Ecclesiastes:5-8




alb@Ecclesiastes:5:1 @ Ki kujdes hapat e tua kur shkon te shtëpia e Perëndisë; afrohu për të dëgjuar në vend që të ofrosh flijimin e budallenjve, të cilët as nuk dinë që veprojnë keq.

alb@Ecclesiastes:5:2 @ Mos u nxito me gojën tënde, dhe zemra jote të mos shpejtohet të thotë asnjë fjalë përpara Perëndisë, sepse Perëndia është në qiell dhe ti mbi tokë; prandaj fjalët e tua të jenë të pakta.

alb@Ecclesiastes:5:3 @ Sepse nga punët e shumta vijnë ëndrrat, dhe nga fjalët e shumta zëri i budallait.

alb@Ecclesiastes:5:4 @ Kur i ke bërë një zotim Perëndisë mos humb kohë ta plotësosh, sepse ai nuk kënaqet me budallenjtë; plotëso zotimin që ke marrë.

alb@Ecclesiastes:5:5 @ Më mirë të mos marrësh zotime se sa t`i bësh dhe të mos i plotësosh.

alb@Ecclesiastes:5:6 @ Mos lejo që goja jote ta çojë trupin tënd të mëkatojë dhe mos thuaj para lajmëtarit të Perëndisë: "Ka qenë gabim". Pse Perëndia duhet të zemërohej me fjalët e tua dhe të shkatërronte veprën e duarve të tua?

alb@Ecclesiastes:5:7 @ Sepse në ëndrrat e shumta dhe në fjalët e shumta ka kotësi; por ti ke frikë nga Perëndia.

alb@Ecclesiastes:5:8 @ Në rast se në provincë sheh shtypjen e të varfërit dhe shkeljen me dhunë të së drejtës dhe të drejtësisë, mos u habit nga kjo gjë; sepse mbi një pushtet të lartë ndodhet një më i lartë dhe mbi ta disa pushtete akoma më të larta.

alb@Ecclesiastes:5:9 @ Toka ofron përfitime më të mëdha se çdo gjë tjetër, dhe vetë mbreti shërbehet nga fusha.

alb@Ecclesiastes:5:10 @ Kush është i dhënë pas parasë, nuk ngopet kurrë me para, dhe kush dëshiron pasuritë nxjerr përfitim prej tyre. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:5:11 @ Kur rritet pasuria, shtohen edhe ata që e përpijnë; dhe çfarë përfitimi kanë prej saj pronarët, veç asaj që e shohin me sytë e tyre?

alb@Ecclesiastes:5:12 @ I ëmbël është gjumi i punonjësit, qoftë edhe kur ha pak ose shumë; por velitja e të pasurit nuk e lë atë të flerë

alb@Ecclesiastes:5:13 @ Éshtë një e keqe tjetër e vajtueshme që kam parë nën diell: pasuritë e ruajtura për pronarin e tyre në dëm të tij.

alb@Ecclesiastes:5:14 @ Këto pasuri humbasin për shkak të një pune të keqe, dhe kështu në duart e birit që ka lindur nuk mbetet më asgjë.

alb@Ecclesiastes:5:15 @ Ashtu si ka dalë nga barku i nënës, kështu lakuriq do të kthehet për të shkuar si pati ardhur, pa marrë gjë nga mundi i tij që mund ta marrë me vete.

alb@Ecclesiastes:5:16 @ Edhe kjo është një e keqe e vajtueshme që duhet të shkojë pikërisht ashtu si ka ardhur; dhe çfarë përfitimi ka se është munduar për erën?

alb@Ecclesiastes:5:17 @ Përveç kësaj ai ha çdo ditë të jetës së tij në errësirrë, dhe ka shumë hidhërime, sëmundje dhe telashe.

alb@Ecclesiastes:5:18 @ Ja çfarë kuptova: është mirë dhe e përshtatshme për njeriun të hajë, të pijë dhe të gëzojë të mirën e gjithë mundit të tij nën diell, tërë ditët e jetës që Perëndia i jep, sepse kjo është pjesa e tij.

alb@Ecclesiastes:5:19 @ Çdo njeriu të cilit Perëndia i jep pasuri dhe të mira dhe të cilit i jep gjithashtu mundësinë t`i gëzojë ato, të marrë pjesën e vet dhe të gëzojë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:5:20 @ Në fakt ai nuk do të kujtojë shumë ditët e jetës së tij, sepse Perëndia i përgjigjet me gëzimin e zemrës së tij.

alb@Ecclesiastes:6:1 @ Éshtë një e keqe tjetër që kam parë nën diell dhe që është e përhapur midis njerëzve:

alb@Ecclesiastes:6:2 @ dikujt Perëndia i ka dhënë pasuri, të mira dhe lavdi, dhe nuk i mungon asgjë nga gjithë ato që mund të dëshirojë, por Perëndia nuk i jep mundësinë t`i gëzojë, por i gëzon një i huaj. Kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe.

alb@Ecclesiastes:6:3 @ Në qoftë se dikujt i lindin njëqind bij dhe jeton shumë vite dhe të shumta janë ditët e viteve të tij, por shpirti i tij nuk ngopet me të mira dhe nuk ka as varr unë them se një dështim është më i lumtur se ai;

alb@Ecclesiastes:6:4 @ sepse ka ardhuar më kot dhe po ikën në terr, dhe emri i tij është mbuluar nga terri.

alb@Ecclesiastes:6:5 @ Edhe sikur të mos e ketë parë as njohur diellin, megjithatë ka më shumë pushim se tjetri.

alb@Ecclesiastes:6:6 @ Po, edhe sikur të duhej të jetonte dy herë një mijë vjet, por pa mundur të gëzojë të mirat e tij. A nuk mbarojnë të gjitha në po atë vend?

alb@Ecclesiastes:6:7 @ Tërë mundi i njeriut është për gojën e tij, megjithatë oreksi i tij nuk ngopet kurrë.

alb@Ecclesiastes:6:8 @ Ç`përfitim ka i urti mbi budallanë? Ç`përfitim ka i varfëri në rast se di të ecë përpara njerëzve të gjallë?

alb@Ecclesiastes:6:9 @ Éshtë më mirë të shikosh me sy se sa të endesh me dëshirën. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:6:10 @ Ajo që është, prej kohe është quajtur me emrin e vet dhe dihet se ç`është njeriu, dhe që nuk mund të hahet me atë që është më i fortë se ai.

alb@Ecclesiastes:6:11 @ Duke qenë se ka shumë gjëra që e shtojnë kotësinë, çfarë përfitimi ka prej tyre njeriu?

alb@Ecclesiastes:6:12 @ Kush e di në fakt ç`është e mirë për njeriun në këtë jetë, gjatë tërë ditëve të jetës së tij të kotë që ai i kalon si një hije? Kush mund t`i thotë njeriut çfarë ka për të ndodhur pas tij nën diell?

alb@Ecclesiastes:7:1 @ Një emër i mirë pëlqehet më tepër se një vaj i parfumuar, dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes.

alb@Ecclesiastes:7:2 @ Éshtë më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend.

alb@Ecclesiastes:7:3 @ Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë.

alb@Ecclesiastes:7:4 @ Zemra e të urtit është në shtëpinë ku mbahet zi, por zemra e budallenjve është në një shtëpi të gëzuar.

alb@Ecclesiastes:7:5 @ Éshtë më mirë për dikë të dëgjojë qortimin e të urtit se sa të dëgjojë këngën e budallenjve,

alb@Ecclesiastes:7:6 @ sepse ashtu siç është kërcitja e shkurreve nën një tenxhere, kështu është e qeshura e budallait. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:7:7 @ Me siguri shtypja e bën të pamend njeriun e urtë, dhe dhurata bën që të humbasë arsyen.

alb@Ecclesiastes:7:8 @ Më mirë fundi i një gjëje se fillimi i saj, dhe më mirë ai që ka frymë të durueshëm se ai që ka frymë krenar.

alb@Ecclesiastes:7:9 @ Mos u nxito në frymën tënd të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve.

alb@Ecclesiastes:7:10 @ Mos thuaj: "Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?", sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë.

alb@Ecclesiastes:7:11 @ Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin.

alb@Ecclesiastes:7:12 @ Sepse dituria është një mbrojtje ashtu si është paraja; por epërsia e diturisë qëndron në këtë; dituria i bën të jetojnë ata që e zotërojnë.

alb@Ecclesiastes:7:13 @ Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrëmbër?

alb@Ecclesiastes:7:14 @ Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njerën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.

alb@Ecclesiastes:7:15 @ Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij.

alb@Ecclesiastes:7:16 @ Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase

alb@Ecclesiastes:7:17 @ Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohës sate?

alb@Ecclesiastes:7:18 @ Éshtë mirë që ti të kapesh pas kësaj gjëje dhe të mos heqësh dorë prej saj, sepse ai që ka frikë Perëndinë do t`u shmanget tërë këtyre gjërave.

alb@Ecclesiastes:7:19 @ Dituria e bën të urtin më të fortë se dhjetë të fuqishëm në një qytet.

alb@Ecclesiastes:7:20 @ Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.

alb@Ecclesiastes:7:21 @ Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt,

alb@Ecclesiastes:7:22 @ sepse zemra jote gjithashtu e di që ti vet i ke mallkuar shumë herë të tjerët.

alb@Ecclesiastes:7:23 @ Unë i hetova të gjitha këto gjëra me dituri. Thashë: "Do të bëhem i urtë", por dituria është mjaft larg nga unë.

alb@Ecclesiastes:7:24 @ Një gjë që është kaq larg dhe kaq e thellë, kush mund ta gjejë?

alb@Ecclesiastes:7:25 @ Atëherë e vura zemrën time të njohë, të hetojë dhe të kërkojë diturinë dhe shkakun e gjërave dhe të njohë ligësinë e marrëzisë dhe budallallëkun e marrëzisë;

alb@Ecclesiastes:7:26 @ dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.

alb@Ecclesiastes:7:27 @ Ja ajo që gjeta", thotë Predikuesi, "duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre.

alb@Ecclesiastes:7:28 @ Atë që unë po kërkoj ende, por nuk e kam gjetur; një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua në mes gjithë atyre nuk e gjeta.

alb@Ecclesiastes:7:29 @ Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.

alb@Ecclesiastes:8:1 @ Kush është si i urti? Kush e njeh interpretimin e sendeve? Dituria e njeriut bën që të shkëlqejë fytyra e tij dhe e ndryshon ashpërsinë e fytyrës së tij.

alb@Ecclesiastes:8:2 @ Unë të jap një këshillë: respekto urdhërin e mbretit për shkak të betimit të bërë Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:8:3 @ Mos u nxito të largohesh nga prania e tij dhe mos ngul këmbë në një gjë të keqe, sepse ai bën të gjitha gjërat që i pëlqen.

alb@Ecclesiastes:8:4 @ Në fakt fjala e mbretit është e fuqishme; dhe kush mund t`i thotë: "Çfarë po bën?".

alb@Ecclesiastes:8:5 @ Kush respekton urdhërin e tij nuk do të pësojë asnjë të keqe; zemra e njeriut të urtë di në fakt të dallojë kohën dhe gjykimin,

alb@Ecclesiastes:8:6 @ sepse për çdo gjë ka një kohë dhe një gjykim, dhe ligësia e njeriut rëndon shumë mbi të.

alb@Ecclesiastes:8:7 @ Sepse ai nuk e di çfarë ka për të ndodhur; kush në fakt do t`i tregojë si do të venë gjërat?

alb@Ecclesiastes:8:8 @ Nuk ka njeri që të ketë pushtet mbi frymën për ta përmbajtur, apo të ketë pushtet mbi ditën e vdekjes. Nuk ka leje në betejë, dhe padrejtësia nuk mund të shpëtojë atë që e kryen.

alb@Ecclesiastes:8:9 @ E pashë tërë këtë gjë dhe vura mend për të gjitha gjërat që bëhen nën diell; ka një kohë kur një njeri sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar.

alb@Ecclesiastes:8:10 @ Pastaj pashë të pabesët që u varrosën, të cilët kishin hyrë dhe kishin dalë nga vendi i shenjtë; edhe ata ishin harruar në qytetin ku kishin bërë këto gjëra. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:8:11 @ Sepse vendimi kundër një veprimi të keq nuk zbatohet menjëherë, zemra e bijve të njerëzve është e mbushur nga dëshira për të bërë të keqen.

alb@Ecclesiastes:8:12 @ Edhe në qoftë se mëkatari bën njëqind herë të keqen dhe i zgjat ditët e tij, megjithatë, unë e di që do të kenë të mirën ata që kanë frikë nga Perëndia, që kanë frikë para tij.

alb@Ecclesiastes:8:13 @ Por nuk ka të mirë për të pabesin, dhe nuk ka për t`i zgjatur ditët e tij si hija sepse nuk ka frikë përpara Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:8:14 @ Éshtë një kotësi që ndodh mbi tokë; ka njerëz të drejtë që trajtohen ashtu sikur i përket veprës të të pabesëve, dhe ka të pabesë që trajtohen sikur i përket veprës të të drejtëve. Kam thënë që edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:8:15 @ Kështu lëvdova harenë, sepse nuk ka gjë më të mirë për njeriun nën diell se të hajë, të pijë dhe të jetë i gëzuar, sepse kjo i mbetet në mundin e tij gjatë ditëve të jetës që Perëndia i ka dhënë nën diell.

alb@Ecclesiastes:8:16 @ Kur unë e vura zemrën time të njohë diturinë dhe të mendojë përpjekjet që bëhen mbi tokë (edhe kur dikush nuk i lë të pushojnë sytë e tij as ditën as natën),

alb@Ecclesiastes:8:17 @ atëherë pashë gjithë veprën e Perëndisë, që njeriu nuk mund të arrijë të zbulojë të gjitha ato që bëhen nën diell sepse, edhe sikur njeriu të mundohet duke kërkuar, nuk arrin t`i zbulojë; edhe sikur i urti të thotë që e di, nuk është në gjendje t`i zbulojë.

alb@Ecclesiastes:9:1 @ Kështu unë e mendova gjithë këtë në zemrën time për të kërkuar ta qartësoj; që të drejtët dhe të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. Njeriu nuk njeh as dashurinë as urrejtjen; gjithçka është para tij.


Seeker Overlay: Off On

[BookofEcclesiastes] [Ecclesiastes:4] [Ecclesiastes:5-8 ] [Ecclesiastes:6] [Discuss] Tag Ecclesiastes:5-8 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: