Acts:23:26 @ ``Klaud Lisia, qeveritarit shumë të shkëlqyeshëm Feliks, shëndet.

alb@Acts:23:27 @ Ky njeri ishte kapur nga Judenjtë që ishin gati ta vrisnin, kur ia mbërrita unë me ushtarët dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak.

alb@Acts:23:28 @ Dhe, duke dashur të di fajin për të cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit të tyre.

alb@Acts:23:29 @ Përfundova se e kishin akuzuar për çështje që lidheshin me ligjin e tyre dhe që ai nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen e as burgimin.

alb@Acts:23:30 @ Dhe, kur më njoftuan për kurthin që Judenjtë i ngritën këtij njeriu, ta nisa menjëherë, duke u dhënë urdhër paditësve të parashtrojnë para teje ankimet që kanë kundër tij. Qofsh me shëndet!``.

alb@Acts:23:31 @ Ushtarët, pra, sipas urdhrit të dhënë, morën në dorëzim Palin dhe e çuan natën në Antipatridë.

alb@Acts:23:32 @ Të nesërmen, pasi ua lanë si detyrë kalorësve të shkojnë me të, u kthyen në fortesë.

alb@Acts:23:33 @ Ata, pasi arritën në Cezare dhe ia dorëzuan letrën qeveritarit, i paraqitën edhe Palin.

alb@Acts:23:34 @ Mbasi e lexoi letrën, qeveritari e pyeti Palin nga ç`krahinë ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,

alb@Acts:23:35 @ i tha: ``Unë do të të dëgjoj kur të mbrrijnë edhe paditësit e tu``. Dhe urdhëroi që ta ruanin në pretoriumin e Herodit.


Seeker Overlay: Off On

[BookofActs] [Acts:22] [Acts:23] [Acts:24] [Discuss] Tag Acts:23 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: