Jeremiah:49:23-27




alb@Jeremiah:49:23 @ Kundër Damaskut. Hamathia dhe Arpadi janë mbuluar me turp, sepse kanë dëgjuar një lajm të keq; po ligështohen; ka një stuhi të madhe mbi det, që nuk mund të qetësohet.

alb@Jeremiah:49:24 @ Damasku është bërë i flashkët, kthehet për të ikur, e ka kapur një drithmë; ankthi dhe dhimbjet e sulmojnë si një grua që është duke lindur.

alb@Jeremiah:49:25 @ "Vallë si nuk është braktisur qyteti i lavdërimit, qyteti i gëzimit tim?

alb@Jeremiah:49:26 @ Prandaj të rinjtë e tij do të rrëzohen në sheshet e tij dhe tërë luftëtarët do të vdesin atë ditë", thotë Zoti i ushtrive.

alb@Jeremiah:49:27 @ "Unë do të ndez zjarrin në muret e Damaskut dhe ai do të gllabërojë pallatet e Ben-Hadadit".


Seeker Overlay: Off On

[BookofJeremiah] [Jeremiah:48] [Jeremiah:49] [Jeremiah:50] [Discuss] Tag Jeremiah:49:23-27 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: