Mark:10




alb@Mark:10:1 @ Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi në krahinën e Judesë gjatë Jordanit dhe përsëri u mblodhën rreth tij turma; ai përsëri filloi t`i mësojë, siç e kishte zakon.

alb@Mark:10:2 @ Dhe farisenjtë, për ta vënë në provë, e pyetën: ``A është e ligjshme që burri ta lë gruan?``.

alb@Mark:10:3 @ Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Çfarë ju ka urdhëruar Moisiu?``.

alb@Mark:10:4 @ Ata thanë: ``Moisiu ka lejuar të shkruhet letra e shkurorëzimit dhe ta lësh gruan``.

alb@Mark:10:5 @ Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull;

alb@Mark:10:6 @ por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër.

alb@Mark:10:7 @ Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij;

alb@Mark:10:8 @ dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu nuk janë më dy, por një mish i vetëm.

alb@Mark:10:9 @ Prandaj njeriu të mos ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar!``

alb@Mark:10:10 @ Dhe në shtëpi dishepujt e vet e pyetën përsëri për këtë çështje.

alb@Mark:10:11 @ Atëherë ai u tha atyre: ``Ai që lë gruan e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën me të.

alb@Mark:10:12 @ Po ashtu, nëse gruaja lë burrin e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën.

alb@Mark:10:13 @ Atëherë i prunë disa fëmijë të vegjël që ai t`i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata që i prunë.

alb@Mark:10:14 @ Kur Jezusi e pa këtë, i indinjuar, u tha atyre: ``I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.

alb@Mark:10:15 @ Në të vërtetë po ju them se kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë në të``.

alb@Mark:10:16 @ Dhe, si i mori në krahë, i bekoi duke vënë duart mbi ta.

alb@Mark:10:17 @ Tani kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: ``Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?``.

alb@Mark:10:18 @ Dhe Jezusi i tha: ``Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.

alb@Mark:10:19 @ Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos bëj dëshmi të rreme. Mos mashtro. Ndero atin tënd dhe nënën tënde"``.

alb@Mark:10:20 @ Dhe ai, duke iu përgjigjur, i tha: ``Mësues, të gjitha këto i kam zbatuar që në fëmijërinë time``.

alb@Mark:10:21 @ Atëherë Jezusi e vështroi në fytyrë, ndjeu dashuri për të dhe i tha: ``Një gjë të mungon; shko, shit të gjitha ato që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja, merre kryqin tënd dhe më ndiq``.

alb@Mark:10:22 @ Por ai u trishtua për këto fjalë dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumë pasuri.

alb@Mark:10:23 @ Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: ``Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!``.

alb@Mark:10:24 @ Dishepujt u habitën shumë nga këto fjalë të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha atyre: ``O bij, sa e vështirë është që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që mbështeten te pasuria.

alb@Mark:10:25 @ Éshtë më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre, se sa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë``.

alb@Mark:10:26 @ Dhe ata u çuditën edhe më tepër dhe i thoshin njëri-tjetrit: ``Atëherë kush vallë mund të shpëtohet?``.

alb@Mark:10:27 @ Por Jezusi, duke i ngulur sytë mbi ta, u tha: ``Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse gjithçka është e mundur për Perëndinë``.

alb@Mark:10:28 @ Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe tha: ``Ja, ne lamë çdo gjë dhe të kemi ndjekur``.

alb@Mark:10:29 @ Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ``Në të vërtetë po ju them që nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin,

alb@Mark:10:30 @ që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme.

alb@Mark:10:31 @ Por shumë të parë do të jenë të fundit dhe shumë të fundit do të jenë të parët``.

alb@Mark:10:32 @ Ata ishin në udhëtim për t`u ngjitur në Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin të tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi përsëri të dymbëdhjetët mënjanë dhe nisi t`u thotë çfarë do t`i ndodhte:

alb@Mark:10:33 @ ``Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t`u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve; dhe ata do ta dënojnë me vdekje dhe do ta dorëzojnë në duar të paganëve,

alb@Mark:10:34 @ të cilët do ta tallin, do ta fshikullojnë, do ta pështyjnë dhe do ta vrasin, por ai, ditën e tretë, do të ringjallet``.

alb@Mark:10:35 @ Atëherë Jakobi dhe Gjoni, bij të Zebedeut, iu afruan dhe i thanë: ``Mësues, ne dëshirojmë që ti të bësh për ne atë që do të të kërkojmë``.

alb@Mark:10:36 @ Dhe ai u tha atyre: ``Çfarë doni të bëj për ju?``

alb@Mark:10:37 @ Ata i thanë: ``Na lejo që të ulemi njëri në të djathtën tënde dhe tjetri në të majtën tënde në lavdinë tënde``.

alb@Mark:10:38 @ Dhe Jezusi u tha atyre: ``Ju nuk dini çfarë kërkoni. A mund të pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me atë pagëzim me të cilin unë jam pagëzuar?``. Ata i thanë: ``Po, mundemi``.

alb@Mark:10:39 @ Dhe Jezusi u tha atyre: ``Vërtetë ju do të pini kupën që unë po pij dhe do të pagëzoheni me atë pagëzim me të cilin jam pagëzuar,

alb@Mark:10:40 @ por nuk më takon mua të vë dikë të ulet në të djathtën time ose në të majtën time, por është për ata për të cilët është përgatitur``.

alb@Mark:10:41 @ Kur i dëgjuan këto, të dhjetë të tjerët filluan të indinjohen kundër Jakobit dhe Gjonit.

alb@Mark:10:42 @ Por Jezusi i thirri pranë vetes dhe tha: ``Ju e dini që ata që konsiderohen sundues të kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë mbi to pushtetin e tyre;

alb@Mark:10:43 @ por kjo s`duhet të ndodhë midis jush; madje ai nga ju që do të dojë të bëhet i madh, do të jetë shërbëtori juaj;

alb@Mark:10:44 @ dhe kushdo nga ju që do të dojë të jetë i pari, do të jetë skllavi i të gjithëve.

alb@Mark:10:45 @ Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave``.

alb@Mark:10:46 @ Kështu arritën në Jeriko. Kur ai po dilte nga Jeriko me dishepujt e tij dhe me një turmë të madhe, biri i Timoteut, Bartimeu i verbër, ishte ulur gjatë rrugës dhe lypte.

alb@Mark:10:47 @ Kur dëgjoi se ai që po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi të bërtasë dhe të thotë: ``Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!``.

alb@Mark:10:48 @ Shumë e qortonin që të heshte, por ai bërtiste edhe më fort: ``Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!``.

alb@Mark:10:49 @ Dhe Jezusi qëndroi dhe urdhëroi që ta thërrasin. Ata e thirrën, pra, të verbërin duke i thënë: ``Merr zemër, çohu, ai po të thërret!``.

alb@Mark:10:50 @ Atëherë ai hodhi tej rrobën e tij, u ngrit dhe erdhi te Jezusi.

alb@Mark:10:51 @ Dhe Jezusi mori fjalën dhe i tha: ``Çfarë do që unë të të bëj?``. I verbëri i tha: ``Rabboni, që të më kthehet të parit!``.

alb@Mark:10:52 @ Dhe Jezusi i tha: ``Shko, besimi yt të shëroi``. Dhe në çast atij iu kthye të parit dhe nisi të ndjekë Jezusin në udhë.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:9] [Mark:10] [Mark:11] [Discuss] Tag Mark:10 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: