Ecclesiastes:2:1-11




alb@Ecclesiastes:2:1 @ Unë thashë në zemrën time: "Eja tani, dua të të vë në provë me gëzimin, dhe ti do të gëzosh ëndjen". Por ja, edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:2:2 @ Për të qeshurit kam thënë: "Éshtë një marrëzi, dhe për gëzimin: "Kujt i shërben?".

alb@Ecclesiastes:2:3 @ Kërkova në zemrën time si ta kënaq trupin tim me verë, duke e nxitur njëkohësisht zemrën time drejt diturisë dhe t`i qepet marrëzisë, deri sa të shoh cila është e mira që bijtë e njerëzve do të duhej të bënin nën qiell tërë ditët e jetës së tyre.

alb@Ecclesiastes:2:4 @ Kështu kreva punime të mëdha për vete; ndërtova shtëpi, mbolla vreshta,

alb@Ecclesiastes:2:5 @ bëra kopshte dhe parqe, duke mbjellë drurë frutorë të çdo lloji;

alb@Ecclesiastes:2:6 @ ndërtova pellgje për ujin me të cilat të mund të vadis pyllin që të rriten drurët.

alb@Ecclesiastes:2:7 @ Bleva shërbëtorë dhe shërbëtore dhe u bëra me shërbëtorë që lindën në shtëpi; pata pasuri të mëdha në kope me bagëti të trashë dhe të imët më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem.

alb@Ecclesiastes:2:8 @ Grumbullova për vete edhe argjend, ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të krahinave; gjeta këngëtarë dhe këngëtare, kënaqësitë e bijve të njerëzve, dhe vegla muzikore të çdo lloji.

alb@Ecclesiastes:2:9 @ Kështu u bëra i madh dhe u begatova më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem; edhe dituria më mbeti mua.

alb@Ecclesiastes:2:10 @ Tërë ato që sytë e mi dëshironin, nuk ua mohova atyre; nuk i refuzova zemrës sime asnjë qejf, sepse zemra ime kënaqej me çdo punë timen; dhe ky ka qenë shpërblimi për çdo punë të bërë nga unë.

alb@Ecclesiastes:2:11 @ Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t`i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.


Seeker Overlay: Off On

[BookofEcclesiastes] [Ecclesiastes:1] [Ecclesiastes:2] [Ecclesiastes:3] [Discuss] Tag Ecclesiastes:2:1-11 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: