Mark:6:33-56




alb@Mark:6:33 @ Porsa turma i pa që u nisën, dhe shumë veta e njohën; dhe nga të gjitha qytetet erdhën aty me këmbë dhe mbërritën përpara tyre; dhe u mblodhën rreth tij.

alb@Mark:6:34 @ Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t`u mësojë shumë gjëra.

alb@Mark:6:35 @ Duke qenë se u bë vonë, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ``Ky vend është i shkretë, dhe tashmë është vonë.

alb@Mark:6:36 @ Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s`kanë gjë për të ngrënë``.

alb@Mark:6:37 @ Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: ``U jepni ju të hanë!`` Ata i thanë: ``A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t`u japim të hanë?``.

alb@Mark:6:38 @ Dhe ai u tha atyre: ``Sa bukë keni? Shkoni e shikoni``. Ata, mbasi shikuan, thanë: ``Pesë bukë e dy peshq``.

alb@Mark:6:39 @ Atëherë ai i urdhëroi ata që t`i rregullojnë të gjithë, ulur në grupe, mbi barin e njomë.

alb@Mark:6:40 @ Kështu ata u ulën në grupe nga njëqind e nga pesëdhjetë.

alb@Mark:6:41 @ Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t`ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve.

alb@Mark:6:42 @ Të gjithë hëngrën sa u ngopën.

alb@Mark:6:43 @ Dhe mblodhën dymbëdhjetë shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.

alb@Mark:6:44 @ Ata që hëngrën nga ato bukë ishin pesë mijë burra.

alb@Mark:6:45 @ Menjëherë Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t`i prijnë në bregun tjetër drejt Betsaidas, derisa ai ta lejonte turmën.

alb@Mark:6:46 @ Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit për t`u lutur.

alb@Mark:6:47 @ U ngrys, barka ishte në mes të detit dhe ai ishte i vetëm fare në tokë.

alb@Mark:6:48 @ Dhe kur i pa dishepujt që po mundoheshin duke vozitur, sepse era ishte kundër tyre, aty nga roja e katërt e natës, ai u nis drejt tyre duke ecur përmbi det dhe donte t`i kalonte.

alb@Mark:6:49 @ Por ata, kur e panë që po ecte mbi det, menduan se ishte një fantazmë dhe filluan të bërtasin,

alb@Mark:6:50 @ sepse e kishin parë të gjithë dhe ishin trembur; por ai menjëherë filloi të flasë me ta dhe tha: ``Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë!``

alb@Mark:6:51 @ Pastaj hipi në barkë me ta dhe era pushoi; dhe ata mbetën jashtëzakonisht të habitur në veten e tyre dhe u mrekulluan,

alb@Mark:6:52 @ sepse nuk e kishin kuptuar ndodhinë e bukëve, sepse zemra e tyre ishte ngurtësuar.

alb@Mark:6:53 @ Mbasi kaluan, arritën në krahinën e Gjenasaretit dhe aty e lidhën barkën.

alb@Mark:6:54 @ Dhe kur dolën nga barka, njerëzit e njohën menjëherë

alb@Mark:6:55 @ dhe, duke përshkuar me vrap mbarë krahinën përreth, filluan të sjellin të sëmurë në vigje, kudo që dëgjonin se gjendej;

alb@Mark:6:56 @ dhe kudo ku ai vinte, në fshatra, në qytete a në lagje, njerëzit i vendosnin të lënguarit në sheshe dhe e lutnin që të paktën të mund të preknin cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:5] [Mark:6] [Mark:7] [Discuss] Tag Mark:6:33-56 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: