Mark:12:1-27




alb@Mark:12:1 @ Pastaj ai filloi t`u flasë me shëmbëlltyra: ``Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.

alb@Mark:12:2 @ Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.

alb@Mark:12:3 @ Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.

alb@Mark:12:4 @ Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.

alb@Mark:12:5 @ Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.

alb@Mark:12:6 @ I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".

alb@Mark:12:7 @ Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia".

alb@Mark:12:8 @ Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.

alb@Mark:12:9 @ Çfarë do të bëjë, pra, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë dhe do t`i shfarosë vreshtarët dhe vreshtin do t`ua japë të tjerëve.

alb@Mark:12:10 @ Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: "Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes.

alb@Mark:12:11 @ Kjo është bërë nga Zoti dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tanë"?``.

alb@Mark:12:12 @ Atëherë ata kërkuan ta kapin, sepse kuptuan se ai e kishte thënë atë shëmbëlltyrë kundër tyre; por kishin frikë nga turma; dhe e lanë e ikën.

alb@Mark:12:13 @ Pastaj i dërguan disa farisenj dhe herodianë për ta zënë në gabim në fjalë

alb@Mark:12:14 @ Këta erdhën dhe i thanë: ``Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë pa pyetur për njeri, sepse nuk merr parasysh dukjen e njerëzve, por u mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. A është e ligjëshme t`i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t`ia paguajmë apo jo?

alb@Mark:12:15 @ Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: ``Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!``.

alb@Mark:12:16 @ Ata ia prunë. Dhe ai u tha atyre: ``E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?``. Ata i thanë: ``E Cezarit``.

alb@Mark:12:17 @ Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë``. Dhe ata u çuditën nga ai.

alb@Mark:12:18 @ Pastaj iu paraqitën disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën duke thënë:

alb@Mark:12:19 @ ``Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vdes vëllai i dikujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t`i lindur pasardhës vëllait të tij.

alb@Mark:12:20 @ Tani ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.

alb@Mark:12:21 @ E mori, pra, i dyti, por edhe ky vdiq pa lënë fëmijë; po kështu i treti.

alb@Mark:12:22 @ Që të shtatë e morën për grua dhe vdiqën pa lënë fëmijë. E fundit, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.

alb@Mark:12:23 @ Në ringjallje, pra, kur të ringjallen, gruaja e kujt do të jetë ajo? Sepse që të shtatë e patën grua``.

alb@Mark:12:24 @ Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ``A nuk është pikërisht për këtë që jeni në gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perëndisë?

alb@Mark:12:25 @ Sepse kur njerëzit do të ringjallen së vdekuri, as do të martohen as do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell.

alb@Mark:12:26 @ Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut se si foli Perëndia nga ferrishta duke thënë: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit"?

alb@Mark:12:27 @ Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve. Ju, pra, po gaboni shumë``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:11] [Mark:12] [Mark:13] [Discuss] Tag Mark:12:1-27 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: