Mark:16




alb@Mark:16:1 @ Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit, dhe Salomeja blenë aroma për të shkuar të vajosin Jezusin.

alb@Mark:16:2 @ Në mëngjesin e ditës së parë të javës, shumë herët, ato erdhën te varri, kur po lindte dielli.

alb@Mark:16:3 @ Dhe thonin në mes tyre: ``Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?``.

alb@Mark:16:4 @ Por, kur ngritën sytë, panë se guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh.

alb@Mark:16:5 @ Hynë, pra, në varr dhe panë një djalosh që ishte ulur në të djathtë, të veshur me të bardha, dhe mbetën të trembura.

alb@Mark:16:6 @ Dhe ai u tha atyre: ``Mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin Nazareas që ka qenë kryqëzuar; ai u ringjall, nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë.

alb@Mark:16:7 @ Por shkoni dhe u thoni dishepujve të tij dhe Pjetrit se ai po ju pararend në Galile; atje do ta shihni, ashtu siç ju pati thënë``.

alb@Mark:16:8 @ Dhe ato dolën shpejt dhe ikën nga va-rri, sepse i zuri tmerri dhe habia; dhe nuk i thanë asgjë kurrkujt, sepse kishin frikë.

alb@Mark:16:9 @ Tani Jezusi, pasi ishte ringjallur në mëngjesin e ditës së parë të javës, iu shfaq së pari Marisë Magdalenë, nga e cila pati dëbuar shtatë demonë.

alb@Mark:16:10 @ Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre që kishin qenë bashkë me të, të cilët ishin të pikëlluar dhe e qanin.

alb@Mark:16:11 @ Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.

alb@Mark:16:12 @ Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.

alb@Mark:16:13 @ Edhe ata shkuan dhe ua treguan të tjerëve; por as këtyre nuk u besuan.

alb@Mark:16:14 @ Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur.

alb@Mark:16:15 @ Pastaj u tha atyre: ``Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese;

alb@Mark:16:16 @ ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar.

alb@Mark:16:17 @ Dhe këto janë shenjat që do t`i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t`i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja;

alb@Mark:16:18 @ do t`i kapin me dorë gjarpërinjtë, edhe nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t`u bëjë asnjë të keqe; do t`i vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen``.

alb@Mark:16:19 @ Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë.

alb@Mark:16:20 @ Pastaj ata dolën dhe predikuan kudo, ndërsa Zoti bashkëvepronte me ta dhe e vërtetonte fjalën me shenjat që e shoqëronin. Amen.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:15] [Mark:16] [Mark:17] [Discuss] Tag Mark:16 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: