Mark:15:27-47




alb@Mark:15:27 @ Bashkë me të kryqëzuan edhe dy vjedhës, njërin në të djathtën e tij dhe tjetrin në të majtën e tij.

alb@Mark:15:28 @ Kështu u përmbush Shkrimi që thotë: ``Ai u përfshi ndër keqbërësit``.

alb@Mark:15:29 @ Dhe ata që kalonin aty afër e fyenin, duke tundur kokën, dhe duke thënë: ``Hej, ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton në tre ditë,

alb@Mark:15:30 @ shpëto veten tënde dhe zbrit nga kryqi!``.

alb@Mark:15:31 @ Po ashtu edhe krerët e priftërinjve me skribët, duke e tallur, i thoshnin njeri tjetrit: ``Të tjerët i shpëtoi, por veten s`mund ta shpëtojë.

alb@Mark:15:32 @ Krishti, mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim dhe ta besojmë``. Edhe ata që ishin kryqëzuar bashkë me të, e fyenin atë.

alb@Mark:15:33 @ Pastaj, kur erdhi e gjashta orë, errësira e mbuloi gjithë vendin deri në të nëntën orë.

alb@Mark:15:34 @ Dhe në të nëntën orë Jezusi bërtiti me zë të lartë: ``Eloi, Eloi; lama sabaktani?``, që e përkthyer do të thotë: ``Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?``.

alb@Mark:15:35 @ Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thoshnin: ``Ja, ai po thërret Elian!``.

alb@Mark:15:36 @ Atëherë një prej tyre erdhi me vrap, e zhyti një sfungjer në uthull dhe, mbasi e vuri në një kallam, ia dha të pijë, duke thënë: ``Lëreni; të shohim nëse vjen Elia që ta zbresë poshtë``.

alb@Mark:15:37 @ Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën.

alb@Mark:15:38 @ Atëherë veli i tempullit u ça më dysh nga maja deri në fund.

alb@Mark:15:39 @ Dhe centurioni që qëndronte përballë Jezusit, kur pa se, pasi Jezusi bërtiti ashtu, kishte dhënë shpirt, tha: ``Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Perëndisë!``.

alb@Mark:15:40 @ Aty ishin gjithashtu edhe gra që shikonin nga larg; midis tyre ishin Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit të vogël të Joses dhe Salomeja,

alb@Mark:15:41 @ të cilat e kishin ndjekur dhe i kishin shërbyer kur ishte në Galile; dhe kishte edhe shumë të tjera që ishin ngjitur bashkë me të në Jeruzalem.

alb@Mark:15:42 @ Pastaj, u afrua tashmë mbrëmja, sepse ishte Përgatitja, domethënë vigjilja e së shtunës,

alb@Mark:15:43 @ Jozefi nga Arimatea, një këshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë, me guxim hyri te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit.

alb@Mark:15:44 @ Dhe Pilati u çudit që tashmë kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nëse kishte vdekur prej shumë kohe.

alb@Mark:15:45 @ Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.

alb@Mark:15:46 @ Ky, mbasi bleu një çarçaf, e zbriti Jezusin nga kryqi, e mbështolli në çarçaf dhe e vuri në një varr që ishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur para hyrjes së varrit.

alb@Mark:15:47 @ Dhe Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Joses, vërenin ku e vunë.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:14] [Mark:15] [Mark:16] [Discuss] Tag Mark:15:27-47 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: