Luke:2:25-52




alb@Luke:2:25 @ Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.

alb@Luke:2:26 @ Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.

alb@Luke:2:27 @ Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,

alb@Luke:2:28 @ ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:

alb@Luke:2:29 @ ``Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,

alb@Luke:2:30 @ sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd

alb@Luke:2:31 @ që ti e përgatite përpara gjithë popujve:

alb@Luke:2:32 @ dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit``.

alb@Luke:2:33 @ Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.

alb@Luke:2:34 @ Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: ``Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,

alb@Luke:2:35 @ edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave``.

alb@Luke:2:36 @ Aty ishte edhe Ana, një profeteshë, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin.

alb@Luke:2:37 @ Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.

alb@Luke:2:38 @ Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.

alb@Luke:2:39 @ Dhe mbasi i kryen të gjitha ato që i takonin sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.

alb@Luke:2:40 @ Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.

alb@Luke:2:41 @ Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.

alb@Luke:2:42 @ Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.

alb@Luke:2:43 @ Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndënji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.

alb@Luke:2:44 @ Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;

alb@Luke:2:45 @ dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.

alb@Luke:2:46 @ Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.

alb@Luke:2:47 @ Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.

alb@Luke:2:48 @ Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: ``Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!``.

alb@Luke:2:49 @ Por ai u tha atyre: ``Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?``.

alb@Luke:2:50 @ Por ata nuk i kuptuan fjalët që ai u tha atyre.

alb@Luke:2:51 @ Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe i bindej atyre. E ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj.

alb@Luke:2:52 @ Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:1] [Luke:2] [Luke:3] [Discuss] Tag Luke:2:25-52 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: