Lamentations:5
alb@Lamentations:5:1 @ Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.
alb@Lamentations:5:2 @ Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.
alb@Lamentations:5:3 @ Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.
alb@Lamentations:5:4 @ Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.
alb@Lamentations:5:5 @ Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.
alb@Lamentations:5:6 @ I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t`u ngopur me bukë.
alb@Lamentations:5:7 @ Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.
alb@Lamentations:5:8 @ Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.
alb@Lamentations:5:9 @ E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.
alb@Lamentations:5:10 @ Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.
alb@Lamentations:5:11 @ Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.
alb@Lamentations:5:12 @ Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar
alb@Lamentations:5:13 @ Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.
alb@Lamentations:5:14 @ Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.
alb@Lamentations:5:15 @ Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.
alb@Lamentations:5:16 @ Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!
alb@Lamentations:5:17 @ Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:
alb@Lamentations:5:18 @ për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.
alb@Lamentations:5:19 @ Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.
alb@Lamentations:5:20 @ Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?
alb@Lamentations:5:21 @ Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.
alb@Lamentations:5:22 @ Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?