Luke:6:1-11




alb@Luke:6:1 @ Ndodhi që një të shtunë, pas së shtunës së madhe, ai po ecte nëpër arat me grurë, dhe dishepujt e vet këputnin kallinj, i shkoqnin me dorë dhe i hanin.

alb@Luke:6:2 @ Dhe disa nga farisenjtë u thanë atyre: ``Përse bëni atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën?``.

alb@Luke:6:3 @ Por Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``A nuk keni lexuar çfarë bëri Davidi dhe ata që ishin bashkë me të kur i mori uria?

alb@Luke:6:4 @ Si hyri në shtëpinë e Perëndisë, ai mori bukët e paraqitjes, hëngri vetë dhe u dha të hanë edhe atyre që ishin bashkë me të, ndonëse nuk ishte e lejueshme për asnjërin t`i hante, përveç priftërinjve?``.

alb@Luke:6:5 @ Pastaj u tha atyre: ``Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës".

alb@Luke:6:6 @ Një të shtunë tjetër ndodhi që ai hyri në sinagogë dhe po mësonte; atje ishte një njeri që e kishte dorën e djathtë të tharë.

alb@Luke:6:7 @ Dhe farisenjtë dhe skribët rrinin dhe e ruanin nëse ai do ta shëronte të shtunën, që pastaj ta paditnin.

alb@Luke:6:8 @ Por ai ua njihte mendimet e tyre dhe i tha njeriut me dorë të tharë: ``Çohu dhe dil këtu në mes``. Dhe ai u ngrit në këmbë.

alb@Luke:6:9 @ Pastaj Jezusi u tha atyre: ``Unë po ju pyes: A është e lejueshme, të shtunave, të bësh mirë apo keq, të shpëtosh një njeri apo ta vrasësh?``.

alb@Luke:6:10 @ Dhe si i vështroi të gjithë rreth e rrotull, i tha atij njeriu: ``Shtrije dorën tënde!``. Dhe ai veproi kështu dhe dora e tij iu shëndosh si tjetra.

alb@Luke:6:11 @ Ata u tërbuan dhe diskutonin me njëri-tjetrin se ç`mund t`i bënin Jezusit.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:5] [Luke:6] [Luke:7] [Discuss] Tag Luke:6:1-11 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: