Mark:1




alb@Mark:1:1 @ Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

alb@Mark:1:2 @ Ashtu si është shkruar tek profetët: ``Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës tënde, i cili do të përgatit udhën tënde përpara teje.

alb@Mark:1:3 @ Ka një zë që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.

alb@Mark:1:4 @ Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pendese për faljen e mëkateve.

alb@Mark:1:5 @ Dhe gjithë vendi i Judës dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagëzoheshin të gjithë nga ai në lumin Jordan, duke rrëfyer mëkatet e tyre.

alb@Mark:1:6 @ Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante një brez lëkure përreth ijëve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër.

alb@Mark:1:7 @ Ai predikonte duke thënë: ``Pas meje po vjen një që është më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t`i zgjidhur lidhësat e sandaleve të tij.

alb@Mark:1:8 @ Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë``.

alb@Mark:1:9 @ Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan.

alb@Mark:1:10 @ Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb.

alb@Mark:1:11 @ Dhe një zë erdhi nga qielli: ``Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.

alb@Mark:1:12 @ Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë;

alb@Mark:1:13 @ dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.

alb@Mark:1:14 @ Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,

alb@Mark:1:15 @ dhe duke thënë: ``U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin``.

alb@Mark:1:16 @ Ndërsa po kalonte gjatë bregut të detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean, vëllanë e tij, të cilët po hidhnin rrjetën në det sepse ishin peshkatarë.

alb@Mark:1:17 @ Dhe Jezusi u tha atyre: ``Ndiqmëni dhe unë do t`ju bëj peshkatarë njerëzish``.

alb@Mark:1:18 @ Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.

alb@Mark:1:19 @ Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, të cilët ndreqnin rrjetat e tyre në barkë.

alb@Mark:1:20 @ Dhe i thirri menjëherë; dhe ata e lanë atin e tyre Zebedeun në barkë me mëditësit dhe e ndoqën.

alb@Mark:1:21 @ Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit.

alb@Mark:1:22 @ Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët.

alb@Mark:1:23 @ Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë,

alb@Mark:1:24 @ duke thënë: ``Ç`ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë``.

alb@Mark:1:25 @ Por Jezusi e qortoi duke thënë: ``Hesht dhe dil prej tij!``.

alb@Mark:1:26 @ Dhe fryma e ndyrë, mbasi e sfiliti, dhe duke lëshuar një britmë të madhe doli prej tij.

alb@Mark:1:27 @ Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë sa pyesnin njeri tjetrin duke thënë: ``Vallë ç`është kjo? Cfarë doktrinë e re qënka kjo? Ky i urdhëroka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe ata i binden``.

alb@Mark:1:28 @ Dhe fama e tij u përhap menjëherë në mbarë krahinën përreth Galilesë.

alb@Mark:1:29 @ Sapo dolën nga sinagoga, erdhën në shtëpinë e Simonit dhe të Andreas, me Jakobin dhe Gjonin.

alb@Mark:1:30 @ Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.

alb@Mark:1:31 @ Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t`u shërbejë.

alb@Mark:1:32 @ Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit.

alb@Mark:1:33 @ Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës.

alb@Mark:1:34 @ Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin.

alb@Mark:1:35 @ Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.

alb@Mark:1:36 @ Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin.

alb@Mark:1:37 @ Dhe, kur e gjetën, i thanë: ``Të gjithë po të kerkojnë!``.

alb@Mark:1:38 @ Dhe ai u tha atyre: ``Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur``.

alb@Mark:1:39 @ Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.

alb@Mark:1:40 @ Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: ``Po të duash, ti mund të më pastrosh``.

alb@Mark:1:41 @ Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: ``Po, e dua, qofsh pastruar!``.

alb@Mark:1:42 @ Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua.

alb@Mark:1:43 @ Pastaj, mbasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e largoi,

alb@Mark:1:44 @ duke i thënë: ``Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta``.

alb@Mark:1:45 @ Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark] [Mark:1] [Mark:2] [Discuss] Tag Mark:1 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: