Luke:3:1-20




alb@Luke:3:1 @ Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës,

alb@Luke:3:2 @ nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë.

alb@Luke:3:3 @ Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,

alb@Luke:3:4 @ ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: ``Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!

alb@Luke:3:5 @ Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen

alb@Luke:3:6 @ dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë``.

alb@Luke:3:7 @ Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: ``Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen?

alb@Luke:3:8 @ Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: "Ne kemi Abrahamin për Atë", sepse unë po ju them se Perëndia mund t`i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë.

alb@Luke:3:9 @ Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr``.

alb@Luke:3:10 @ Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: ``Dhe ne, pra, ç`të bëjmë?``

alb@Luke:3:11 @ Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: ``Ai që ka dy tunika le t`i ndajë me atë që s`ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu``.

alb@Luke:3:12 @ Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: ``Mësues, ç`duhet të bëjmë?``.

alb@Luke:3:13 @ Dhe ai u tha atyre: ``Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar``.

alb@Luke:3:14 @ Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: ``Dhe ne, ç`duhet të bëjmë?``. Dhe ai u tha atyre: ``Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!``.

alb@Luke:3:15 @ Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë.

alb@Luke:3:16 @ Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: ``Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t`ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.

alb@Luke:3:17 @ Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet``.

alb@Luke:3:18 @ Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera.

alb@Luke:3:19 @ Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer,

alb@Luke:3:20 @ U shtoi të gjitha të tjerave edhe këtë, domethënë e futi Gjonin në burg.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:2] [Luke:3] [Luke:4] [Discuss] Tag Luke:3:1-20 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: