Mark:14:1-11




alb@Mark:14:1 @ Tani dy ditë më vonë ishte Pashka dhe festa e të Ndormëve; dhe krerët e priftërinjve dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.

alb@Mark:14:2 @ Por thonin: ``Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë nga populli``.

alb@Mark:14:3 @ Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.

alb@Mark:14:4 @ Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: ``Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit?

alb@Mark:14:5 @ Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t`u jepeshin të varfërve``. Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj.

alb@Mark:14:6 @ Por Jezusi tha: ``Lëreni të qetë; pse e shqetësoni? Ajo kreu një vepër të mirë ndaj meje.

alb@Mark:14:7 @ Sepse të varfërit do t`i keni gjithmonë me ju; dhe, kur të doni, mund t`u bëni mirë; por mua nuk do të më keni gjithmonë.

alb@Mark:14:8 @ Ajo bëri atë që mundi; vajosi para kohe trupin tim për varrim.

alb@Mark:14:9 @ Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj``.

alb@Mark:14:10 @ Atëherë Juda Iskarioti, një nga të dymbëdhjetët, shkoi te krerët e priftërinjve, që t`ua dorëzonte Jezusin.

alb@Mark:14:11 @ Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t`i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:13] [Mark:14] [Mark:15] [Discuss] Tag Mark:14:1-11 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: