John:9:24-41




alb@John:9:24 @ Atëherë ata e thirrën përsëri njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: ``Jepi lavdi Perëndisë; ne e dimë se ai njeri është mëkatar``.

alb@John:9:25 @ Ai atëherë u përgjigj dhe tha: ``Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh``.

alb@John:9:26 @ E pyetën përsëri: ``Ç`të bëri? Si t`i ka hapur sytë?``.

alb@John:9:27 @ Ai u përgjigj atyre: ``Unë tashmë ua kam thënë dhe ju nuk keni dëgjuar; pse doni ta dëgjoni përsëri? Doni ndoshta të bëheni edhe ju dishepuj të tij?``.

alb@John:9:28 @ Por ata e fyen dhe thanë: ``Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj të Moisiut!

alb@John:9:29 @ Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut; sa për atë, nuk e dimë se nga është``.

alb@John:9:30 @ Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: ``E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m`i hapi sytë!

alb@John:9:31 @ Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon!

alb@John:9:32 @ Që prej fillimit të botës nuk është dëgjuar që dikush t`ia ketë hapur sytë një të linduri të verbër.

alb@John:9:33 @ Po të mos ishte ky nga Perëndia, nuk do të mund të bënte asgjë``.

alb@John:9:34 @ Ata u përgjigjën dhe i thanë: ``Ti ke lindur i tëri në mëkate e don të na mësosh?``. Dhe e nxorën jashtë.

alb@John:9:35 @ Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: ``A beson ti në Birin e Perëndisë?``.

alb@John:9:36 @ Ai u përgjigj dhe tha: ``Kush është, Zot, që unë të besoj në të?``.

alb@John:9:37 @ Dhe Jezusi i tha: ``Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet``.

alb@John:9:38 @ Atëherë ai tha: ``Unë besoj, o Zot``; dhe e adhuroi.

alb@John:9:39 @ Pastaj Jezusi tha: ``Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen``.

alb@John:9:40 @ Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: ``Jemi të verbër edhe ne?``.

alb@John:9:41 @ Jezusi u përgjigj atyre: ``Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mëkati juaj mbetet``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:8] [John:9] [John:10] [Discuss] Tag John:9:24-41 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: