Job:38:4-38




alb@Job:38:4 @ Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi.

alb@Job:38:5 @ Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur?

alb@Job:38:6 @ Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,

alb@Job:38:7 @ kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?

alb@Job:38:8 @ Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës,

alb@Job:38:9 @ kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena?

alb@Job:38:10 @ Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,

alb@Job:38:11 @ dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"?

alb@Job:38:12 @ Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,

alb@Job:38:13 @ që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij?

alb@Job:38:14 @ Ndërron trajtë si argjila nën vulë dhe shquhet si një veshje.

alb@Job:38:15 @ Njerëzve të këqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copëtohet.

alb@Job:38:16 @ A ke arritur vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të humnerës?

alb@Job:38:17 @ Të janë treguar portat e vdekjes, apo ke parë vallë portat e hijes së vdekjes?

alb@Job:38:18 @ A e ke vënë re gjerësinë e tokës. Thuaje, në rast se i di të gjitha këto!

alb@Job:38:19 @ Ku është rruga që të çon në banesën e dritës? Dhe terri, ku është vendi i tij,

alb@Job:38:20 @ që ti të mund t`i çosh në vendin e tij, dhe të mund të njohësh shtigjet që të çojnë në shtëpinë e tij?

alb@Job:38:21 @ Ti e di, sepse atëherë kishe lindur, dhe numri i ditëve të tua është i madh.

alb@Job:38:22 @ Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshërit

alb@Job:38:23 @ që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për ditën e betejës dhe të luftës?

alb@Job:38:24 @ Nëpër çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë?

alb@Job:38:25 @ Kush ka hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve,

alb@Job:38:26 @ që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri,

alb@Job:38:27 @ për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari?

alb@Job:38:28 @ Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës?

alb@Job:38:29 @ Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit?

alb@Job:38:30 @ Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.

alb@Job:38:31 @ A mund t`i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?

alb@Job:38:32 @ A i bën ti të duken yllësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?

alb@Job:38:33 @ A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?

alb@Job:38:34 @ A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm?

alb@Job:38:35 @ Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".

alb@Job:38:36 @ Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim zemrës?

alb@Job:38:37 @ Kush numëron retë me anë të diturisë, dhe kush derdh shakujt e qiellit

alb@Job:38:38 @ kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre?


Seeker Overlay: Off On

[BookofJob] [Job:37] [Job:38] [Job:39] [Discuss] Tag Job:38:4-38 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: