Deuteronomy:23-24




alb@Deuteronomy:23:1 @ "Ai që është tredhur me anë të shtypjes apo të gjymtimit, nuk ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.

alb@Deuteronomy:23:2 @ Një kopil nuk do të hyjë në asamblenë e Zotit; asnjë nga pasardhësit e tij, qoftë edhe ata të brezit të dhjetë, s`ka për të hyrë në asamblenë e Zotit.

alb@Deuteronomy:23:3 @ Amoniti dhe Moabiti nuk do të hyjnë në asamblenë e Zotit, asnjë nga pasardhësit e tyre, as edhe në brezin e dhjetë, nuk kanë për të hyrë kurrë në asamblenë e Zotit,

alb@Deuteronomy:23:4 @ sepse nuk ju pritën në rrugë me bukë dhe me ujë kur dolët nga Egjipti dhe sepse rekrutuan kundër jush Balaamin, birin e Beorit nga Pethori i Mesopotamisë, për t`ju mallkuar.

alb@Deuteronomy:23:5 @ Megjithatë Zoti, Perëndia yt, nuk deshi të dëgjojë Balaamin; por Zoti, Perëndia yt, e ndërroi për ty mallkimin në bekim, sepse Zoti, Perëndia yt, të do.

alb@Deuteronomy:23:6 @ Nuk do t`u kërkosh kurrë as paqen, as begatinë e tyre deri sa të jetosh.

alb@Deuteronomy:23:7 @ Nuk do të urresh Idumeon, sepse ai është vëllai yt; nuk do të urresh Egjiptasin, sepse ti ishe i huaj në vendin e tij,

alb@Deuteronomy:23:8 @ bijtë që do t`u lindin atyre, në brezin e tretë, do të mund të hyjnë në asamblenë e Zotit.

alb@Deuteronomy:23:9 @ Kur të dalësh me ushtrinë kundër armiqve të tu, ruhu nga çdo gjë e keqe.

alb@Deuteronomy:23:10 @ Në rast se dikush në mes teje është i papastër nga një ngjarje e natës, ka për të dalë nga kampi dhe nuk do të kthehet më;

alb@Deuteronomy:23:11 @ në mbrëmje do të lahet me ujë dhe pas perëndimit të diellit do të mund të kthehet në kamp.

alb@Deuteronomy:23:12 @ Do të kesh edhe një vend jashtë kampit, dhe do të shkosh atje për nevojat e tua;

alb@Deuteronomy:23:13 @ dhe midis veglave të tua do të kesh edhe një kunj dhe kur të shkosh për t`u mbledhur kruspull përjashta, me të do të gërmosh një gropë dhe pastaj do të mbulosh jashtëqitjet e tua.

alb@Deuteronomy:23:14 @ Me qenë se Zoti, Perëndia yt, ecën në mes të kampit tënd që të të bëjë të lirë dhe që të të japë në dorë armiqtë e tu; prandaj kampi yt do të jetë i shenjtë që Zoti të mos shohë në gjirin tënd asnjë paturpësi dhe të largohet prej teje.

alb@Deuteronomy:23:15 @ Nuk do t`i dorëzosh pronarit të tij skllavin që i ka ikur për t`u strehuar pranë teje.

alb@Deuteronomy:23:16 @ Ai do të banojë me ty, në mes jush, në vendin që ka zgjedhur, në atë qytetin tënd që do t`i duket më i mirë; dhe nuk do ta ngacmosh.

alb@Deuteronomy:23:17 @ Nuk do të ketë asnjë grua që të merret me kurvëri midis bijave të Izraelit, nuk do të ketë asnjë burrë që të merret me kurvëri midis bijve të Izraelit.

alb@Deuteronomy:23:18 @ Në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, nuk do të çosh shpërblimin e një kurve as çmimin e një qeni, për asnjë kusht, sepse këto dy gjëra janë një ndyrësi për Zotin, Perëndinë tënd

alb@Deuteronomy:23:19 @ Vëllait tënd nuk do t`i japësh hua me kamatë: interes për të holla, interes për ushqime ose çfarëdo gjë tjetër që huazohet me interes.

alb@Deuteronomy:23:20 @ Të huajit mund t`i japësh hua me kamatë, por jo vëllait tënd, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në të gjitha gjërat mbi të cilat do të vësh dorë në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.

alb@Deuteronomy:23:21 @ Kur lidh një kusht me Zotin, Perëndinë tënd, nuk do të vonosh ta kryesh, sepse i Zoti, Perëndia yt, do të të kërkojë me siguri llogari dhe ti do të ishe fajtor;

alb@Deuteronomy:23:22 @ por në rast se ti nuk lidh kushte, nuk kryen mëkat.

alb@Deuteronomy:23:23 @ Mbaje fjalën që ka dalë nga goja jote, sepse ke marrë përsipër në mënyrë të neveritshme përpara Zotit, Perëndisë tënd, atë që ke premtuar me gojën tënde.

alb@Deuteronomy:23:24 @ Kur hyn në vreshtin e të afërmit tënd, mund të hash rrush sa të ngopesh, por nuk do vësh rrush në shportën tënde.

alb@Deuteronomy:23:25 @ Kur hyn në arën e grurit të të afërmit tënd, mund të mbjellësh kallinj; por nuk do të përdorësh drapërin në arën e grurit të të afërmit tënd".

alb@Deuteronomy:24:1 @ "Kur një njeri merr një grua dhe martohet me të, dhe më vonë ndodh që ajo nuk e kënaq më, sepse ai ka gjetur në të diçka të turpshme, le të shkruajë një shkresë ndarjeje, t`ia japë në dorë dhe ta dëbojë nga shtëpia e saj;

alb@Deuteronomy:24:2 @ në qoftë se ajo del nga shtëpia e saj dhe bëhet bashkëshorte e një burri tjetër,

alb@Deuteronomy:24:3 @ në rast se bashkëshorti i fundit fillon ta urrejë, ai shkruan për të një shkresë ndarjeje, ia jep në dorë dhe e dëbon nga shtëpia e tij, ose në se bashkëshorti i fundit që e kishte marrë për grua vdes,

alb@Deuteronomy:24:4 @ burri i parë që e kishte dëbuar nuk do të mund ta marrë përsëri për grua, pasi ajo është ndotur, sepse kemi të bëjmë me një akt të neveritshëm në sytë e Zotit; dhe ti nuk do ta njollosësh me mëkat vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.

alb@Deuteronomy:24:5 @ Në qoftë se një njeri është i porsamartuar, ai nuk do të shkojë në luftë dhe nuk do t`i ngarkohen detyra; ai do të jetë i lirë në shtëpinë e tij për një vit dhe do të bëjë të lumtur gruan me të cilën është martuar.

alb@Deuteronomy:24:6 @ Asnjeri nuk do të marrë peng gurin e mokrës së poshtme apo atë të sipërme, sepse do të ishte njëlloj siur të merrte peng jetën e dikujt.

alb@Deuteronomy:24:7 @ Në rast se kapet një njeri duke rrëmbyer një nga vëllezërit e tij ndër bijtë e Izraelit, dhe e trajton keq dhe e shet, ai rrëmbyes do të vritet; kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt.

alb@Deuteronomy:24:8 @ Në raste lebre trego kujdes të madh dhe bëj gjithçka t`ju mësojnë priftërinjtë levitë; do të keni kujdes të veproni ashtu siç i kam urdhëruar.

alb@Deuteronomy:24:9 @ Mbaj mend atë që Zoti, Perëndia yt, i bëri Miriamit gjatë udhëtimit, mbas daljes suaj nga Egjipti.

alb@Deuteronomy:24:10 @ Kur i jep hua diçka të afërmit tënd nuk do të hysh në shtëpinë e tij për të marrë pengun e tij;

alb@Deuteronomy:24:11 @ do të rrish jashtë saj, dhe njeriu të cilit i ke dhënë hua do të ta sjellë jashtë pengun.

alb@Deuteronomy:24:12 @ Dhe në rast se ai njeri është i varfër, nuk do të shkosh të flesh duke pasur akoma pengun e tij.

alb@Deuteronomy:24:13 @ Duhet t`ia kthesh pengun në perëndim të diellit, në mënyrë që ai të flerë në mantelin e tij dhe të të bekojë; dhe kjo do të vihet në llogarinë e drejtësisë para syve të Zotit, Perëndisë tënd.

alb@Deuteronomy:24:14 @ Nuk do t`i hash hakun argatit të varfër dhe nevojtar, qoftë ai një nga vëllezërit e tu apo një nga të huajt që banojnë në vendin tënd, brenda portave të tua;

alb@Deuteronomy:24:15 @ do t`i japësh pagën e tij po atë ditë, para se të perëndojë dielli, sepse ai është i varfër dhe kjo është dëshira e tij; kështu ai nuk do të bërtasë kundër teje para Zotit dhe ti nuk do të kesh mëkat.

alb@Deuteronomy:24:16 @ Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.

alb@Deuteronomy:24:17 @ Nuk do të cënosh të drejtën e të huajit o të jetimit dhe nuk do të marrësh peng rrobat e gruas së ve;

alb@Deuteronomy:24:18 @ por do të kujtosh se ke qenë skllav në Egjipt dhe se të ka liruar Zoti, Perëndia yt; prandaj të veprosh në këtë mënyrë.

alb@Deuteronomy:24:19 @ Kur korr në arën tënde dhe harron aty një demet, nuk do të kthehesh prapa për ta marrë; do të jetë për të huajin, për jetimin dhe gruan e ve, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në tërë veprën e duarve të tua.

alb@Deuteronomy:24:20 @ Kur do të shkundësh kokrrat e ullinjve të tua, nuk do të kthehesh në degët e tyre; ullinjtë që kanë mbetur do të jenë për të huajin, për jetimin dhe për gruan e ve

alb@Deuteronomy:24:21 @ Kur të vjelësh vreshtin tënd, nuk do të kalosh një herë të dytë; vilet e mbetura do të jenë për të huajin, për jetimin dhe për gruan e ve.

alb@Deuteronomy:24:22 @ Dhe do të kujtosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit; prandaj të urdhëroj të veprosh në këtë mënyrë".

alb@Deuteronomy:25:1 @ "Në rast se fillon një grindje midis burrave dhe ata paraqiten në gjyq, gjykatësit do t`i gjykojnë duke i dhënë pafajësinë të pafajshmit dhe duke dënuar fajtorin.


Seeker Overlay: Off On

[BookofDeuteronomy] [Deuteronomy:22] [Deuteronomy:23-24 ] [Deuteronomy:24] [Discuss] Tag Deuteronomy:23-24 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: