John:16:17-33




alb@John:16:17 @ Atëherë disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: ``Ç`është kjo që po na thotë: "Pas pak nuk do të më shihni më", dhe: "e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni" dhe: "Sepse unë po shkoj te Ati"?``.

alb@John:16:18 @ Thoshnin pra: ``Ç`është kjo "Pas pak", për të cilën flet? Ne s`dimë ç`don të thotë``.

alb@John:16:19 @ Jezusi, pra, e kuptoi se ata donin ta pyesnin dhe u tha atyre: ``Ju po pyesni njeri tjetrin pse thashë: "Pas pak nuk do të më shihni më", dhe: "E përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni"?

alb@John:16:20 @ Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: ju do të qani dhe do të mbani zi dhe bota do të gëzohet. Ju do të pikëlloheni, por pikëllimi juaj do të kthehet në gëzim.

alb@John:16:21 @ Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fëmijën, nuk kujton më ankthin prej gëzimit që lindi një qenie njerëzore në botë

alb@John:16:22 @ Kështu edhe ju tani jeni në dhembje, por unë do t`ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet, dhe askush nuk do t`ua heqë gëzimin tuaj.

alb@John:16:23 @ Atë ditë ju nuk do të më bëni më asnjë pyetje. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se çdo gjë që t`i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t`jua japë.

alb@John:16:24 @ Deri tani ju s`keni kërkuar asgjë në emrin tim; kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.

alb@John:16:25 @ Jua kam thënë këto gjëra në shëmbëlltyra, por po vjen ora kur nuk do t`ju flas më me shëmbëlltyra, por do t`ju flas haptas për Atin.

alb@John:16:26 @ Në atë ditë ju do të kërkoni në emrin tim; dhe nuk po them se unë do t`i lutem Atit për ju;

alb@John:16:27 @ Ati vetë në fakt ju do, sepse ju më deshët mua dhe keni besuar se unë dola nga Perëndia.

alb@John:16:28 @ Unë dola nga Ati dhe erdha në botë; përsëri po e lë botën dhe kthehem tek Ati``.

alb@John:16:29 @ Dishepujt e tij i thanë: ``Ja, ti tani po flet haptas dhe s`po përdor asnjë shëmbëlltyrë.

alb@John:16:30 @ Tani ne njohim se ti di gjithçka dhe s`ke nevojë që ndokush të të pyesë; prandaj ne besojmë se ke dalë nga Perëndia``.

alb@John:16:31 @ Jezusi u përgjigj atyre: ``A besoni tani?

alb@John:16:32 @ Ja, po vjen ora, madje tashmë ka ardhur, në të cilën ju do të shpërndaheni, secili për punë të vet, dhe do të më lini vetëm; por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua.

alb@John:16:33 @ Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:15] [John:16] [John:17] [Discuss] Tag John:16:17-33 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: