Isaiah:48:1-11




alb@Isaiah:48:1 @ Dëgjoni këtë, o shtëpi e Jakobit, ju që ju thërrasin me emrin e Izraelit dhe që keni dalë nga burimet e Judës, ju që betoheni për emrin e Zotit dhe që përmendni Perëndinë e Izraelit, por jo me të vërtetë dhe me drejtësi.

alb@Isaiah:48:2 @ Duke qenë se quhen me emrin e qytetit të shenjtë dhe mbështeten mbi Perëndinë e Izraelit, emri i të cilit është Zoti i ushtrive;

alb@Isaiah:48:3 @ "Unë i shpalla gjërat e kaluara që në fillim; kishin dalë nga goja ime dhe kisha bërë që t`i dëgjonin; pastaj veprova papritmas dhe ato ndodhën.

alb@Isaiah:48:4 @ Sepse e dija që ishe kokëfortë, që qafa jote ishte një brez i hekurt dhe balli yt prej bronzi,

alb@Isaiah:48:5 @ t`i kam njoftuar që në fillim, bëra që t`i dëgjosh para se të ndodhnin, që të mos kishe për të thënë: "I ka bërë idhulli im, i ka urdhëruar shëmbëlltyra ime e gdhendur dhe shëmbëlltyra ime e shkrirë".

alb@Isaiah:48:6 @ Ti e ke dëgjuar dhe e ke parë tërë këtë gjë. A nuk do ta shpallni? Që tani bëj që të dëgjosh gjëra të reja, gjëra të fshehta që ti nuk i njihje.

alb@Isaiah:48:7 @ Ato janë krijuar tashti dhe jo që në fillim; para ditës së sotme nuk i kishe dëgjuar dhe kështu nuk mund të thuash: "Ja, unë i dija".

alb@Isaiah:48:8 @ Jo, ti as nuk i ke dëgjuar as nuk i ke ditur, as veshi yt nuk ishte i hapur atëherë, sepse e dija që ti do të veproje me pabesi dhe që do të quheshe "rebel" që në bark të nënës.

alb@Isaiah:48:9 @ Për hir të emrit tim do ta shtyj për më vonë zemërimin tim, dhe për hir të lavdisë sime do ta frenoj që të mos të të shfaros.

alb@Isaiah:48:10 @ Ja, unë të kam rafinuar, por jo si argjendi; të kam provuar në poçen e pikëllimit.

alb@Isaiah:48:11 @ Për hir të vetvetes, për hir të vetvetes e bëj këtë; si mund të lë, pra, që të përdhoset emri im? Nuk do t`ia jap lavdinë time asnjë tjetri".


Seeker Overlay: Off On

[BookofIsaiah] [Isaiah:47] [Isaiah:48] [Isaiah:49] [Discuss] Tag Isaiah:48:1-11 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: