Genesis:5-8




alb@Genesis:5:1 @ Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.

alb@Genesis:5:2 @ Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.

alb@Genesis:5:3 @ Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.

alb@Genesis:5:4 @ Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.

alb@Genesis:5:5 @ Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.

alb@Genesis:5:6 @ Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.

alb@Genesis:5:7 @ Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:8 @ Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.

alb@Genesis:5:9 @ Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.

alb@Genesis:5:10 @ Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:11 @ Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.

alb@Genesis:5:12 @ Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli

alb@Genesis:5:13 @ Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:14 @ Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.

alb@Genesis:5:15 @ Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.

alb@Genesis:5:16 @ Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:17 @ Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.

alb@Genesis:5:18 @ Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.

alb@Genesis:5:19 @ Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.

alb@Genesis:5:20 @ Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.

alb@Genesis:5:21 @ Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.

alb@Genesis:5:22 @ Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:23 @ Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.

alb@Genesis:5:24 @ Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.

alb@Genesis:5:25 @ Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.

alb@Genesis:5:26 @ Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.

alb@Genesis:5:27 @ Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.

alb@Genesis:5:28 @ Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir;

alb@Genesis:5:29 @ dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".

alb@Genesis:5:30 @ Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë.

alb@Genesis:5:31 @ Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.

alb@Genesis:5:32 @ Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.

alb@Genesis:6:1 @ Kur njerëzit filluan të shumohen mbi faqen e dheut dhe u lindën atyre vajza,

alb@Genesis:6:2 @ djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë.

alb@Genesis:6:3 @ Dhe Zoti tha: "Fryma im nuk do të hahet gjithnjë me njeriun, sepse në shthurjen e tij ai nuk është veçse mish; ditët e tij do të jenë, pra, njëqind e njëzet vjet".

alb@Genesis:6:4 @ Kishte gjigantë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve.

alb@Genesis:6:5 @ Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë.

alb@Genesis:6:6 @ Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.

alb@Genesis:6:7 @ Kështu Zoti tha: "Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar".

alb@Genesis:6:8 @ Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit.

alb@Genesis:6:9 @ Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë.

alb@Genesis:6:10 @ Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin.

alb@Genesis:6:11 @ Por toka ishte e korruptuar para Perëndisë dhe plot e përplot me dhunë.

alb@Genesis:6:12 @ Tani Perëndia vështroi tokën dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse çdo mish i tokës kishte shthurur sjelljen e tij.

alb@Genesis:6:13 @ Dhe Perëndia i tha Noeut: "Kam vendosur t`i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja, unë do t`i zhduk bashkë me tokën.

alb@Genesis:6:14 @ Bëj një arkë prej druri; bëje arkën me dhoma dhe lyeje me bitum nga jashtë e nga brenda

alb@Genesis:6:15 @ Por ti do ta ndërtosh në këtë mënyrë: gjatësia e arkës do të jetë treqind kubitë, gjerësia pesëdhjetë dhe lartësia tridhjetë.

alb@Genesis:6:16 @ Do ta bësh arkën me një dritare dhe do ta mbarosh me një kubit mbulese nga sipër; anash arkës do të vendosësh derën dhe do ta bësh me tre kate, pra me katin e poshtëm, të mesëm dhe të sipërm.

alb@Genesis:6:17 @ Dhe ja, unë vet kam për të sjellë përmbytjen e ujërave mbi tokë, për të shkatërruar nën qiellin çdo mish që ka shenjë jete; çdo gjë që ndodhet mbi tokën ka për të vdekur.

alb@Genesis:6:18 @ Por unë do të caktoj besëlidhjen time me ty dhe ti do të futesh në arkën: ti, fëmijët e tu, gruaja jote dhe gratë e bijve të tu.

alb@Genesis:6:19 @ Dhe nga çdo gjë që jeton prej çdo lloj mishi fut në arkë dy nga çdo lloj, për t`i ruajtur me vete gjallë bashkë me ty; dhe të jenë mashkull dhe femër.

alb@Genesis:6:20 @ Nga zogjtë, nga bagëtia dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre, dy nga çdo lloj do të vijnë te ti, që të ruhen gjallë.

alb@Genesis:6:21 @ Dhe merr për vete nga çdo ushqim që hahet, grumbulloje dhe ruaje, në mënyrë që të shërbejë si ushqim për ty dhe për ata".

alb@Genesis:6:22 @ Dhe Noeu veproi ashtu, bëri pikërisht të gjitha ato që Perëndia i kishte urdhëruar.

alb@Genesis:7:1 @ Atëherë Zoti i tha Noeut: "Hyrë në arkë bashkë me tërë familjen tënde, sepse pashë se je i drejtë para meje në këtë brez.

alb@Genesis:7:2 @ Nga çdo lloj kafshe të pastër merr shtatë çifte, meshkuj e femra, si dhe nga kafshët jo të pastra një çift, mashkull dhe femër;

alb@Genesis:7:3 @ edhe nga zogjtë e qiellit merr shtatë çifte, meshkuj e femra, për të ruajtur gjallë farën e tyre mbi faqen e tërë dheut;

alb@Genesis:7:4 @ sepse mbas shtatë ditëve do të bëj që të bjerë shi mbi tokë për dyzet ditë e dyzet net me rradhë, dhe do të shfaros nga faqja e dheut tërë qeniet e gjalla që kam krijuar".

alb@Genesis:7:5 @ Dhe Noeu bëri pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti.

alb@Genesis:7:6 @ Noeu ishte gjashtëqind vjeç kur mbi tokë ndodhi përmbytja e ujërave.

alb@Genesis:7:7 @ Kështu Noeu u fut në arkë bashkë me bijtë e tij, me të shoqen dhe me gratë e bijve të tij, për shkak të ujërave të përmbytjes.

alb@Genesis:7:8 @ Nga kafshët e pastra dhe nga kafshët jo të pastra, nga zogjtë e nga të gjitha llojet që zvarriten mbi tokë,

alb@Genesis:7:9 @ erdhën dy nga dy para Noeut, në arkë, një mashkull e një femër, ashtu si e kishte porositur Perëndia atë.

alb@Genesis:7:10 @ Në fund të shtatë ditëve, ujërat e përmbytjes mbuluan tokën.

alb@Genesis:7:11 @ Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në muajin e dytë dhe në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, në atë ditë tërë burimet e humnerës së madhe shpërthyen dhe kataraktet e qiellit u hapën.

alb@Genesis:7:12 @ Dhe ra shi mbi tokë për dyzet ditë dhe dyzet net.

alb@Genesis:7:13 @ Po atë ditë hynë në arkë Noeu dhe bijtë e tij Semi, Kami dhe Jafeti, gruaja e Noeut si dhe tri gratë e bijve të tij me ta;

alb@Genesis:7:14 @ ata dhe të gjitha bishat simbas llojit, tërë bagëtia simbas llojit të saj, të gjithë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokën simbas llojit të tyre, tërë zogjtë simbas llojit të tyre, tërë zogjtë e çfarëdo lloji.

alb@Genesis:7:15 @ Ata erdhën te Noeu në arkë, dy nga dy, prej çdo mishi që ka frymë jete;

alb@Genesis:7:16 @ hynë, mashkull e femër, nga çdo mish, ashtu si Perëndia e kishte porositur Noeun; pastaj Zoti i mbylli brenda

alb@Genesis:7:17 @ Dhe përmbytja ra mbi tokë për dyzet ditë me radhë; dhe ujërat u rritën dhe e ngritën arkën lart mbi tokë.

alb@Genesis:7:18 @ Ujërat u shtuan dhe u rritën shumë mbi tokë, arka pluskonte mbi sipërfaqen e ujërave.

alb@Genesis:7:19 @ Dhe ujërat u shtuan me forcë të madhe mbi tokë; të gjitha malet e larta që ndodheshin nën tërë qiellin u mbuluan.

alb@Genesis:7:20 @ Ujërat u ngritën pesëmbëdhjetë kubitë mbi to; dhe malet u mbuluan prej tyre.

alb@Genesis:7:21 @ Kështu u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë: zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit.

alb@Genesis:7:22 @ Vdiq çdo gjë që ishte mbi tokën e thatë dhe që kishte frymë jete në vrimat e hundës.

alb@Genesis:7:23 @ Dhe të gjitha gjallesat që ishin mbi faqen e dheut u shfarosën: duke filluar nga njeriu deri te bagëtia, te gjarpërinjtë dhe zogjtë e qiellit; ato u shfarosën nga toka dhe shpëtoi vetëm Noeu bashkë me ata që ishin me të në arkë.

alb@Genesis:7:24 @ Dhe ujërat mbuluan tokën për njëqind e pesëdhjetë ditë.

alb@Genesis:8:1 @ Pastaj Perëndisë iu kujtua Noeu, të gjitha gjallesat dhe tërë bagëtia që ishte me të në arkë; dhe Perëndia bëri që të fryjë një erë mbi tokë dhe ujërat e ulën lartësinë e tyre.

alb@Genesis:8:2 @ Burimet e humnerës dhe kataraktet e qiellit u mbyllën dhe shiu nga qielli pushoi.

alb@Genesis:8:3 @ Dhe ujërat vazhduan të tërhiqeshin nga toka; dhe mbas njëqind e pesëdhjetë ditësh ishin pakësuar.

alb@Genesis:8:4 @ Në muajin e shtatë, ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, arka u ndal në malet e Araratit.

alb@Genesis:8:5 @ Dhe ujërat vazhduan të pakësohen deri në muajin e dhjetë. Në muajin e dhjetë, ditën e parë të muajit, u dukën majat e maleve.

alb@Genesis:8:6 @ Kështu, mbas dyzet ditësh, ndodhi që Noeu hapi dritaren që kishte bërë në arkë,

alb@Genesis:8:7 @ dhe nisi jashtë korbin, që vazhdoi të shkojë para dhe prapa, deri sa u thanë ujërat mbi tokë.

alb@Genesis:8:8 @ Pastaj lëshoi pëllumbin për të parë në se ujërat ishin pakësuar mbi sipërfaqen e tokës.

alb@Genesis:8:9 @ Por pëllumbi nuk gjeti dot vendin ku të mbështeste këmbën e tij dhe u kthye përsëri në arkë, sepse kishte ende ujëra mbi sipërfaqen e tërë tokës; dhe ai shtriu dorën, e kapi dhe e tërhoqi brenda arkës.

alb@Genesis:8:10 @ Priti atëherë shtatë ditë të tjera, pastaj e dërgoi përsëri pëllumbin jashtë arkës.

alb@Genesis:8:11 @ Dhe pëllumbi u kthye tek ai aty nga mbrëmja; dhe ja, ai kishte në sqep një gjethe ulliri të këputur, të njomë; kështu Noeu kuptoi se ujërat ishin tërhequr nga toka.

alb@Genesis:8:12 @ Atëherë priti shtatë ditë të tjera, pastaj e lëshoi jashtë pëllumbin, por ky nuk u kthye më tek ai.

alb@Genesis:8:13 @ Në vitin e gjashtëqindenjëtë të Noeut, gjatë muajit të parë, në ditën e parë të muajit, ujërat ishin tharë mbi tokë; dhe Noeu e zbuloi arkën, vështroi dhe ja që sipërfaqja e tokës ishte e thatë.

alb@Genesis:8:14 @ Dhe kështu në muajin e dytë, në ditën e njëzet e shtatë të tij, toka ishte e thatë.

alb@Genesis:8:15 @ Atëherë Perëndia i foli Noeut, duke thënë:

alb@Genesis:8:16 @ "Dil nga arka ti, gruaja jote, bijtë e tu dhe gratë e bijve të tu bashkë me ty.

alb@Genesis:8:17 @ Nxirr me vete tërë kafshët që janë bashkë me ty, të çdo mishi që të jenë: zogj, bagëti dhe tërë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokë, me qëllim që të rriten shumë mbi tokë dhe të jenë pjellorë e të shumohen mbi tokë".

alb@Genesis:8:18 @ Kështu Noeu doli me bijtë e tij, me gruan e tij dhe me gratë e bijve të tij

alb@Genesis:8:19 @ Të gjitha kafshët, të gjithë rrëshqanorët, të gjithë zogjtë, gjthçka lëviz mbi tokë, simbas familjeve të tyre, dolën nga arka.

alb@Genesis:8:20 @ Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin.

alb@Genesis:8:21 @ Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: "Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë.

alb@Genesis:8:22 @ Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.

alb@Genesis:9:1 @ Pastaj Perëndia bekoi Noeun dhe bijtë e tij dhe u tha atyre: "Qofshi frytdhënës, shumëzoheni dhe mbusheni tokën.


Seeker Overlay: Off On

[BookofGenesis] [Genesis:4] [Genesis:5-8 ] [Genesis:6] [Discuss] Tag Genesis:5-8 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: