Mark:15:1-26




alb@Mark:15:1 @ Dhe herët në mëngjes krerët e priftërinjve me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedrit bënin këshill, e lidhën Jezusin e çuan jashtë e ia dorëzuan Pilatit.

alb@Mark:15:2 @ Dhe Pilati e pyeti: ``A je ti mbreti i Judenjve?``. Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: ``Ti e thua!``.

alb@Mark:15:3 @ Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë gjëra; por ai nuk përgjigjej aspak.

alb@Mark:15:4 @ Pilati e pyeti përsëri, duke thënë: ``Nuk po përgjigjesh fare? Shih për sa gjëra të akuzojnë!``.

alb@Mark:15:5 @ Por Jezusi nuk u përgjigj më asgjë, aq sa Pilati mbeti i çuditur.

alb@Mark:15:6 @ Dhe në çdo festë ishte zakon t`u lëshohej atyre një i burgosur, këdo që ata do kërkonin.

alb@Mark:15:7 @ Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.

alb@Mark:15:8 @ Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.

alb@Mark:15:9 @ Atëherë Pilati iu përgjigj atyre duke thënë: ``A doni t`ju liroj mbretin e Judenjve?``.

alb@Mark:15:10 @ Sepse e dinte që krerët e priftërinjve ia kishin dorëzuar nga smira.

alb@Mark:15:11 @ Por krerët e priftërinjve e nxitën turmën që të kërkojë që t`u lironte atyre Barabanë.

alb@Mark:15:12 @ Dhe Pilati e mori përsëri fjalën dhe u tha atyre: ``Çfarë doni, pra, të bëj me atë që ju e quani mbret të Judenjve?``.

alb@Mark:15:13 @ Dhe ata bërtitën përsëri: ``Kryqëzoje!``.

alb@Mark:15:14 @ Dhe Pilati u tha atyre: ``Po ç`të keqe ka bërë?``. Atëherë ata bërtitën edhe më fort: ``Kryqëzoje!``.

alb@Mark:15:15 @ Prandaj Pilati, duke dashur ta kënaqë turmën, ua lëshoi Barabanë. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorëzoi atyre që të kryqëzohej.

alb@Mark:15:16 @ Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domëthënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën.

alb@Mark:15:17 @ E veshën në purpur dhe, si thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye.

alb@Mark:15:18 @ Pastaj nisën ta përshëndesin duke i thënë: ``Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!``.

alb@Mark:15:19 @ Dhe e goditnin në krye me një kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e adhuronin

alb@Mark:15:20 @ Pasi e tallën, ia hoqen purpurën, e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.

alb@Mark:15:21 @ Ata e detyruan një kalimtar, një farë Simoni nga Kirena që kthehej nga ara, babai i Aleksandrit dhe i Rufit, që ta mbante kryqin e tij.

alb@Mark:15:22 @ Pastaj e çuan Jezusin në vendin të quajtur Golgota, që do të thotë: "Vendi i Kafkës".

alb@Mark:15:23 @ I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.

alb@Mark:15:24 @ Dhe, pasi e kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij duke hedhur short, për të ditur çfarë do t`i binte secilit.

alb@Mark:15:25 @ Ishte ora e tretë kur e kryqëzuan.

alb@Mark:15:26 @ Dhe mbishkrimi që tregonte shkakun e dënimit, i cili ishte vënë përmbi të, thoshte: "Mbreti i Judenjve".


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:14] [Mark:15] [Mark:16] [Discuss] Tag Mark:15:1-26 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: