Mark:11:1-19




alb@Mark:11:1 @ Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfage dhe Betania, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy nga dishepujt e vet,

alb@Mark:11:2 @ duke u thënë: ``Shkoni në fshatin përballë dhe, posa të hyni aty, do të gjeni një kërriç të lidhur, mbi të cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni.

alb@Mark:11:3 @ Dhe në se ndokush iu thotë: "Pse po veproni kështu?", përgjigjuni: "I duhet Zotit. Ai do ta kthejë menjëherë këtu"``.

alb@Mark:11:4 @ Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere, në rrugë, dhe e zgjidhën.

alb@Mark:11:5 @ Disa nga të pranishmit u thanë atyre: ``Ç`po bëni? Pse po e zgjidhni kërriçin?``.

alb@Mark:11:6 @ Këta iu përgjigjën ashtu si u kishte thënë Jezusi dhe ata i lanë të shkojnë.

alb@Mark:11:7 @ Atëherë ia çuan Jezusit kërriçin, vunë mbi të mantelet e tyre dhe ai u ul mbi të.

alb@Mark:11:8 @ Shumë njerëz i shtronin rrobat e tyre rrugës dhe të tjerë pritnin degë nga pemët dhe i hidhnin rrugës.

alb@Mark:11:9 @ Dhe si ata që pararendnin, edhe ata që ndiqnin Jezusin, thërrisnin dhe thonin: ``Hosana! Bekuar është ai që vjen në emër të Zotit!

alb@Mark:11:10 @ E bekuar është mbretëria e Davidit, atit tonë, që vjen në emër të Zotit. Hosana në vendet shumë të larta!``.

alb@Mark:11:11 @ Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanias

alb@Mark:11:12 @ Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri.

alb@Mark:11:13 @ Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s`gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.

alb@Mark:11:14 @ Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: ``Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë``. Dhe dishepujt e tij e dëgjuan.

alb@Mark:11:15 @ Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t`i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.

alb@Mark:11:16 @ Dhe nuk lejoi asnjë që të mbartte sende nëpër tempull.

alb@Mark:11:17 @ Dhe i mësonte duke u thënë atyre: ``Vallë nuk është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet"? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!``.

alb@Mark:11:18 @ Tani skribët dhe krerët e priftërinjve kur i dëgjuan këto fjalë kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, por kishin frikë prej tij, sepse gjithë turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij.

alb@Mark:11:19 @ Dhe kur u bë darkë, Jezusi doli jashtë qytetit.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:10] [Mark:11] [Mark:12] [Discuss] Tag Mark:11:1-19 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: