Genesis:27:6-29




alb@Genesis:27:6 @ Atëherë Rebeka i foli Jakobit, birit të saj, dhe i tha: "Ja, unë dëgjova babanë tënd që i fliste Esaut, vëllait tënd duke i thënë:

alb@Genesis:27:7 @ "Më sill gjah dhe më përgatit një gjellë të shijshme, që unë ta ha dhe të të bekoj në prani të Zotit, para se të vdes".

alb@Genesis:27:8 @ Prandaj, biri im, bindju zërit tim dhe bëj atë që të urdhëroj.

alb@Genesis:27:9 @ Shko tani në kope dhe më sill dy keca të mirë; unë do të përgatis një gjellë të shijshme për babanë tënd, nga ato që i pëlqejnë atij.

alb@Genesis:27:10 @ Pastaj ti do t`ia çosh babait tënd që ta hajë, dhe kështu ai do të bekojë para se të vdesë".

alb@Genesis:27:11 @ Jakobi i tha Rebekës, nënës së tij: "Ja, vëllai im Esau është leshtor, ndërsa unë e kam lëkurën të lëmuar.

alb@Genesis:27:12 @ Ndofta babai im më prek me dorë; do t`i dukem atij mashtrues dhe do të tërheq mbi vete një mallkim në vend të një bekimi".

alb@Genesis:27:13 @ Por nëna e tij iu përgjegj: "Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im! Bindju vetëm asaj që të thashë dhe shko të marrësh kecat"

alb@Genesis:27:14 @ Ai vajti pra t`i marrë dhe ia çoi nënës së tij; dhe e ëma përgatiti me to një gjellë të shijshme, nga ato që i pëlqenin babait të tij.

alb@Genesis:27:15 @ Pastaj Rebeka mori rrobat më të bukura të Esaut, birit të saj më të madh, që i mbante në shtëpi pranë vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit të saj më të vogël;

alb@Genesis:27:16 @ dhe me lëkurët e kecave veshi duart e tij dhe pjesën e lëmuar të qafës së tij.

alb@Genesis:27:17 @ Pastaj vuri në dorë të Jakobit, birit të saj, gjellën e shijshme dhe bukën që kishte përgatitur.

alb@Genesis:27:18 @ Atëherë ai shkoi tek i ati dhe i tha: "Ati im!". Isaku u përgjegj: "Ja ku jam; kush je ti, biri im?".

alb@Genesis:27:19 @ Atëherë Jakobi i tha babait të tij: "Jam Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më ke thënë. Tani çohu, ulu dhe fillo të hash nga gjahu im, me qëllim që shpirti yt të më bekojë".

alb@Genesis:27:20 @ Por Isaku i tha të birit: "Por si bëre që e gjete kaq shpejt, biri im?". Ai u përgjegj: "Sepse Zoti, Perëndia yt, bëri që të vijë tek unë".

alb@Genesis:27:21 @ Atëherë Isaku i tha Jakobit: "Afrohu dhe lërmë të të prek, biri im, për të ditur nëse je pikërisht biri im Esau ose jo".

alb@Genesis:27:22 @ Dhe kështu Jakobi iu afrua Isakut, babait të tij; dhe mbasi ky e preku me dorë, tha: "Zëri është i Jakobit, por duart janë duart e Esaut".

alb@Genesis:27:23 @ Kështu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vëllait të tij Esau; dhe e bekoi.

alb@Genesis:27:24 @ Dhe tha: "A je ti me të vërtetë biri im Esau?". Ai u përgjigj: "Po".

alb@Genesis:27:25 @ Atëherë Isaku i tha: "Më shërbe që të ha nga gjahu i birit tim dhe shpirti im të të bekojë". Kështu Jakobi i shërbeu dhe Isaku hëngri. Jakobi i solli edhe verë dhe ai e piu.

alb@Genesis:27:26 @ Pastaj babai i tij Isaku i tha: "Tani afrohu dhe më puth, biri im".

alb@Genesis:27:27 @ Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erën e rrobave të tij dhe e bekoi duke thënë: "Ja, era e tim biri është si era e një fushe, që Zoti e ka bekuar.

alb@Genesis:27:28 @ Perëndia të dhëntë vesën e qiellit dhe pjellorinë e tokës, si edhe bollëkun e grurit dhe të verës.

alb@Genesis:27:29 @ Të shërbefshin popujt dhe kombet u përkulshin para teje. Qofsh pronar i vëllezërve të tu dhe bijtë e nënës sate u përkulshin para teje. I mallkuar qoftë cilido të mallkon, i bekuar qoftë cilido të bekon!".


Seeker Overlay: Off On

[BookofGenesis] [Genesis:26] [Genesis:27] [Genesis:28] [Discuss] Tag Genesis:27:6-29 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: