John:12:1-19




alb@John:12:1 @ Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.

alb@John:12:2 @ Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.

alb@John:12:3 @ Atëherë Maria mori një liber vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji.

alb@John:12:4 @ Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha:

alb@John:12:5 @ ``Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t`u jepej fitimi të varfërve?``.

alb@John:12:6 @ Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç`shtinin atje brenda.

alb@John:12:7 @ Jezusi, pra, tha: ``Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.

alb@John:12:8 @ Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë``.

alb@John:12:9 @ Ndërkaq një turmë e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.

alb@John:12:10 @ Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,

alb@John:12:11 @ sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.

alb@John:12:12 @ Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem,

alb@John:12:13 @ mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: ``Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!``

alb@John:12:14 @ Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar:

alb@John:12:15 @ ``Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!``.

alb@John:12:16 @ Dishepujt e tij nuk i kuptuan për momentin këto gjëra, po, kur Jezusi ishte përlëvduar, atëherë u kujtuan se këto gjëra ishin shkruar për të, dhe që i kishin bërë këto gjëra për të.

alb@John:12:17 @ Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.

alb@John:12:18 @ Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë.

alb@John:12:19 @ Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: ``A e shihni se s`po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:11] [John:12] [John:13] [Discuss] Tag John:12:1-19 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: