Job:16-17




alb@Job:16:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

alb@Job:16:2 @ "Gjëra të tilla kam dëgjuar shumë! Të gjithë ju jeni ngushëllues të mërzitshëm!

alb@Job:16:3 @ Kur do të marrin fund fjalimet tuaja boshe? Ose çfarë të shtyn të përgjigjesh?

alb@Job:16:4 @ Edhe unë mund të flisja si ju, po të ishit ju në vendin tim; do të mund të radhitja fjalë kundër jush duke tundur kokën time kundër jush.

alb@Job:16:5 @ Por do t`ju jepja kurajo me gojën time dhe ngushëllimi i buzëve të mia do ta lehtësonte dhembjen tuaj.

alb@Job:16:6 @ Në rast se flas, dhembja ime nuk pakësohet, në qoftë se nuk flas më, çfarë lehtësimi kam?

alb@Job:16:7 @ Por tani ai më ka çuar në pikën e fundit të forcave të mia. Ti ke shkatërruar tërë familjen time;

alb@Job:16:8 @ më ke mbuluar me rrudha dhe kjo dëshmon kundër meje, dobësia ime ngrihet dhe dëshmon kundër meje.

alb@Job:16:9 @ Zemërimi i tij më grin dhe më përndjek, kërcëllin dhëmbët kundër meje; Armiku im mpreh shikimin mbi mua.

alb@Job:16:10 @ Duke hapur gojën e tyre kundër meje, ata më godasin me përçmim mbi faqet, mblidhen tok kundër meje.

alb@Job:16:11 @ Perëndia më ka dhënë në duart e të pabesëve, më ka dorëzuar në duart e njerëzve të këqij.

alb@Job:16:12 @ Jetoja i qetë, por ai më shkatërroi, më kapi për qafe dhe më bëri copë-copë, dhe më shndërroi në objekt goditjeje.

alb@Job:16:13 @ Harkëtarët e tij më rrethojnë në çdo anë, më shpon pa mëshirë veshkat, derdh për tokë vrerin tim.

alb@Job:16:14 @ Ai më sulmon vazhdimisht me forcë, më sulet si një luftëtar.

alb@Job:16:15 @ kam qepur një grathore mbi lëkurën time, e kam ulur ballin tim në pluhur,

alb@Job:16:16 @ Fytyra ime është e kuqe nga të qarat dhe mbi qepallat e mia po zë vend hija e vdekjes,

alb@Job:16:17 @ megjithëse nuk ka asnjë dhunë në duart e mia, dhe lutja ime është e pastër.

alb@Job:16:18 @ O tokë, mos e mbulo gjakun tim, dhe britma ime mos gjeftë asnjë vend qetësimi.

alb@Job:16:19 @ Që tani, ja, dëshmitari im është në qiell, garanti im është lart.

alb@Job:16:20 @ Shokët e mi më përqeshin, por sytë e mi derdhin lotë përpara Perëndisë.

alb@Job:16:21 @ Le të përkrahë ai arsyetimet e njeriut pranë Perëndisë, ashtu si bën njeriu me fqinjin e tij

alb@Job:16:22 @ Do të kalojnë në të vërtetë edhe pak vjet akoma dhe unë do të shkoj pastaj në një rrugë pa kthim.

alb@Job:17:1 @ "Fryma ime u copëtua, ditët po më shuhen, varri po më pret.

alb@Job:17:2 @ A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.

alb@Job:17:3 @ Më jep, pra, një peng pranë teje, përndryshe kush do të më shtrëngonte dorën si garant?

alb@Job:17:4 @ Nga që i ke penguar mendjet e tyre të kuptojnë, prandaj nuk do t`i bësh të triumfojnë.

alb@Job:17:5 @ Kush i tradhton miqtë deri sa t`i grabisë, ka për t`i parë më pak sytë e fëmijëve të tij.

alb@Job:17:6 @ Por unë prej tij jam bërë gazi i popujve dhe jam katandisur në një njeri të cilin e pështyjnë në fytyrë.

alb@Job:17:7 @ Syri më erret për shkak të dhembjes dhe tërë gjymtyrët e mia nuk janë veçse hije.

alb@Job:17:8 @ Njerëzit e drejtë habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundër të pabesit.

alb@Job:17:9 @ Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.

alb@Job:17:10 @ Sa për ju të gjithë, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjë njeri të urtë.

alb@Job:17:11 @ Ditët e mia shkuan dhe planet e mia u prishën, pikërisht ato dëshira që unë ushqeja në zemër.

alb@Job:17:12 @ Ata e ndërrojnë natën në ditë, "drita është afër", thonë, për shkak të errësirës.

alb@Job:17:13 @ Në rast se e pres Sheolin si shtëpinë time në rast se e shtrij shtrojen time në terr,

alb@Job:17:14 @ në rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nëna ime dhe motra ime",

alb@Job:17:15 @ ku është, pra, shpresa ime? Kush mund të dallojë ndonjë shpresë për mua?

alb@Job:17:16 @ A do të zbres vallë në portat e Sheolit, kur do të gjejmë bashkë prehje në pluhur?".

alb@Job:18:1 @ Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:


Seeker Overlay: Off On

[BookofJob] [Job:15] [Job:16-17 ] [Job:17] [Discuss] Tag Job:16-17 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: