Mark:1-3




alb@Mark:1:1 @ Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

alb@Mark:1:2 @ Ashtu si është shkruar tek profetët: ``Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës tënde, i cili do të përgatit udhën tënde përpara teje.

alb@Mark:1:3 @ Ka një zë që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.

alb@Mark:1:4 @ Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pendese për faljen e mëkateve.

alb@Mark:1:5 @ Dhe gjithë vendi i Judës dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagëzoheshin të gjithë nga ai në lumin Jordan, duke rrëfyer mëkatet e tyre.

alb@Mark:1:6 @ Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante një brez lëkure përreth ijëve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër.

alb@Mark:1:7 @ Ai predikonte duke thënë: ``Pas meje po vjen një që është më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t`i zgjidhur lidhësat e sandaleve të tij.

alb@Mark:1:8 @ Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë``.

alb@Mark:1:9 @ Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan.

alb@Mark:1:10 @ Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb.

alb@Mark:1:11 @ Dhe një zë erdhi nga qielli: ``Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.

alb@Mark:1:12 @ Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë;

alb@Mark:1:13 @ dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.

alb@Mark:1:14 @ Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,

alb@Mark:1:15 @ dhe duke thënë: ``U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin``.

alb@Mark:1:16 @ Ndërsa po kalonte gjatë bregut të detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean, vëllanë e tij, të cilët po hidhnin rrjetën në det sepse ishin peshkatarë.

alb@Mark:1:17 @ Dhe Jezusi u tha atyre: ``Ndiqmëni dhe unë do t`ju bëj peshkatarë njerëzish``.

alb@Mark:1:18 @ Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.

alb@Mark:1:19 @ Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, të cilët ndreqnin rrjetat e tyre në barkë.

alb@Mark:1:20 @ Dhe i thirri menjëherë; dhe ata e lanë atin e tyre Zebedeun në barkë me mëditësit dhe e ndoqën.

alb@Mark:1:21 @ Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit.

alb@Mark:1:22 @ Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët.

alb@Mark:1:23 @ Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë,

alb@Mark:1:24 @ duke thënë: ``Ç`ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë``.

alb@Mark:1:25 @ Por Jezusi e qortoi duke thënë: ``Hesht dhe dil prej tij!``.

alb@Mark:1:26 @ Dhe fryma e ndyrë, mbasi e sfiliti, dhe duke lëshuar një britmë të madhe doli prej tij.

alb@Mark:1:27 @ Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë sa pyesnin njeri tjetrin duke thënë: ``Vallë ç`është kjo? Cfarë doktrinë e re qënka kjo? Ky i urdhëroka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe ata i binden``.

alb@Mark:1:28 @ Dhe fama e tij u përhap menjëherë në mbarë krahinën përreth Galilesë.

alb@Mark:1:29 @ Sapo dolën nga sinagoga, erdhën në shtëpinë e Simonit dhe të Andreas, me Jakobin dhe Gjonin.

alb@Mark:1:30 @ Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.

alb@Mark:1:31 @ Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t`u shërbejë.

alb@Mark:1:32 @ Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit.

alb@Mark:1:33 @ Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës.

alb@Mark:1:34 @ Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin.

alb@Mark:1:35 @ Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.

alb@Mark:1:36 @ Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin.

alb@Mark:1:37 @ Dhe, kur e gjetën, i thanë: ``Të gjithë po të kerkojnë!``.

alb@Mark:1:38 @ Dhe ai u tha atyre: ``Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur``.

alb@Mark:1:39 @ Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.

alb@Mark:1:40 @ Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: ``Po të duash, ti mund të më pastrosh``.

alb@Mark:1:41 @ Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: ``Po, e dua, qofsh pastruar!``.

alb@Mark:1:42 @ Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua.

alb@Mark:1:43 @ Pastaj, mbasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e largoi,

alb@Mark:1:44 @ duke i thënë: ``Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta``.

alb@Mark:1:45 @ Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai.

alb@Mark:2:1 @ Pas disa ditësh, ai erdhi përsëri në Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej në shtëpi;

alb@Mark:2:2 @ dhe menjëherë u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk gjeje më vend as përpara derës; dhe ai u predikonte Fjalën.

alb@Mark:2:3 @ Atëhërë i erdhën disa që i paraqitën një të paralizuar, që po e bartnin katër vetë.

alb@Mark:2:4 @ Por, duke qenë se nuk mund t`i afroheshin për shkak të turmës, zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapën një vrimë, e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte shtrirë i paralizuari.

alb@Mark:2:5 @ Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: ``O bir, mëkatet e tua të janë falur!``.

alb@Mark:2:6 @ Por aty po rrinin ulur disa shkribë, të cilët, në zemër të vet, po mendonin:

alb@Mark:2:7 @ ``Pse vallë ky po flet blasfemi. Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?``.

alb@Mark:2:8 @ Por Jezusi, i cili menjëherë kuptoi në frymën e vet se ata po i mendonin këto gjëra në veten e tyre, u tha atyre: ``Pse i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja?

alb@Mark:2:9 @ Çfarë është më lehtë: t`i thuash të paralizuarit: "Mëkatet e tua të janë falur", apo t`i thuash: "Çohu, merre vigun tënd dhe ec"?

alb@Mark:2:10 @ Dhe tani, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatët mbi dhe,

alb@Mark:2:11 @ unë po të them (i tha të paralizuarit): Çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!"``.

alb@Mark:2:12 @ Dhe ai u ngrit menjëherë, mori vigun e vet dhe doli përjashta në praninë e të gjithëve dhe kështu të gjithë u habitën dhe lëvduan Perëndinë duke thënë: ``Një gjë të tillë s`e kemi parë kurrë!``.

alb@Mark:2:13 @ Jezusi doli përsëri gjatë bregut të detit dhe gjithë turma erdhi tek ai dhe ai e mësonte.

alb@Mark:2:14 @ Duke kaluar, pa Levin, birin e Alfeut, i cili qe ulur në vendin e tatimeve, dhe i tha: ``Ndiqmë!``. Ai u ngrit dhe e ndoqi.

alb@Mark:2:15 @ Dhe ndodhi që, kur Jezusi ishte në tryezë në shtëpinë e Levit, shumë tagrambledhës dhe mëkatarë u ulën në tryezë me Jezusin dhe me dishepujt e tij; në fakt ishin shumë ata që e ndiqnin.

alb@Mark:2:16 @ Atëhërë skribët dhe farisenjtë, duke e parë se po hante me tagrambledhës dhe me mëkatarë, u thanë dishepujve të tij: ``Qysh ha dhe pi ai bashkë me tagrambledhës e me mëkatarë?``.

alb@Mark:2:17 @ Dhe Jezusi, kur e dëgjoi, u tha atyre: ``Nuk janë të shëndoshet që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët; unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët për pendim.

alb@Mark:2:18 @ Atëherë dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve po agjëronin. Ata erdhen te Jezusi dhe i thanë: ``Përse dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve agjërojnë, kurse dishepujt e tu nuk agjërojnë?``.

alb@Mark:2:19 @ Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ``Vallë a mund të agjërojnë dasmorët, ndërsa dhëndri është me ta? Për sa kohë kanë më vete dhëndrin, nuk mund të agjërojnë!

alb@Mark:2:20 @ Por do të vijnë ditët kur do t`u merret dhëndri dhe atëhërë, në ato ditë, ata do të agjërojnë.

alb@Mark:2:21 @ Askush nuk qep një copë stof të ri mbi një rrobe të vjetër, përndryshe copa e re e shkul gjithë arnesën dhe shqyerja bëhet më keq.

alb@Mark:2:22 @ Po ashtu askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër, përndryshe vera e re i prish kacekët, vera derdhet dhe kacekët shkojnë dëm; porse vera e re duhet shtënë në kacekë të rinj``.

alb@Mark:2:23 @ Por ndodhi që një ditë të shtunë ai po kalonte nëpër ara dhe dishepujt e tij, duke kaluar, filluan të këpusin kallinj.

alb@Mark:2:24 @ Dhe farisenjtë i thanë: ``Shih, përse po bëjnë atë që nuk është e ligjshme ditën e shtunë?``.

alb@Mark:2:25 @ Por ai u tha atyre: ``A nuk keni lexuar vallë ç`bëri Davidi, kur pati nevojë dhe kishte uri, ai dhe ç`qenë me të?``.

alb@Mark:2:26 @ Se si hyri ai në shtëpinë e Perëndisë në kohën e kryepriftit Abiathar, dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohet t`i hajë askush, përveç priftërinjve, dhe u dha edhe atyre që qenë me të?``.

alb@Mark:2:27 @ Pastaj u tha atyre: ``E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.

alb@Mark:2:28 @ Prandaj Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës``.

alb@Mark:3:1 @ Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.

alb@Mark:3:2 @ Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte në ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin.

alb@Mark:3:3 @ Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: ``Çohu në mes të të gjithëve!``.

alb@Mark:3:4 @ Dhe u tha atyre: ``A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?``. Por ata heshtnin.

alb@Mark:3:5 @ Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: ``Shtrije dorën tënde!``. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.

alb@Mark:3:6 @ Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.

alb@Mark:3:7 @ Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;

alb@Mark:3:8 @ dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.

alb@Mark:3:9 @ Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.

alb@Mark:3:10 @ Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin

alb@Mark:3:11 @ Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: ``Ti je Biri i Perëndisë!``.

alb@Mark:3:12 @ Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thonin se kush ishte ai.

alb@Mark:3:13 @ Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai.

alb@Mark:3:14 @ Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t`i dërgonte të predikojnë,

alb@Mark:3:15 @ dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.

alb@Mark:3:16 @ Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;

alb@Mark:3:17 @ Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";

alb@Mark:3:18 @ Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,

alb@Mark:3:19 @ dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.

alb@Mark:3:20 @ Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s`mund të hanin.

alb@Mark:3:21 @ Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: ``Nuk është në vete``.

alb@Mark:3:22 @ Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ``Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve``.

alb@Mark:3:23 @ Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ``Si mund Satanai të dëbojë Satananë?

alb@Mark:3:24 @ Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.

alb@Mark:3:25 @ Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.

alb@Mark:3:26 @ Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!

alb@Mark:3:27 @ Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t`ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t`ia plaçkitë shtëpinë.

alb@Mark:3:28 @ Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t`u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;

alb@Mark:3:29 @ po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm``.

alb@Mark:3:30 @ Sepse ata thoshnin: ``Ai ka një frymë të ndyrë!``.

alb@Mark:3:31 @ Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.

alb@Mark:3:32 @ Turma ishte ulur përreth tij; dhe i thanë: ``Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta dhe po të kërkojnë``.

alb@Mark:3:33 @ Por ai u përgjigj atyre duke thënë: ``Kush është nëna ime, ose vëllezërit e mi?``.

alb@Mark:3:34 @ Pastaj duke vështruar rreth e qark mbi ata që ishin ulur rreth tij, tha: ``Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi!

alb@Mark:3:35 @ Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!``.

alb@Mark:4:1 @ Pastaj nisi përsëri të mësojë në breg të detit; dhe rreth tij u mblodh një turmë aq e madhe, sa që ai hyri në barkë dhe rrinte ulur në det, ndërsa gjithë turma ishte në tokë pranë detit.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:0] [Mark:1-3 ] [Mark:2] [Discuss] Tag Mark:1-3 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: