Mark:8:22-38




alb@Mark:8:22 @ Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte.

alb@Mark:8:23 @ Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.

alb@Mark:8:24 @ Dhe ai, duke hapur sytë, tha: ``Po shoh njerëz si pemë që ecin``.

alb@Mark:8:25 @ Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.

alb@Mark:8:26 @ Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: ``Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat``.

alb@Mark:8:27 @ Pastaj Jezusi shkoi bashkë me dishepujt e vet ndër fshatrat e Cesaresë së Filipit; dhe gjatë rrugës i pyeti dishepujt e vet duke u thënë atyre: ``Kush thonë njerëzit se jam unë?``.

alb@Mark:8:28 @ Ata u përgjigjën: ``Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët``.

alb@Mark:8:29 @ Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam?``. Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: ``Ti je Krishti``.

alb@Mark:8:30 @ Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.

alb@Mark:8:31 @ Pastaj nisi t`u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet.

alb@Mark:8:32 @ Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë.

alb@Mark:8:33 @ Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: ``Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!``.

alb@Mark:8:34 @ Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: ``Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë,

alb@Mark:8:35 @ sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë.

alb@Mark:8:36 @ Ç`dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?

alb@Mark:8:37 @ Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet?

alb@Mark:8:38 @ Sepse kujtdo që do t`i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t`i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:7] [Mark:8] [Mark:9] [Discuss] Tag Mark:8:22-38 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: