Genesis:36-38




alb@Genesis:36:1 @ Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi.

alb@Genesis:36:2 @ Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut;

alb@Genesis:36:3 @ dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit.

alb@Genesis:36:4 @ Ada i lindi Esaut Elifazin;

alb@Genesis:36:5 @ Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit.

alb@Genesis:36:6 @ Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,

alb@Genesis:36:7 @ sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t`i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.

alb@Genesis:36:8 @ Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi.

alb@Genesis:36:9 @ Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit.

alb@Genesis:36:10 @ Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut.

alb@Genesis:36:11 @ Bijtë e Elifazit qenë: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci.

alb@Genesis:36:12 @ Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Këta qenë bijtë e Adës, gruaja e Esaut.

alb@Genesis:36:13 @ Këta qenë bijtë e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Këta qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.

alb@Genesis:36:14 @ Këta qenë bijtë e Oholibamahës, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun.

alb@Genesis:36:15 @ Këta qenë krerët e bijve të Esaut: bijtë e Elifazit, i parëlinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz,

alb@Genesis:36:16 @ kreu Korah, kreu Gatam dhe kreu Amalek; këta qenë krerët e rrjedhur nga Elifazi në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Adës.

alb@Genesis:36:17 @ Këta qenë bijtë e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Micah; këta qenë krerët e rrjedhur nga Reueli në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.

alb@Genesis:36:18 @ Këta qenë bijtë e Oholibamahës, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qenë krerët e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut.

alb@Genesis:36:19 @ Këta qenë bijtë e Esaut, që është Edomi, dhe këta qenë krerët e tyre.

alb@Genesis:36:20 @ Këta qenë bijtë e Seirit, Horeut, që banonin atë vend: Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu.

alb@Genesis:36:21 @ Dishoni, Etseri dhe Dishani. Këta qenë krerët e Horejve, bijtë e Seirit, në vendin e Edomit.

alb@Genesis:36:22 @ Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna.

alb@Genesis:36:23 @ Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami.

alb@Genesis:36:24 @ Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij.

alb@Genesis:36:25 @ Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut.

alb@Genesis:36:26 @ Këta qenë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.

alb@Genesis:36:27 @ Këta qenë bijtë e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani.

alb@Genesis:36:28 @ Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani.

alb@Genesis:36:29 @ Këta qenë krerët e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah,

alb@Genesis:36:30 @ kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Këta qenë krerët e Horejve, krerët që ata patën në vendin e Seirit.

alb@Genesis:36:31 @ Këta qenë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit, para se ndonjë mbret të sundonte mbi bijtë e Izraelit:

alb@Genesis:36:32 @ Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah.

alb@Genesis:36:33 @ Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu.

alb@Genesis:36:34 @ Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve.

alb@Genesis:36:35 @ Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith.

alb@Genesis:36:36 @ Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu.

alb@Genesis:36:37 @ Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë.

alb@Genesis:36:38 @ Sauli vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, i biri i Akborit.

alb@Genesis:36:39 @ Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe në vendin e tij mbretëroi Hadari. Emri i qytetit të tij qe Pau, dhe emri i gruas së tij qe Mehetabel, e bija e Metredës dhe e Mezahabut.

alb@Genesis:36:40 @ Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, simbas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth,

alb@Genesis:36:41 @ kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon,

alb@Genesis:36:42 @ kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar,

alb@Genesis:36:43 @ kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit simbas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i Edomitëve.

alb@Genesis:37:1 @ Por Jakobi banoi në vendin ku i ati kishte qëndruar, në vendin e Kanaanëve.

alb@Genesis:37:2 @ Këta janë pasardhësit e Jakobit. Jozefi, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, kulloste kopenë bashkë me vëllezërit e tij; i riu rrinte me bijën e Bilhahës dhe me bijtë e Zilpahës, që ishin gratë e babait të tij. Por Jozefi i tregoi të atit për namin e keq që përhapej mbi sjelljen e tyre.

alb@Genesis:37:3 @ Por Izraeli e donte Jozefin më tepër se tërë bijtë e tij, sepse ishte biri i pleqërisë së tij; dhe i bëri një rrobe të gjatë deri te këmbët.

alb@Genesis:37:4 @ Por vëllezërit e tij, duke parë që i ati i tyre e donte më tepër nga të gjithë vëllezërit e tjerë, filluan ta urrejnë dhe nuk mund t`i flisnin në mënyrë miqësore.

alb@Genesis:37:5 @ Por Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve të tij; dhe këta e urryen edhe më tepër.

alb@Genesis:37:6 @ Ai u tha atyre: "Dëgjoni, ju lutem, ëndrrën që pashë.

alb@Genesis:37:7 @ Ne ishim duke lidhur duaj në mes të arës, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qëndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhën dhe u përkulën përpara duajve të mi".

alb@Genesis:37:8 @ Atëherë vëllezërit e tij i thanë: "A duhet të mbretërosh ti mbi ne, ose do të na sundosh me të vërtetë?". Dhe e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave të tij dhe të fjalëve të tij.

alb@Genesis:37:9 @ Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: "Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje".

alb@Genesis:37:10 @ Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ç`kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?".

alb@Genesis:37:11 @ Dhe vëllezërit e tij e kishin zili, por i ati e mbante përbrenda këtë gjë.

alb@Genesis:37:12 @ Ndërkaq vëllezërit e Jozefit kishin vajtur për të kullotur kopenë e atit të tyre në Sikem.

alb@Genesis:37:13 @ Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Vëllezërit e tu a nuk janë ndofta duke kullotur kopenë në Sikem? Eja, do të dërgoj tek ata". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".

alb@Genesis:37:14 @ Izraeli i tha: "Shko të shikosh në se vëllezërit e tu janë mirë dhe në se kopeja shkon mirë, dhe kthehu të më japësh përgjigje". Kështu e nisi në luginën e Hebronit dhe ai arriti në Sikem.

alb@Genesis:37:15 @ Ndërsa ai endej në fushë, një burrë e gjeti dhe e pyeti: "Çfarë kërkon?".

alb@Genesis:37:16 @ Ai u përgjegj: "Jam duke kërkuar vëllezërit e mi; të lutem më trego se ku ndodhen duke kullotur bagëtinë".

alb@Genesis:37:17 @ Ai burrë i tha: "Ata kanë ikur së këtejmi, sepse i dëgjova që thonin: "Të shkojmë në Dothan"". Atëherë Jozefi shkoi të kërkojë vëllezërit e tij dhe i gjeti në Dothan.

alb@Genesis:37:18 @ Ata e panë së largu, dhe para se t`u afrohej, komplotuan kundër tij për ta vrarë.

alb@Genesis:37:19 @ Dhe i thanë njëri tjetrit: "Ja ku po vjen ëndërruesi!

alb@Genesis:37:20 @ Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim në një pus; do të themi pastaj që një kafshë e egër e hëngri; kështu do të shohim se ç`përfundim do të kenë ëndërrat e tij".

alb@Genesis:37:21 @ Rubeni i dëgjoi këto dhe vendosi ta shpëtojë nga duart e tyre, dhe tha: "Nuk do ta vrasim".

alb@Genesis:37:22 @ Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj". Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t`ia shpënë të atit.

alb@Genesis:37:23 @ Kur Jozefi arriti pranë vëllezërve të tij, këta e zhveshën nga veshja e tij, nga rrobja e gjatë që i arrinte deri te këmbët;

alb@Genesis:37:24 @ pastaj e kapën dhe e hodhën në pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujë brenda.

alb@Genesis:37:25 @ Pastaj u ulën për të ngrënë; por, duke ngritur sytë, ata panë një karvan Ismaelitësh që vinte nga Galaadi me devetë e tyre të ngarkuara me erëza, balsame dhe mirrë, dhe udhëtonte për t`i çuar në Egjipt.

alb@Genesis:37:26 @ Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: "Ç`dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij?

alb@Genesis:37:27 @ Ejani, t`ia shesim Ismaelitëve dhe të mos e godasë dora jonë, sepse është vëllai ynë, mishi ynë". Dhe vëllezërit e tij e dëgjuan.

alb@Genesis:37:28 @ Ndërsa po kalonin ata tregtarë Madianitë, ata e ngritën dhe e nxorën Jozefin jashtë pusit dhe ia shitën Ismaelitëve për njëzet monedha argjendi. Dhe këta e shpunë Jozefin në Egjipt.

alb@Genesis:37:29 @ Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte më në pus. Atëherë ai i çorri rrobat e tij.

alb@Genesis:37:30 @ Pastaj u kthye te vëllezërit e tij dhe tha: "Djali nuk është më; po unë, ku do të shkoj unë?".

alb@Genesis:37:31 @ Kështu ata muarën rrobën e gjatë të Jozefit, therën një cjap dhe e futën rrobën në gjak.

alb@Genesis:37:32 @ Pastaj e çuan rrobën te babai dhe i thanë: "Kemi gjetur këtë; shiko pak nëse është rrobja e birit tënd".

alb@Genesis:37:33 @ Dhe ai e njohu dhe tha: "Éshtë rrobja e tim biri, e ka ngrënë ndonjë kafshë e egër; me siguri Jozefin e kanë bërë copë e çikë".

alb@Genesis:37:34 @ Atëherë Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi një grathore dhe mbajti zi për birin e tij shumë ditë.

alb@Genesis:37:35 @ Dhe të gjithë bijtë dhe të gjitha bijat e tij erdhën për ta ngushëlluar, por ai nuk pranoi të ngushëllohet dhe tha: "Unë do të zbres në Sheol pranë birit tim për të mbajtur zi". Kështu e qau i ati.

alb@Genesis:37:36 @ Ndërkaq Madianitët e shitën Jozefin në Egjipt dhe ia shitën Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.

alb@Genesis:38:1 @ Por në atë kohë ndodhi që Juda la vëllezërit e tij dhe shkoi të rrijë me një burrë nga Adullami, që quhej Hirah.

alb@Genesis:38:2 @ Kur Juda pa vajzën e një burri Kananean të quajtur Shua e mori për grua dhe u bashkua me të.

alb@Genesis:38:3 @ Dhe ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ajo e quajti Er.

alb@Genesis:38:4 @ Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ai e quajti Onan.

alb@Genesis:38:5 @ Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një bir, të cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte në Kecib kur ajo lindi.

alb@Genesis:38:6 @ Pastaj Juda i dha Erit të parëlindurit të tij, një grua të quajtur Tamara.

alb@Genesis:38:7 @ Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit dhe Zoti e bëri të vdesë.

alb@Genesis:38:8 @ Atëherë Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd".

alb@Genesis:38:9 @ Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij.

alb@Genesis:38:10 @ Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.

alb@Genesis:38:11 @ Atëherë Juda i tha Tamarës, nuses së birit të tij: "Rri si e ve në shtëpinë e atit tënd, deri sa biri im Shelah të rritet". Sepse mendonte: "Kam frikë se edhe ai ka për të vdekur si vëllezërit e tij". Kështu Tamara u nis dhe banoi në shtëpinë e të atit.

alb@Genesis:38:12 @ Mbas një kohe të gjatë vdiq gruaja e Judës, që ishte e bija e Shuas; kur mbaroi zinë, Juda u ngjit tek ata që qethnin delet e tij në Timnah bashkë me mikun e tij Hirah, i quajtur Adullamiti.

alb@Genesis:38:13 @ Këtë e mori vesh Tamara dhe asaj i thanë: "Ja, vjehrri yt po ngjitet në Timnah për të qethur delet e tij".

alb@Genesis:38:14 @ Atëherë ajo hoqi rrobat e saj të vejërisë, u mbulua me një velo dhe u mbështoll e tëra; pastaj u ul te porta e Enaimit, që ndodhet në rrugën drejt Timnahut; në fakt ajo kishte parë që Shelahu ishte rritur më në fund, por ajo nuk i ishte dhënë për grua.

alb@Genesis:38:15 @ Sa e pa Juda mendoi që ajo ishte prostitutë, sepse e kishte fytyrën të mbuluar.

alb@Genesis:38:16 @ Prandaj ai iu afrua asaj në rrugë dhe i tha: "Lërmë të hyj te ti". Në të vërtetë nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit të tij. Ajo iu përgjegj: "Çfarë do të më japësh për të hyrë tek unë?"

alb@Genesis:38:17 @ Atëherë ai i tha: "Do të të dërgoj një kec nga kopeja ime". Ajo e pyeti: "A më jep një peng deri sa të ma dërgosh?".

alb@Genesis:38:18 @ Ai i tha: "Çfarë pengu duhet të të jap?". Ajo u përgjegj: "Vulën tënde, kordonin tënd dhe bastunin që ke në dorë". Ai ia dha, hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me të.

alb@Genesis:38:19 @ Pastaj ajo u ngrit dhe iku; hoqi velin dhe veshi përsëri rrobat e saj të vejërisë.

alb@Genesis:38:20 @ Por Juda i dërgoi kecin me anë të mikut të tij, Adulamitit, për të rimarë pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti atë.

alb@Genesis:38:21 @ Atëherë pyeti njerëzit vendas duke thënë: "Ku është ajo prostitutë që rrinte në Enaim, në rrugë?". Ata u përgjigjën: "Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu".

alb@Genesis:38:22 @ Kështu ai u kthye te Juda dhe i tha: "Nuk e gjeta; veç kësaj vendasit më thanë: "Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu"".

alb@Genesis:38:23 @ Atëherë Juda tha: "Le ta mbajë, pra, pengun që i dhashë, sepse nuk duam të mbulohemi me turp. Ja, unë i dërgova këtë kec dhe ti nuk e gjete".

alb@Genesis:38:24 @ Tre muaj më vonë erdhën dhe i thanë Judës: "Tamara, nusja e birit tënd, është bërë prostitutë; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrë". Atëherë Juda u tha: "Nxirreni jashtë dhe digjeni!".

alb@Genesis:38:25 @ Ndërsa po e nxirrnin jashtë, ajo i çoi fjalë të vjehrrit: "Njeriu të cilit i përkasin këto sende, më la me barrë". Pastaj tha: "Shiko në se mund të dallosh të kujt janë këto sende: vula, kordoni dhe bastuni".

alb@Genesis:38:26 @ Juda i njohu dhe i tha: "Ajo është më e drejtë se unë, se unë nuk ia dhashë Shelahut, birit tim". Dhe ai nuk pati më marrëdhënie me të.

alb@Genesis:38:27 @ Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte në bark dy binjakë.

alb@Genesis:38:28 @ Ndërsa po lindte, njeri prej tyre nxori jashtë një dorë dhe mamia e kapi dhe i lidhi një fije të kuqe flakë, duke thënë: "Ky doli i pari".

alb@Genesis:38:29 @ Por ai e tërhoqi dorën e tij, dhe ja që doli jashtë vëllai i tij. Atëherë mamia tha: "Si ia çave rrugën vetes?". Për këtë arësye u quajt Perets.

alb@Genesis:38:30 @ Pastaj doli vëllai i tij, që kishte rreth dorës fijen ngjyrë të kuqe flakë; dhe u quajt Zerah.

alb@Genesis:39:1 @ Ndërkaq Jozefi u çua në Egjipt; dhe Potifari, oficeri i Faraonit dhe kapiten i rojeve, një egjiptas, e bleu nga Ismaelitët që e kishin sjellë atje.


Seeker Overlay: Off On

[BookofGenesis] [Genesis:35] [Genesis:36-38 ] [Genesis:37] [Discuss] Tag Genesis:36-38 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: