John:5:31-47




alb@John:5:31 @ Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.

alb@John:5:32 @ Éshtë një tjetër që dëshmon për mua, dhe unë e di se dëshmia që ai jep për mua është e vërtetë.

alb@John:5:33 @ Ju keni dërguar te Gjoni dhe ai i ka dhënë dëshmi të vërtetës.

alb@John:5:34 @ Tani unë nuk e marr dëshminë nga asnjë njeri, por i them këto gjëra që ju të shpëtoheni.

alb@John:5:35 @ Ai ishte një kandil që digjet e ndriçon; dhe ju deshët të gëzoheni për pak kohë në dritën e tij.

alb@John:5:36 @ Por dëshmia që kam unë është më e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat që Ati më ka dhënë të kryej, ato vepra që bëj unë, dëshmojnë për mua, se Ati më ka dërguar.

alb@John:5:37 @ Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij,

alb@John:5:38 @ dhe nuk e keni fjalën e tij që të banojë në ju, sepse nuk besoni në atë që ai ka dërguar.

alb@John:5:39 @ Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.

alb@John:5:40 @ Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.

alb@John:5:41 @ Unë nuk marr lavdi nga njerëzit.

alb@John:5:42 @ Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju.

alb@John:5:43 @ Unë kam ardhur në emër të Atit tim dhe ju nuk më pranoni; po të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta pranonit.

alb@John:5:44 @ Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?

alb@John:5:45 @ Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t`ju padisë: Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;

alb@John:5:46 @ sepse nëqoftëse ju do t`i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.

alb@John:5:47 @ Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t`u besoni fjalëve të mia?``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:4] [John:5] [John:6] [Discuss] Tag John:5:31-47 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: