Mark:14:26-50




alb@Mark:14:26 @ Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.

alb@Mark:14:27 @ Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen".

alb@Mark:14:28 @ Por, mbasi të ringjallem, unë do t`ju pararend në Galile``.

alb@Mark:14:29 @ Dhe Pjetri i tha: ``Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem``.

alb@Mark:14:30 @ Dhe Jezusi i tha: ``Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë``.

alb@Mark:14:31 @ Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: ``Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë``. Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.

alb@Mark:14:32 @ Pastaj ata arritën në një vend që quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve të vet: ``Uluni këtu, deri sa unë të jem lutur``.

alb@Mark:14:33 @ Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zërë frika dhe ankthi;

alb@Mark:14:34 @ dhe u tha atyre: ``Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar``.

alb@Mark:14:35 @ Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej tij ajo orë.

alb@Mark:14:36 @ Dhe tha: ``Abba, Atë, çdo gjë për ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!``.

alb@Mark:14:37 @ Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: ``Simon, po fle? S`ke qenë i zoti të rrish zgjuar një orë të vetme?

alb@Mark:14:38 @ Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët``.

alb@Mark:14:39 @ U largua përsëri dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë.

alb@Mark:14:40 @ Kur u kthye, i gjeti përsëri në gjumë dishepujt, sepse sytë e tyre ishin rënduar dhe ata nuk dinin çfarë t`i përgjigjeshin.

alb@Mark:14:41 @ Së fundi, kthehet për të tretën herë dhe u thotë atyre: ``Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve.

alb@Mark:14:42 @ Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhton është afër!``.

alb@Mark:14:43 @ Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë.

alb@Mark:14:44 @ Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: ``Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt``.

alb@Mark:14:45 @ Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: ``Rabbi, Rabbi!``; dhe e puthi përzemërsisht!

alb@Mark:14:46 @ Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan.

alb@Mark:14:47 @ Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.

alb@Mark:14:48 @ Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: ``Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub?

alb@Mark:14:49 @ E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!``.

alb@Mark:14:50 @ Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:13] [Mark:14] [Mark:15] [Discuss] Tag Mark:14:26-50 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: