Ezekiel:33:21-33




alb@Ezekiel:33:21 @ Vitin e dymbëdhjetë të robërisë sonë, muajin e dhjetë, ditën e pestë të muajit, ndodhi që arriti tek unë një i ikur nga Jeruzalemi dhe më tha: "Qyteti është pushtuar".

alb@Ezekiel:33:22 @ Një mbrëmje para se të vinte ikanaku, dora e Zotit u vu mbi mua dhe më kishte hapur gojën kështu, kur në mëngjes ai arriti tek unë, goja ime mbeti e hapur dhe nuk qeshë më memec.

alb@Ezekiel:33:23 @ Fjala e Zotit m`u drejtua pastaj, duke thënë:

alb@Ezekiel:33:24 @ "Bir njeriu, banorët e këtyre rrënojave në vendin e Izraelit thonë: "Abrahami ishte vetëm dhe pati zotërimin e vendit, por ne jemi shumë dhe zotërimi i vendit na jepet neve".

alb@Ezekiel:33:25 @ Prandaj u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ju hani mishin me gjakun, ngrini sytë nga idhujt tuaj, derdhni gjak dhe dëshironi të zotëroni vendin.

alb@Ezekiel:33:26 @ Ju mbështeteni te shpata juaj, kryeni gjëra të neveritshme, secili ndot gruan e fqinjit të tij dhe dëshironi të zotëroni vendin.

alb@Ezekiel:33:27 @ U thuaj kështu atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, ata që banojnë midis atyre rrënojave do të vriten nga shpata, ata që janë në fushë të hapur do t`ua jap për të ngrënë kafshëve dhe ata që janë në fortesa dhe në shpella do të vdesin nga murtaja.

alb@Ezekiel:33:28 @ Do ta katandis vendin në një mjerim dhe në shkreti, kryelartësia e forcës së tij do të ligështohet dhe kështu malet e Izraelit do të jenë aq të shkretuar sa që askush nuk do të kalojë më andej.

alb@Ezekiel:33:29 @ Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur ta kem katandisur vendin në mjerim dhe në shkreti për shkak të të gjitha gjërave të neveritshme që kanë kryer.

alb@Ezekiel:33:30 @ Sa për ty, bir njeriu, bijtë e popullit tënd flasin për ty pranë mureve dhe te pragu i shtëpive të tyre, i flasin njeri tjetrit, duke i thënë secili vëllait të tij: "Eja të dëgjosh cila është fjala që vjen nga Zoti".

alb@Ezekiel:33:31 @ Kështu vijnë te ti ashtu si bën njerëzia, ulen para teje ashtu si bën populli im dhe dëgjojnë fjalët e tua, por nuk i vënë në praktikë; me gojën e tyre, pra, tregojnë dashuri të madhe, por zemra e tyre shkon pas fitimit të tyre të padrejtë.

alb@Ezekiel:33:32 @ Ja, ti je për ta si një këngë dashurie e dikujt që ka një zë të bukur dhe di t`i bjerë mirë një vegle; ata dëgjojnë fjalët e tua, por nuk i vënë në praktikë.

alb@Ezekiel:33:33 @ Dhe ja kur të ndodhë ajo gjë (dhe ja që po ndodh) do të pranojnë që në mes tyre ka pasur një profet".


Seeker Overlay: Off On

[BookofEzekiel] [Ezekiel:32] [Ezekiel:33] [Ezekiel:34] [Discuss] Tag Ezekiel:33:21-33 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: