Exodus:39-40




alb@Exodus:39:1 @ Pastaj me stofa ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, bëri rroba të punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, dhe bënë rrobat e shenjta për Aaronin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:2 @ Ai bëri efodin prej ari e me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur.

alb@Exodus:39:3 @ Dhe e rrahën arin në peta dhe e prenë në fije, për ta endur në stofën ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe dhe në lirin e hollë të përdredhur: puna e një artizani të shkathët.

alb@Exodus:39:4 @ I bënë edhe supore të bashkuara; kështu efodi mbahej tok në të dy skajet e tij.

alb@Exodus:39:5 @ Dhe brezi i punuar artistikisht që ishte mbi efodin për ta lidhur kishte po atë përgatitje: me ar, me fije, ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:6 @ Pastaj u punuan gurët e oniksit, që u ngallmuan në rrathë ari, dhe që u gdhendën, ashtu siç gdhenden vulat e vogla, me emrat e bijve të Izraelit.

alb@Exodus:39:7 @ Ai pastaj i vuri mbi suporet e efodit, si gurë për të përkujtuar bijtë e Izraelit ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:8 @ Pastaj ai bëri pektoralin e punuar artistikisht, ashtu si puna e efodit: me ar, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, si dhe me li të hollë të përdredhur.

alb@Exodus:39:9 @ Pektorali kishte formë katrore; e bënë të palosur më dysh, të gjatë sa pëllëmba dhe të gjerë po aq, kur ishte i palosur më dysh.

alb@Exodus:39:10 @ Dhe u ngallmuan katër radhë gurësh; në radhën e parë: një sardon, një topaz dhe një smerald;

alb@Exodus:39:11 @ në radhën e dytë: një rubin, një safir dhe një diamant;

alb@Exodus:39:12 @ në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist;

alb@Exodus:39:13 @ në radhën e katërt: një grizolit, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë ishin futur në rrathët e tyre prej ari.

alb@Exodus:39:14 @ Gurët u korrespondonin emrave të bijve të Izraelit: dymbëdhjetë, simbas emrave të tyre të gdhendur si vula, secili me emrin e njërit nga dymbëdhjetë fiset.

alb@Exodus:39:15 @ Mbi pektoralin bënë gjithashtu zinxhirë prej ari safi, të lidhur si kordonë.

alb@Exodus:39:16 @ Bënë edhe dy rrathë të artë dhe dy unaza të arta, dhe i vunë dy unazat në dy skajet e pektoralit.

alb@Exodus:39:17 @ Pastaj i fiksuan të dy kordonët e artë mbi të dy unazat, në skajet e pektoralit;

alb@Exodus:39:18 @ pas kësaj fiksuan dy majat e dy kordonëve në të dy rrathët dhe i vendosën mbi dy suporet e efodit, në pjesën e përparme të tij.

alb@Exodus:39:19 @ Bënë gjithashtu dy unaza ari dhe i vunë në dy skajet e pektoralit, në buzën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit.

alb@Exodus:39:20 @ Bënë gjithashtu dy unaza të tjera ari dhe i vunë mbi dy suporet e efodit poshtë, nga përpara, pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.

alb@Exodus:39:21 @ Pastaj i lidhën unazat e pektoralit me unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, me qëllim që pektorali të rrinte mbi brezin e punuar artistikisht të efodit, dhe të mos shkëputej prej këtij të fundit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:22 @ Ai bëri gjithashtu mantelin e efodit, i tëri ngjyrë vjollce, një punim prej endësi.

alb@Exodus:39:23 @ Në mes të mantelit kishte një hapje, për të futur kokën; rreth e qark hapjes kishte një buzë stofi të punuar, ashtu si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhej.

alb@Exodus:39:24 @ Mbi buzën e mantelit bënë disa shegë në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, me fill të përdredhur.

alb@Exodus:39:25 @ Dhe bënë disa zile prej ari të pastër; dhe i vunë në mes të shegëve në buzën e mantelit, rreth e qark shegëve;

alb@Exodus:39:26 @ një zile dhe një shegë, një zile dhe një shegë, rreth e përqark, mbi buzën e mantelit, për të bërë shërbimin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:27 @ Ata bënë edhe tunikat prej liri të hollë; një punë prej endësi, për Aaronin dhe bijtë e tij,

alb@Exodus:39:28 @ çallma prej liri të hollë, zbukurimin e mbulesave të kokës prej liri të hollë dhe pantallonat prej liri të hollë të përdredhur,

alb@Exodus:39:29 @ dhe brezin prej liri të hollë të përdredhur, në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, një punë prej qëndistari, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:30 @ Pastaj bënë pllakën e diademës së shenjtë prej ari safi dhe gdhendën mbi të si mbi një vulë fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT.

alb@Exodus:39:31 @ Dhe mbërthyen në të një kordele ngjyrë vjollce për ta lidhur në majë të çallmës, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:39:32 @ Kështu përfundoi tërë puna e tabernakullit dhe e çadrës së mbledhjes. Bijtë e Izraelit vepruan sipas të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut; ata vepruan në këtë mënyrë.

alb@Exodus:39:33 @ Pastaj i çuan Moisiut tabernakullin, çadrën dhe tërë veglat e saj, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tyre,

alb@Exodus:39:34 @ mbulesën me lëkura dashi të ngjyera në të kuq, mbulesën me lëkura baldose dhe velin e perdes,

alb@Exodus:39:35 @ arkën e dëshmisë me shtizat e saj dhe pajtuesin,

alb@Exodus:39:36 @ tryezën me të gjitha veglat e saj dhe bukën e paraqitjes,

alb@Exodus:39:37 @ shandani prej ari safi me llambat e tij (llambat e vendosura në rregull), të gjitha orenditë e tij dhe vajin për dritën e shandanit,

alb@Exodus:39:38 @ altarin prej ari, vajin e vajosjes, temjanin e parfumuar dhe perden për hyrjen e çadrës,

alb@Exodus:39:39 @ altarin prej bronzi, grilën e tij prej bronzi, shtizat e tij dhe të gjitha veglat e tij, legenin me bazën e tij,

alb@Exodus:39:40 @ perdet e oborrit, shtyllat e tij me gjithë bazat, perden për hyrjen e oborrit, kordonët e oborrit, kunjat e tij dhe të gjitha veglat për shërbimin e tabernakullit, për çadrën e mbledhjes,

alb@Exodus:39:41 @ rrobat e punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj.

alb@Exodus:39:42 @ Bijtë e Izraelit e kryen tërë punën, sipas të gjitha porosive që Zoti i kishte dhënë Moisiut.

alb@Exodus:39:43 @ Moisiu, pra, shqyrtoi tërë punën; dhe ja, ata e kishin kryer simbas urdhrave të Zotit; ata e kishin bërë kështu. Kështu Moisiu i bekoi.

alb@Exodus:40:1 @ Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thënë:

alb@Exodus:40:2 @ "Ditën e parë të muajit të parë do të ngresh tabernakullin, çadrën e mbledhjes.

alb@Exodus:40:3 @ Do të vendosësh atje arkën e dëshmisë dhe do ta fshehësh arkën me një vel.

alb@Exodus:40:4 @ Do të sjellësh brenda tryezën dhe do të vendosësh mbi të gjërat që duhen; do të sjellësh gjithashtu shandanin dhe do të ndezësh llambat e tij.

alb@Exodus:40:5 @ Do të vendosësh altarin e artë për temjanin përpara arkës së dëshmisë, dhe do të vësh perden në hyrje të tabernakullit.

alb@Exodus:40:6 @ Do ta vësh altarin e olokausteve para hyrjes së tabernakullit, të çadrës së mbledhjes.

alb@Exodus:40:7 @ Do ta vendosësh legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh ujë në të.

alb@Exodus:40:8 @ Do t`i vendosësh perdet e oborrit rreth e qark dhe do të vësh një perde në hyrje të oborrit.

alb@Exodus:40:9 @ Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes dhe do të vajosh tabernakullin dhe tërë gjërat që ndodhen aty, dhe do ta shenjtërosh me të gjitha veglat e tij; dhe do të jetë i shenjtë.

alb@Exodus:40:10 @ Do të vajosh altarin e olokausteve dhe tërë orenditë e tij; do të shenjtërosh kështu altarin dhe altari do të jetë shumë i shenjtë.

alb@Exodus:40:11 @ Do të vajosh edhe legenin me të gjithë bazën e tij dhe do ta shenjtërosh.

alb@Exodus:40:12 @ Pastaj do të afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do t`i lash me ujë.

alb@Exodus:40:13 @ Do ta veshësh Aaronin me rrobat e shenjta, do ta vajosh dhe do ta shenjtërosh, që të më shërbejë si prift.

alb@Exodus:40:14 @ Do të afrosh edhe bijtë e tij dhe do t`i veshësh me tunika,

alb@Exodus:40:15 @ do t`i vajosh ashtu si do të kesh vajuar atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj; vajisja e tyre do t`u japë priftëri përjetë, brez pas brezi".

alb@Exodus:40:16 @ Moisiu ashtu veproi; bëri pikërisht të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.

alb@Exodus:40:17 @ Kështu ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë, u ndërtua tabernakulli.

alb@Exodus:40:18 @ Moisiu e ngriti tabernakullin, hodhi bazat e tij, sistemoi dërrasat e tij, i vuri traversat e tij dhe ngriti shtyllat e tij.

alb@Exodus:40:19 @ Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi këtë vendosi mbulesën e çadrës, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:20 @ Pastaj mori dëshminë dhe e vendosi brenda arkës, u vuri shtizat unazave të arkës, dhe e vuri pajtuesin mbi arkë;

alb@Exodus:40:21 @ e çoi arkën në tabernakull, e vari velin e perdes dhe kështu fshehu arkën e dëshmisë, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:22 @ Vendosi gjithashtu tryezën në çadrën e mbledhjes, në krahun verior të tabernakullit, jashtë velit.

alb@Exodus:40:23 @ Vendosi sipër me rregull bukën përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:24 @ Pastaj vuri shandanin në çadrën e mbledhjes, përballë tryezës, nga ana jugore e tabernakullit;

alb@Exodus:40:25 @ dhe ndezi llambat përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:26 @ Pastaj vuri altarin e artë në çadrën e mbledhjes, përpara velit,

alb@Exodus:40:27 @ dhe mbi të dogji temjanin e parfumuar, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:28 @ Vuri gjithashtu perden në hyrje të tabernakullit.

alb@Exodus:40:29 @ Pastaj vendosi altarin e olokausteve në hyrje të tabernakullit, të çadrës së mbledhjes, dhe mbi të ofroi olokaustin dhe blatimin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:30 @ Pastaj vuri legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujë për t`u larë.

alb@Exodus:40:31 @ Dhe me këtë ujë, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij lanë duart dhe këmbët;

alb@Exodus:40:32 @ kur hynin në çadrën e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

alb@Exodus:40:33 @ Ndërtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden në hyrje të oborrit. Kështu Moisiu e përfundoi punën e tij.

alb@Exodus:40:34 @ Atëherë reja e mbuloi çadrën e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin.

alb@Exodus:40:35 @ Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.

alb@Exodus:40:36 @ Në të tëra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit niseshin;

alb@Exodus:40:37 @ por në rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditën që ajo të ngrihej.

alb@Exodus:40:38 @ Sepse reja e Zotit qëndronte mbi tabernakullin gjatë ditës, dhe natën mbi të qëndronte një zjarr, para syve të të gjithë shtëpisë së Izraelit, gjatë gjithë zhvendosjeve së tyre.?


Seeker Overlay: Off On

[BookofExodus] [Exodus:38] [Exodus:39-40 ] [Exodus:40] [Discuss] Tag Exodus:39-40 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: