Luke:10:1-24




alb@Luke:10:1 @ Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij, në çdo qytet dhe vend, ku ai do të shkonte.

alb@Luke:10:2 @ Dhe u thoshte atyre: ``E korra është e madhe, kurse punëtorë janë pak; lutni Zotin e të korrës që të çojë punëtorë në të korrën e vet.

alb@Luke:10:3 @ Shkoni; ja, unë ju dërgoj si qengja në mes të ujqërve.

alb@Luke:10:4 @ Mos merrni me vete as çanta, as trasta, as sandale dhe mos përshëndetni asnjeri rrugës.

alb@Luke:10:5 @ Dhe në cilëndo shtëpi ku të hyni, më përpara thoni: "Paqe në këtë shtëpi".

alb@Luke:10:6 @ Dhe nëse është aty një bir i paqes, paqja juaj do të zbresë mbi të; nëse jo, do të kthehet tek ju.

alb@Luke:10:7 @ Rrini, pra, në të njëjtën shtëpi, hani dhe pini atë që do t`ju japin, sepse punëtori meriton shpërblimin e vet. Mos kaloni nga një shtëpi në një tjetër.

alb@Luke:10:8 @ Dhe në çdo qytet ku të hyni, nëse ju pranojnë, hani çfarë t`ju vënë përpara.

alb@Luke:10:9 @ Dhe shëroni të sëmurit që do të jenë në të dhe u thoni atyre: "Mbretëria e Perëndisë ju është afruar"

alb@Luke:10:10 @ Por në çdo qytet ku të hyni, nëse nuk ju pranojnë, dilni në rrugët e tij dhe thoni:

alb@Luke:10:11 @ "Ne po shkundim kundër jush edhe pluhurin e qytetit tuaj që na u ngjit; veç ta dini se mbretëria e Perëndisë ju është afruar".

alb@Luke:10:12 @ Unë ju them se atë ditë Sodoma do ta ketë më të lehtë sesa ai qytet.

alb@Luke:10:13 @ Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti, Betsaida! Sepse, po të ishin bërë në Tiro dhe në Sidon mrekullitë që u bënë te ju, ata prej kohësh do të kishin bërë pendesë duke u veshur me thasë dhe duke u ulur në hi.

alb@Luke:10:14 @ Prandaj ditën e gjyqit Tiro dhe Sidoni do ta kenë më lehtë se ju.

alb@Luke:10:15 @ Dhe ti, Kapernaum, që të kanë ngritur deri në qiell, do të poshtërohesh deri në ferr.

alb@Luke:10:16 @ Kush ju dëgjon, më dëgjon mua; kush ju përbuz, më përbuz mua; dhe kush më përbuz, përbuz atë që më ka dërguar``.

alb@Luke:10:17 @ Dhe të shtatëdhjetët u kthyen me gëzim dhe thanë: ``Zot, edhe demonët na nënshtrohen në emrin tënd``.

alb@Luke:10:18 @ Dhe ai u tha atyre: ``Unë e shikoja Satanin që po binte nga qielli si një rrufe.

alb@Luke:10:19 @ Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj dhe akrepa, dhe mbi çdo pushtet të armikut; dhe asgjë nuk do të mund t`ju dëmtojë.

alb@Luke:10:20 @ Megjithatë mos u gëzoni për faktin se po ju nënshtrohen frymërat, por gëzohuni më shumë se emrat tuaj janë shkruar në qiej``.

alb@Luke:10:21 @ Në të njëjtën orë Jezusi ngazëlloi në frym dhe tha: ``Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto të urtëve dhe të zgjuarve dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël. Po, o Atë, sepse kështu ty të pëlqeu.

alb@Luke:10:22 @ Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im; dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit, dhe atij që Biri do t`ia zbulojë``.

alb@Luke:10:23 @ Pastaj, si u kthye nga dishepujt, u tha atyre veçmas: ``Lum sytë që shohin ato që shihni ju,

alb@Luke:10:24 @ sepse ju them se shumë profetë dhe mbretër dëshiruan të shohin ato që ju shihni, por nuk i panë, dhe të dëgjojnë ato që ju po dëgjoni, por nuk i dëgjuan``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:9] [Luke:10] [Luke:11] [Discuss] Tag Luke:10:1-24 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: